Panorama (Albania)

PROCESVERB­ALI I PROKURORIS­E PER TELEFONATE­N E 20 SHKURTIT 2017

“Hë Gjushi, hë vëlla. Ik pa merak”, zbardhet përgjimi i ri i Dakos me “Niçen” e Shijakut

- TIRANË

Kryetari i Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako ka pasur komunikime të vazhdueshm­e me Altin Avdylaj ( Niçja), një prej personave të arrestuar nga Policia e Shtetit gjatë operacioni­t “Vol- vo 4” .

Pas përgjimeve të publikuara një javë më parë ku kryebashki­aku i Durrësit rezulton të komunikont­e para dhe pas zgjedhjeve parlamenta­re të vitit 2017 me Altin Avdylaj, emisioni “Të paekspozua­rit” në Neës 24 ka publikuar përgjime të reja nga dosja 339/ 2016 ku sërish Dako dhe “Niçja” komunikojn­ë mes tyre. Bëhet fjalë për një përgjim të datës 20 shkurt të vitit 2017, saktësisht biseda është zhvilluar në orën 17: 26. Në përgjim sipas TPZ përfshihet kryetari i Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako, teksa komunikon me Altin Avdylin ( Niçja), dhe i premton se do t’i zgjidhë diçka, prandaj nuk duhet të merakoset. Biseda mes Dakos dhe Avdylit zhvillohet me tone mjaft të përzemërta. Në dy episodet e përgjimeve të publikuara një javë më parë, Dako është përgjuar para dhe pas zgjedhjeve të 25 qershorit 2017. Në një përgjim, dy ditë pas zgjedhjeve të qershorit, pra, më datën 27 qershor 2017, Vangjush Dako tele- fonon Altin Avdylin dhe kërkon të flasë me Astrit Avdylin, i konsiderua­r si kreu i grupit të Shijakut. Ky i fundit nuk ndodhej, por Dako i thotë Altinit, të cilin e thërret me emrin “Niçe” se donte ta falënderon­te Astritin. Duke qenë se biseda kryhet dy ditë pas zgjedhjeve, krijohen dy- shime se bëhej fjalë pikërisht për to. Ndërkohë, në një bisedë tjetër telefonike, e zhvilluar më 24 qershor 2017, një person i telefonon Altin Avdylit dhe i thotë se ka një familje me gjashtë persona dhe përmend emrin e Vangjush Dakos. Edhe në këtë bisedë, krijohet një dyshim se flitet për vota, por megjith- atë nuk ka asnjë gjë zyrtare nga Prokuroria e Krimeve të Rënda. Në fund të bisedës, bashkëbise­duesi i thotë Altin Avdylit: “Thuaj Vangjushit t’i japim ndonjë lek që të votojnë”.

PROCESVERB­ALI Në Tiranë, muaj Maj, viti 2018 data 23, unë....... oficer i Policisë gjyqësore pranë Prokuroris­ë për Krime të Rënda Tiranë, mbaj këtë procesverb­al për transkript­imin e përgjimeve të bisedave telefonike të përgjuara nga numri celular, 0698967765, i vënë në përgjim me vendimin të Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë me nr. 632, 31.07.2017, për interes të procedimit penal nr. 339/ 1 viti 2016.

Data ora Inizio= 20/ 02/ 2017 17: 26: 24

Data ora Fine= 20/ 02/ 2017 17: 26: 45 PËRGJIMI: 0698967765: Hë Gjushi? 0692099300: Hë Niçe 0698967765: Hë vlla 0692099300: Hë se jam duke fol me atë, mos e ki merak, çke ti, o nesër… këto ditë do ta mbaroj unë mos e ki merak? 0698967765: E të lutem 0692099300: Ik pa merak

 ??  ?? Altin Avdylaj ( Niçja)
Altin Avdylaj ( Niçja)
 ??  ?? Vangjush Dako
Vangjush Dako
 ??  ?? Altin Avdylaj ( Niçja)
Altin Avdylaj ( Niçja)
 ??  ?? Kryebashki­aku i Durrësit, Vangjush Dako
Kryebashki­aku i Durrësit, Vangjush Dako

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania