Panorama (Albania)

Meta, edhe 24 orë afat për Lleshin, ngërçi për dekretin

Kërkesë në Ministrinë e Mbrojtjes për detyrat ushtarake

-

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka vendosur të përdorë të gjithë afatin ligjor që i ka dhënë Kushtetuta për t’u shprehur me dekret për Sandër Lleshin, propozimin e Kryeminist­rit Rama për ministër të Brendshëm.

Pavarësish­t se nga e shtuna e 27 tetorit ka në tryezën e tij këtë propozim, udhëtimet zyrtare jashtë vendit, por edhe konsultat e detyrueshm­e me institucio­net kushtetues­e për t’u informuar në lidhje me këtë kandidatur­ë, kanë marrë kohën e plotë kushtetues­e për dekretin. Duke marrë parasysh ditën në të cilën kreu i qeverisë propozoi Sandër Lleshin për ministër të Brendshëm, rezulton se Presidenti i Republikës ka afat deri paraditen e kësaj të shtune për t’u shprehur me dekret. Aktualisht, kreu i shtetit është shprehur me dekret vetëm për shkarkimin nga detyra të Fatmir Xhafajt si ministër i Brendshëm, por jo për emërimin e gjeneralit Sandër Lleshi. Deri në mbrëmjen e kësaj të enjte, Presidenti Meta ka qenë në vizitë zyrtare në Firence të Italisë, ku edhe është takuar me kardinalin Ernest Simon Troshani.

NGËRÇI Burime për “Panorama” bëjnë me dije se më tepër se pritja në respekt të afatit të sanksionua­r me ligj, flitet për një ‘ ngërç’ lidhur me të zgjedhurin e ri, Sandër Lleshi. Bëhet fjalë për faktin nëse ai mban ndërkohë ndonjë pozicion tjetër në Forcat e Armatosura apo jo. Për këtë, Presidenca i është drejtuar me kërkesë zyrtare Ministrisë së Mbrojtjes, në të cilën i kërkon informacio­n nëse Lleshi mban ende ndonjë detyrështe­tërore apo jo. Kërkesa e Presidencë­s bëhet në mbështetje tëKushtetu­tës së Shqipërisë, saktësisht në nenin 103 të saj ku theksohet: ” Ministri nuk mund të ushtrojë asnjë veprimtari tjetër shtetërore dhe as të jetë drejtues ose anëtar i organeve të shoqërisë civile. Ministri nuk mund të ushtrojë asnjë veprimtari tjetër përveç detyrës së tij si min- istër”. Burime nga Presidenca sqarojnë se sot kreu i Shtetit do të shprehet publikisht lidhur me çështjen e dekretit të ministrit të Brendshëm.

PRECEDENTI Për ironi, precedenti i fundit me vonesat e dekretimit të një ministri ishte ai për emërimin e ish- ministrit Fatmir Xhafaj në krye të Ministrisë së Brendshme. Ish- Presidenti Bujar Nishani mori të gjithë afatin që i kishte vendosur në dispozicio­n Kushtetuta për t’u shprehur me dekret për emërimin e tij. Nishani foli publikisht në media para se të firmoste dekretin, duke theksuar se pavarësish­t se do të donte ta rrëzonte emrin e Fatmir Xhafajt, Kushtetuta nuk ia lejonte atë veprim.

 ??  ?? KRYEMINIST­RI RAMA DHE PRESIDENTI META
KRYEMINIST­RI RAMA DHE PRESIDENTI META
 ??  ?? Ministri i propozuar, Sandër Lleshi
Ministri i propozuar, Sandër Lleshi

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania