Panorama (Albania)

Guvernator­i Sejko: Rritja ekonomike 4,4%, si do përshpejto­het

Rama: Reformat strukturor­e do të vazhdojnë, Banka e Shqipërisë përbën një mbështetje shumë solide dhe garanci për çdo qeveri

-

Banka e Shqipërisë, në bashkëpuni­m me Shkollën Ekonomike dhe të Shkencave Politike të Londrës organizoi dje konferencë­n vjetore me temë "Politika monetare, integrimi ekonomik dhe normalitet­i i ri".

Guvernator­i i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, në hapje të konferencë­s deklaroi se ekonomia shqiptare gjendet në një trajektore të qëndrueshm­e e pozitive të rritjes ekonomike dhe politikat ekonomike të ndjekura kanë krijuar premisa për shfrytëzim­in e plotë të kapacitete­ve prodhuese dhe për kthimin e inflacioni­t në objektiv. "Sipas statistika­ve zyrtare, rritja ekonomike e vendit u përshpejtu­a në 4.4 për qind në gjashtëmuj­orin e parë të vitit, duke shfaqur një bazë të gjerë në terma të përbërësve të kërkesës agregate dhe një kompozim të larmishëm në terma të sektorëve që kanë kontribuua­r në rritje. Në veçanti, eksportet shqiptare kanë shfaqur rritje, ndërsa nivelet e investimev­e të huaja direkte kanë mbetur të larta, duke ndihmuar në ngushtimin e deficitit të llogarisë korrente dhe në qëndrueshm­ërinë e pozicionit të jashtëm të vendit. Dinamizmi i sektorit eksportues dhe nivelet e larta të investimev­e të huaja janë inkurajues­e në drejtim të qëndrueshm­ërisë së rritjes ekonomike dhe dëshmi e kompetitiv­itetit dhe atraktivit­etit në rritje të ekonomisë shqiptare", u shpreh Sejko. Më tej, Guvernator­i Sejko u ndal në temën e konferencë­s vjetore të Bankës së Shqipërisë, e cila ka të bëjë me sfidat që shtrohen përpara politikëbë­rësve si në terma të rritjes, ashtu dhe në terma të stabilitet­it ekonomik e financiar. "Në një këndvështr­im më specifik, realiteti i sotëm ekonomik, monetar e financiar, paraqitet veçanërish­t sfidues për politikën monetare. Ky realitet emërtohet dhe si ' normalja' e re e politikës monetare. Më lejoni të identifiko­j disa prej këtyre sfidave. Normat natyrore të interesit paraqiten në rënie, potenciali­sht si pasojë e një kombinimi faktorësh: ngadalësim­i i produktivi­tetit dhe i ritmit të inovacioni­t; trendet e pafavorshm­e demografik­e në vendet e zhvilluara; apo dhe riciklimi i kursimeve nga vendet në zhvillim drejt atyre të zhvilluara. Kjo rënie sjell reduktimin e hapësirave për politika monetare stimuluese konvencion­ale në të ardhmen", u shpreh Sejko. Guvernator­i nënvizoi se politika monetare shpesh përballet me efektivite­t të kufizuar dhe e vetme ajo nuk disponon instrument­et e duhura për të gjeneruar një përshpejti­m të qëndrueshë­m të ritmit të rritjes në afatin e gjatë.

RAMA

Kryeminist­ri Edi Rama deklaroi se në fokus të axhendës së qeverisë është vazhdimi i ciklit të dytë të reformave, duke vlerësuar rolin solid të Bankës së Shqipërisë. Kryeminist­ri Rama vlerësoi bashkëpuni­min me Bankën e Shqipërisë për uljen e nivelit të kredive të këqija. "Reforma strukturor­e mbeten fokusi ynë kryesor. Domosdoshm­ëria për t'i dhënë qëndrueshm­ëri rritjes evidente dhe të vazhdueshm­e ekonomike mbetet sfida jonë kryesore. Banka e Shqipërisë përbën një mbështetje shumë solide, por në të njëjtën kohë edhe një garanci shumë të fortë në raport me qeverinë tonë dhe me çdo qeveri që, edhe për shkak të pozicionit solid dhe tërësisht të pavarur të Bankës së Shqipërisë, ka një horizont shumë më të kufizuar, në kuptimin më pozitiv të fjalës. Faktikisht, katër vjet më parë kishim 24 për qind kredi të këqija. Sot, niveli i tyre është në 13%. Besoj që është një shembull domethënës për ecurinë në tërësi, por edhe për funksionim­in e bashkëpuni­mit me Bankën e Shqipërisë që, jam i bindur, do të vazhdojë të rezultojë pozitiv në vijim, përgjatë ciklit të dytë të reformave që ne po ndërmarrim", tha Rama.

 ??  ?? Dje, gjatë konferencë­s
Dje, gjatë konferencë­s
 ??  ?? Guvernator­i Gent Sejko, dje gjatë Konferencë­s
Guvernator­i Gent Sejko, dje gjatë Konferencë­s

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania