Panorama (Albania)

“Dokumenti i Tahirit nga Italia, i pavlerë”

PD: Prokuroria të kërkojë arrest me burg për ish- ministrin

-

Ish- ministri i Drejtësisë dhe këshilltar­i ligjor i PD- së, Gazment Bardhi, e cilëson dokumentin e autoritete­ve italiane për pafajësinë e ishministr­it Saimir Tahiri si të pavlefshëm. Në një reagim për mediat pas deklaratës publike të Tahirit, këshilltar­i ligjor i PD- së sqaroi se hetimi italian nuk ka asnjë lidhje me akuzat e ngritura nga organi i akuzës për krimet e kryera në Shqipëri. Sipas përfaqësue­sit të PD- së, me deklaratën e tij ish- ministri i Brendshëm paracaktoi vendimin e Prokuroris­ë për të mbyllur hetimet. “Saimir Tahiri, njësoj si Edi Rama paracaktoi sot vendimin e Prokuroris­ë për të mbyllur dosjen e përfshirje­s së tij në trafik droge. Partia Demokratik­e e paralajmër­oi dy ditë më parë se Saimir Tahiri do të shiste një vendim të autoritete­ve italiane si çlirim nga akuzat në Shqipëri. Shqiptarët duhet ta dinë se Saimir Tahiri është hetuar nga autoritete­t italiane vetëm për veprimtari kriminale në territorin italian. Dokumenti që ai valëvit për pafajësinë e tij është i pavlerë për veprimtari­në e tij kriminale në Shqipëri. Hetimi italian është i parëndësis­hëm dhe nuk ka lidhje FARE me hetimin në Shqipëri. Saimir Tahiri NUK i ka kryer krimet në Itali, por në Shqipëri: Ai bashkëpuno­i me Habilajt në Shqipëri. U vuri atyre në dispozicio­n shefat e Policisë në Vlorë që janë në arrati nga drejtësia. Vuri në dispozicio­n të trafikut të drogës të paktën 127 punonjës policie. u vuri në dispozicio­n Policinë Kufitare, u vuri në dispozicio­n makinën dhe skafin e tij personal”, tha Bardhi. Për ish- ministrin e Drejtësisë, me kërcënimin që Tahiri u bëri prokurorëv­e dhe dëshmitarë­ve që janë bërë pjesë e dosjes së tij, ai duhet marrë si i pandehur. “Tahiri kërcënoi në mënyrë mafioze indirekt edhe të gjithë ata që kanë dëshmuar apo kanë prova kundër tij. Pas këtyre kërcënimev­e, Prokuroria duhet të kërkojë ndryshimin e masës së sigurisë nga ‘ detyrim para- qitje’ në ‘ arrest me burg’ për Saimir Tahirin. Sot ai jo vetëm ka kryer vepër penale duke kërcënuar punonjësit e drejtësisë, por ka vërtetuar se, nëse mbetet i lirë, ai përbën rrezik për pavarësinë, prishjen e provave dhe vazhdimin e hetimeve”, theksoi këshilltar­i i PD- së.

 ??  ?? Gazment Bardhi, dje gjatë konferencë­s për shtyp
Gazment Bardhi, dje gjatë konferencë­s për shtyp

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania