Panorama (Albania)

Vrasja në Bllok, në kërkim miku i të dashurit të Elvana Gjatës

Ajaks Boshnjaku ishte i pranishëm në lokalin ku ndodhi ngjarja

- TIRANE

Një biznesmen 45vjeçar nga Tropoja është shpallur në kërkim së fundmi për vrasjen e ndodhur më 4 tetor në zonën e ish- Bllokut.

Dy prokurorët e çështjes, Kreshnik Ajazi dhe Artan Lulo, kanë firmosur urdhërndal­imin për biznesmeni­n Ajaks Boshnjaku, i cili dyshohet se ka qenë i pranishëm në lokalin e Redi Popeskut, në momentin kur ndodhi ngjarja. Boshnjaku mësohet se është miku i Ervin Matës, të dashurit të këngëtares Elvana Gjata, të dy të shpallur në kërkim policor. Nga kamerat e sigurisë, që janë analizuar nga grupi hetimor, është arritur identifiki­mi i tij dhe Prokuroria ka kërkuar ndalimin. Burimet thanë se në lidhje me këtë ngjarje pritet shpallja në kërkim edhe e dy personave të tjerë, që po ashtu janë identifiku­ar përmes kamerave të sigurisë. Të njëjtat burime thanë se bëhet fjalë për shtetasin me iniciale D. M., mik i Ervis Martinajt, si dhe një biznesmen me inicialet E. D., që sipas të dhënave ka pasur një debat të ashpër para ngjarjes me Ervin Matën. Megjithatë, për këta të dy persona ende nuk ka urdhër ndalimi, pasi grupi hetimor ndodhet në fazën e verifikime­ve. Për të njëjtën ngjarje, përveç Matës dhe këngëtares Elvana Gjata vijojnë të jenë në kërkim edhe komando Mevjol Bilo, i dyshuar si autor i vrasjes, si dhe një tjetër mik i tyre, Fabio Allushi. Ndërsa janë arrestuar dy të plagosurit, Ervis Martinaj e Eljon Hato, si dhe Geldo Hoti, mik i Ervin Matës. Me masën "arrest shtëpie" ndodhet edhe pronari i lokalit, Redi Popesku.

BIZNESMENI Burime nga Prokuroria thanë se nga hetimet e deritanish­me ka rezultuar se biznesmeni 45- vjeçar, Ajaks Boshnjaku, ka qenë i pranishëm në lokal në momentin kur komando Mevjol Bilo iu kundërpërg­jigj sulmit me armë. Gjatë të shtënave mbeti i vrarë Fabian Gaxha dhe u plagosën Ervis Martinaj e Eljon Hato, të cilët pas ngjarjes janë arrestuar. Burimet thanë se deri tani Policia nuk ka rënë në gjurmët e Boshnjakut. Nga të dhënat hetimore rezulton që Ajaks Boshnjaku nuk është person me precedentë të mëparshëm penalë apo i përfshirë në ndonjë tjetër ngjarje. Ndërsa ende nuk dihet nëse ka pasur apo jo armë natën e ngjarjes. Nga një verifikim në Qendrën Kombëtare të Bizneseve, ai rezulton ortak në dy biznese me qendër në Tiranë. Biznesi i parë, i themeluar në vitin 2014, ka si objekt: Kërkim- zbulim, pro- dhim, shfrytëzim, përpunim, import- eksport dhe tregtim të mineraleve të kromit, hekurnikel­it, si dhe mineraleve të tjera; Përdorim dhe tregtim të lëndëve plasëse, si dinamit, kapsolla, fitil etj.; Përpunim, tregtim dhe transport nafte, gazi dhe nënprodukt­eve të tyre; Bar- restorante, tregtim pijesh alkoolike, hoteleri etj.; Import- eksport dhe tregtim të artikujve të ndryshëm industrial­ë, bujqësorë dhe ushqimorë; Kryerje punimesh në fushën e ndërtimit; Transport pasagjerës­h brenda dhe jashtë vendit. Biznesi i dytë ku ai është ortak është themeluar në vitin 2006 dhe ka si objekt: Import- eksport, tregtim me shumicë e pakicë të mall- rave industrial­e, ushqimore, bujqësore, blegtorale, artikuj mobilimi, kancelarie, pajisje zyrash; Tregtim automjetes­h, pjesë këmbimi, aktivitet në fushën e turizmit, hapje agjencish turistike, tregtim biletash, transporti­t ajror, detar, hekurudhor; Prodhim materiales­h ndërtimi; Hotel, bar- kafe, restorant, bilardo.

 ??  ?? Vendi ku ndodhi ngjarja
Vendi ku ndodhi ngjarja
 ??  ?? Ajaks Boshnjaku
Ajaks Boshnjaku
 ??  ?? Ervin Mata
Ervin Mata
 ??  ?? Elvana Gjata
Elvana Gjata

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania