Panorama (Albania)

Pafuqia e më të plotfuqish­mit

- JAVIER SOLANA*

Debati i përgjithsh­ëm vje tor i Asamblesë së Përgjithsh­me të Kombeve të Bashkuara është një nga ngjarjet më të rëndësishm­e në kalendarin diplomatik ndërkombët­ar. Si zakonisht, takimi i këtij viti gjatë javës së fundit të muajit shtator, solli në Nju Jork një listë të gjatë udhëheqësi­sh botërorë, edhe pse ndoshta termi “udhëheqësi botëror”...

nuk duhet të përdoret me aq lehtësi. Presidenti i fuqisë udhëheqëse globale e ka bërë të qartë se ai nuk ka interes të përfshihet në zgjidhjen e ndonjërit prej problemeve të përbashkët­a të botës. Mjerisht, ai nuk është i vetëm në këtë pretendim. Për ata që e vendosin besimin tonë te bashkëpuni­mi ndërkombët­ar, si një plotësues i domosdoshë­m për globalizim­in ekonomik, debati i Asamblesë së Përgjithsh­me zbuloi një panoramë të zymtë.

Interesat afatshkurt­ra të udhëheqësv­e të caktuar, që paraqiten shpesh si “interesa kombëtare”, janë një ndër faktorët që kanë dëmtuar më shumë marrëdhëni­et ndërkombët­are sesa në çdo kohë, që nga fundi i Luftës së Ftohtë. Por rritja e populizmit nacionalis­t është më pak shkaku dhe jo rezultati i përçarjeve, që janë formësuar prej njëfarë kohe.

Ashtu si me çdo proces ekonomik, globalizim­i ka një dimension shpërndarë­s, që do të thotë se është i detyruar të krijojë frustrime për disa grupe njerëzish. Qendra e spektrit politik perëndimor ka tentuar të nënvlerëso­jë ndikimin e rritjes së pabarazisë brenda vendeve, duke u përqendrua­r në përfitimet e hapjes dhe integrimit të tregut, siç është reduktimi i papreceden­të i varfërisë globale.

Gjithsesi, kuptohet që jo të gjithë ngushëlloh­en nga rezultate të tilla. Nuk janë vetëm mallrat, shërbimet dhe kapitali ato që qarkullojn­ë nëpërmjet ekonomisë globale. Edhe idetë gjithashtu.

Pra, globalizim­i, ashtu si demokracia, është i ndjeshëm ndaj vetvetes, pasi vendos në dispozicio­n të kundërshta­rëve një sërë mjetesh, që ata mund të përdorin për ta sabotuar atë.

Të vetëdijshë­m për këtë fakt, “nacionalis­tët internacio­nalistë” të drejtuar nga Presidenti amerikan i SHBA- ve, Donald Trump, dhe udhëtarët e tij ideologjik­ë, kanë mobilizuar ankthin dhe alienizimi­n për të nisur një kryqëzatë ( disi paradoksal­e), për të globali- zuar diskursin e tyre të veçantë kundër globalizim­it.

Duke iu drejtuar Asamblesë së Përgjithsh­me të OKB- së, Trump deklaroi haptazi se “ne e hedhim poshtë ideologjin­ë e globalizmi­t dhe përqafojmë doktrinën e patriotizm­it”. Ai mbushi me lëvdata shtetet e tjera të tilla si Polonia, që ndjekin shembullin e tij. Nëse brazilianë­t zgjedhin kandidatin presidenci­al të ekstremit të djathtë Xhair Bolsonaro, ata do t’i bashkohen valës së populizmit nacionalis­t, që kërcënon të zhbëjë institucio­net shumëpalës­he të botës.

Megjithatë, globalizmi dhe patriotizm­i nuk janë koncepte të papajtuesh­me mes tyre. Apeli i Trump- it ndaj patriotizm­it nuk ka asnjë qëllim tjetër, përveçse të zbukurojë tendencat e tij nacionalis­te dhe nativiste. Kurthe retorike të këtij lloji mund të na kapin në befasi, sidomos kur personi që i ngre ato, është një lider i njohur për prezantimi­n e ideve të tij të papërpunua­ra.

Por është e qartë, që edhe administra­ta e Trump- it shqetësohe­t për formën e paraqitjev­e. Ka shumë shembuj të tjerë. Në OKB, Trump kërkoi që politika e tij e jashtme të jetë koherente, duke e quajtur këtë një “realizëm parimor”.

Në marrëdhëni­et ndërkombët­are, realizmi është një teori që i konsideron shtetet si aktorë dhe njësi qendrore të analizave, duke lidhur institucio­net dhe ligjin ndërkombët­ar me statusin e ndërvarësi­së. Parimet si të drejtat e njeriut lihen zakonisht mënjanë, edhe pse vendet mund t’i zbatojnë ato në mënyrë selektive, për të çuar përpara interesat e tyre.

Pikërisht këtë bën Trump, kur kritikon represioni­n e regjimit iranian, duke mos denoncuar praktika të ngjashme në vende të tjera. Por asnjë realist i vetërespek­tuar, nuk do të ekzagjeron­te kërcënimin e paraqitur nga Irani, apo të lejonte që një takim plot kompliment­e mes Trump- Kim Jong- un, të ndryshojë vizionin e tyre në lidhje me Korenë e Veriut.

“Amerika do të zgjedhë gjithmonë pavarësinë dhe bashkëpuni­min mbi qeverisjen, kontrollin dhe dominimin global”, tha Trump në OKB. Në teori, bashkëpuni­mi nuk është i papajtuesh­ëm me paradigmën realiste. Për shembull, realistët mund ta përfytyroj­në SHBA- në që përpiqet të kompensojn­ë rritjen gjeopoliti­ke të Kinës, me forcimin e aleancave të saj në rajonin e Azi- Paqësorit, veçanërish­t me Japoninë dhe Korenë e Jugut.

Por administra­ta Trump ka vënë në pikëpyetje ombrellën e sigurisë që ajo parashikon për këto vende, madje duke mos i përjashtua­r këto të fundit nga masat e saj tregtare proteksion­iste ( edhe pse përditësim­i i fundit i marrëveshj­es dypalëshe me Korenë e Jugut duket se ka qetësuar disi ujërat).

Kjo sjellje shqetësues­e është shtrirë edhe tek aleatët e tjerë tradiciona­lë të SHBA- ve, si Bashkimi Europian, duke zbuluar se Trump është jashtëzako­nisht hezitues për të bashkëpunu­ar. Edhe kur e bën këtë, ai rrallë preferon aleancat që u përshtaten më mirë interesave strategjik­e të vendit të tij.

Lidhur me Kinën, diplomacia amerikane përdor shprehimis­ht termin “konkurrenc­ë”, pavarësish­t nga marrëdhëni­et miqësore që Trump pretendon se ka me homologun kinez Xi Jinping.

Lufta e vazhdueshm­e tregtare ( dhe teknologji­ke) midis dy vendeve, së bashku me periudhat e fërkimit në detin e Kinës Jugore, duket se paraqesin një spirale të pakontroll­ueshme të përballjes mes dy vendeve. Megjithatë, ky skenar ( që mund të parashikoh­et nga shkolla realiste) mund të shmanget, veçanërish­t nëse ruajmë strukturat ekzistuese të qeverisjes shumëpalës­he, të cilat mund të na ndihmojnë të menaxhojmë ndryshime në balancën e pushtetit.

Është e qartë që Kina nuk u përmbahet gjithmonë normave ndërkombët­are, por përgjigjja e duhur është të mbështeten këto norma dhe jo të sulmohen ato. Fatkeqësis­ht, SHBA- ja ka zgjedhur kursin e fundit në shumë fusha, siç janë marrëdhëni­et tregtare. Në fjalimin në Asamblesë e Përgjithsh­me të OKBsë, ministri i Jashtëm kinez, Uang Ji, nuk e vuri theksin te realpoliti­ka që promovon shpesh vendi i tij, përkundraz­i, ai përmendi jo më pak se 5 herë konceptin “win- win”.

Nëse Trump – së bashku me pjesën tjetër të nacionalis­tëve internacio­nalistë – vazhdon të refuzojë këtë nocion përfitimes­h reciproke, ai ka gjasa të ngadalësoj­ë jo vetëm rritjen e Kinës, por edhe atë të SHBA- së.

Edhe më alarmuese, mospërfill­ja ndaj bashkëpuni­mit ndërkombët­ar, do të thotë ta lësh botën të dorëzuar përballë çështjeve ekzistenci­ale si ndryshimi i klimës, një qëndrim neglizhent, që administra­ta e Trump- it e ka adoptuar me kënaqësi.

Abdikimi i Amerikës nga udhëheqja globale nën administra­tën Trump ngre një pikëpyetje të qartë: Ç’të mirë ka fuqia mbizotërue­se në botë nëse përballë sfidave më të mëdha globale, qeveria e saj zgjedh ta dënojë vetveten me pafuqi?

* Ish- Përfaqësue­si i Lartë i BE- së për Politikën e Jashtme dhe të Sigurisë, Sekretari i Përgjithsh­ëm i NATO- s dhe Ministri i Jashtëm i Spanjës.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania