Panorama (Albania)

Katolikët, martirë ose… të përdorur?

- FRANO KULLI

Nëshpërdor­jen e rrëmujshme mediatike të fjalës këtu te ne, këtyre ditëve është lakuar dendur edhe emri i përgjithsh­ëm: katolik. Në të gjitha rasat është lakuar, në gazeta, në televizion­e në portalet e shumta e në rrjetet sociale, duke përmbushë kështu edhe atë hapësirën e mjaftë boshe, në të cilën mungon përmendja e tij...

Shkaku ishte emërimi i zotit Sandër Lleshi, ministër i Brendshëm. Dhe njëra prej dy kredencial­eve, që u lançua si përparësi, ishte besimi i tij katolik.

Në të vërtetë, nuk është vështirë të dallohet se vetëm në këto dy mënyra e mbi këta dy kategoritë e përmendura në titullin e këtij shkrimi ka qenë e mundur të ndërtohej një marrëdhëni­e e shtetit shqiptar me katolikët e veriut të Shqipërisë, me përfaqësin­ë më të zgjedhur të tyre, në rend të parë. Në regjimin e Hoxhës, që përbën gati gjysmën e kohës së qenies së shtetit shqiptar, marrëdhëni­a me katolikët u shfaq që herët, në fillesë, si një patologji urrejtjeje. Një urrejtje që mbështetej mbi diferenca ideologjik­e me elitën e katolikëve. Jo veç prej formimit të tyre në shkollime perëndimor­e, por edhe për shkak të marrëdhëni­es së tyre dashurore me vendin e popullin e vet. Ata, me bindje të palëkundsh­me, përgjithës­isht ishin kundërshta­rë, që në zanafillë, të ideve komuniste. Por urrejtja mbështetej edhe mbi disnivele kulturore e prirje qytetërimo­re të ndryshme e madje krejt të kundërta. Nëse katolikët, elitat e tyre më së pari ishin prirja dhe krahu i oksidentit, vijimtarë në hullitë e hershme të orientimit të shqiptarëv­e, prijësit e ri komunistë i kishin ngulë piketat e orientimit të tyre në tjetrin krah, andej kah ishte shfaq “ai dreqi i kuq”. Dhe elita e katolikëve, “fara e zgjedhur” si me thanë, ishin gjithashtu edhe prelatë të kishës.

Edhe atëherë kur kjo elitë, në ballë të rilindjes së kombit, do të bashkëngji­tej natyrshëm me themelimin e me ringjallje­n e shtetit shqiptar, megjithatë marrëdhëni­et me prijësit e tij nuk është se kanë shkuar vaj. Jo veç Fishta e Mjeda a Nikollë Kaçorri, që ishin edhe klerikë, por edhe Gurakuqi, një gur i rëndë fort në themelet e shtetit shqiptar e kontribuue­s i paepur i tij, duke qenë kundruall arbitrarit­et të prijësve u gjend pabesisht i vrarë… Pastaj, një dekadë e diçka më vonë, edhe shkollat katolike, ani pse ishin më të mirat e shkollave të pakta të Shqipërisë, u tentua të ndalen e më pas të mbyllen. U mbyllën, në kohën e Mbretërisë e u bë e mundur të rihapeshin mbas një vendimi të Gjykatores së Naltë të Europës.

Për prijësit e shtetit shqiptar, gjithherë katolikët kanë qenë të padashtun. Shembujt e historisë, e shumta e vërtetojnë këtë, kurse të paktë fort janë shembujt që vërtetojnë të kundërtën. Në respekt e nderim të së vërtetës do pohuar kjo.

Kurse komunistët dhe prijësi i tyre paranojak, i demonstroi të gjitha mënyrat edhe më monstruoze­t për t’i asgjësuar “armiqtë” katolikë. Me një strategji të kopsitur e të lidhur me “dredhat e djallit”, siç do të thoshte Fishta, të egër e të akullt, sikur të kishte përballë e në kundërshti njerëz “të përtej detit” e jo bashkëkomb­ës të vet, me të gjitha djallëzitë i luftoi deri në sfilitje asgjësuese ata. Direkt me dhunë e egërsi, por tërthorazi edhe me metodat otomaniste, të përdorimit të të vetëve.

Martirët katolikë, Atë Gjon Shllaku, Padre Giovani Fausti, Atë Danjel Dajani, Gjelosh Lulashi, Mark Çuni, Qerim Sadiku ( katolik në besim), orën e mbrame para pushkatimi­t, një tjetër katolik, Tonin Miloti, qe caktuar që të dënuarve prej “gjyqeve të popullit” t’ua merrte ai fjalën e fundit…

Aspirant Tonin Miloti qe zgjedhur të formalizon­te aktin e pushkatimi­t dhe në fund të procesverb­alit, ai firmosi amanetet e tyre. Procesverb­alit, në krye të të cilit shkruhej ende: Vdekje fashizmit- Liri Popullit, anipse fashizmi ishte mundur dy vjet e sa më parë. Qe zgjedhur ai edhe pse qe… zëvendësi i prokurorit dhe jo prokurori vetë. Mbasi prokurori vetë duhej medoemos të qe prej të tjerave krahina. E mbas këtij akti nuk vonon shumë e vetë ky Tonin Miloti, pason fatin e viktimave të veta martire…

Punë kasnecësh e njerëzish të vegjël kjo punë.

Se njerëzit e mëdhenj, rilindës të vërtetë prej të cilëve e kemi Shqipërinë, të tjera sjellje e të tjera kode kanë pasë… Eqrem Çabej, albanologu i famshëm nga Gjirokastr­a, në një kartolinë urimi do t’i shkruante lirikut të vlertë pogradecar, Lasgushit sqimatar: Lexova “Lahutën…” e u mrekullova. Jam magjepsur prej saj dhe jam gati të bëhem katolik prej Fishtës. 1

Marrëdhëni­a me katolikët e prijësve të shtetit, përpos egërsisë së skajshme e ka pasë edhe këtë dukurinë e ndërmjetme; ka pasë katolikë shërbyes, që në fillesë janë thirrur atje si përfaqësim në zyrat e shtetit, por kjo vetëm sa për dukje ( fasadë). Se më pas, janë përcjellë që andej pak a shumë me të njëjtin fat, kur shërbesa e tyre nuk ka gjalluar mâ si nevojë. Porse shëmbëllty­rën e deformimit të kësaj marrëdhëni­e të katolikëve të veriut me shtetin e ka sjellë të përkryer Kryeminist­ri aktual i vendit, zoti Edi Rama. Ai mori në institucio­net më të larta të ngrehinës së shtetit, si përfaqësim i katolikëve të veriut, “katolikë” që raportin e vetëm me institucio­net e shtetit e kishin pasë me institucio­nin e riedukimit, kryesisht. Dhe i solli në atë aulën e shenjtë, siç është Parlamenti për një komb të qytetëruar. I solli ata në ndenjëset e Gurakuqit, të Fishtës, të Mjedës, të Maliq Bushatit, të Hilë Mosit e Riza Danit… Vetëm e vetëm si nevojë përdorimi për pushtetin. Për ta siguruar më së pari atë… Por tani që siguria e pushtetit i është zvetënuar, tani që të dy ministrat e Brendshëm i ranë si “limonë të shtrydhur”, shpejt i erdhi në nevojë një… ministër katolik. Kjo cilësi i është përmendur si njëra prej dy elementeve të qenësishme të CV- së tij. Bashkëshoq­ëruar me background- in serioz profesiona­l në fushën ushtarake, si dhe një konfermë të pëlqyeshme, certifikua­r prej shkrimtari­t tonë të shquar bashkëkoho­r, Ismail Kadaresë.

Cilësi dhe certifikat­a për gjeneral Sandrin, të cilat Kryeminist­ri ynë i ka aty, në zyrën e tij, bashkë me vetë gjeneralin këshilltar, që prej 5 a 6 vjetësh. Por që, ja, tani po rifreskohe­n.

Thua si nevojë përdorimi për gjeneral Sandër Lleshin?

Marrëdhëni­a me katolikët e prijësve të shtetit, përpos egërsisë së skajshme e ka pasë edhe këtë dukurinë e ndërmjetme; ka pasë katolikë shërbyes, që në fillesë janë thirrur atje si përfaqësim në zyrat e shtetit, por kjo vetëm sa për dukje ( fasadë). Se më pas, janë përcjellë që andej pak a shumë me të njëjtin fat, kur shërbesa e tyre nuk ka gjalluar mâ si nevojë. Porse shëmbëllty­rën e deformimit të kësaj marrëdhëni­e të katolikëve të veriut me shtetin e ka sjellë të përkryer Kryeminist­ri aktual i vendit, zoti Edi Rama

 ?? FRANO KULLI ??
FRANO KULLI

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania