Panorama (Albania)

Beteja ligjore e Lleshit për të qenë gjeneral

Si e fitoi betejën gjyqësore dhe dëmshpërbl­imi me paga

-

Ministri i Brendshëm i propozuar nga Kryeminist­ri, i cili është ende në pritje të dekretimit nga Presidenti Meta, Sandër Lleshi, në vitin 2013 është përballur me një kalvar gjyqësor. Lleshi, në maj të vitit 2013 është nxjerrë në lirim me dekret nga Presidenti i kohës, Bujar Nishani. Ky propozim është bërë nga ish- ministri i Mbrojtjes, Arben Imami, me urdhër nr. 1093 dt. 27.05.2013. Vendimi i Presidenti­t është marrë më datë 21 maj të vitit 2013 dhe në të argumentoh­et se Sandër Lleshi lirohet nga detyra e zëvendëssh­efit të Shtabit të Përgjithsh­ëm të Forcave të Armatosura. Po ashtu, ai është nxjerrë në lirim dhe nga funksioni i gjeneralit të Brigadës. "21 maj 2013 Presidenti Nishani dekreton lirimin nga detyra të zëvendëssh­efit të Shtabit të Përgjithsh­ëm të Forcave të Armatosura dhe daljen në lirim, Gjeneral Brigade Sandër Ndue Lleshi. Dekretoj: Neni 1 Gjeneral Brigade Sandër Ndue Lleshi, lirohet nga detyra e zëvendëssh­ef i Shtabit të Përgjithsh­ëm të Forcave të Armatosura dhe del në lirim", thuhet në dekretin nr. 8189, i firmosur nga ish- Presidenti Bujar Nishani. Por pas këtij vendimi, Sandër Lleshi ka ankimuar dekretin dhe urdhrin e Ministrit të Mbrojtjes, Arben Imami, në Gjykatën e Tiranës. Gjykata e Rrethit të Tiranës ka vendosur 8 muaj më vonë të pranojë ankesën e Sandër Lleshit, si dhe ka vendosur të shfuqizojë dekretin e Presidenti­t Nishani dhe urdhrin e ministrit Imami. Në vendim thuhet se Sandër Lleshi duhet të paguhej nga Ministria e Mbrojtjes për 8 muajt që u nxor në lirim, si dhe ky shpërblim financiar do t'i jepej deri sa ai të sistemohet në një pozicion si ai që mbante. Por Sandër Lleshi nuk u kthye më në detyrën që mbante, për rrjedhojë ai është paguar edhe për këtë funksion që nuk e ka ushtruar. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë me vendimin nr. 12606 datë 17.12.2013, vendosi: Pranimin e kërkesëpad­isë. Anulimin e dekretit nr. 8189 dt. 21. 05. 2013 të Presidenti­t të Republikës së Shqipërisë. Anulimin e urdhrit nr. 1093 dt. 27.05.2013 të ministrit të Mbrojtjes së Republikës së Shqipërisë. Detyrimin e palës së paditur, Ministria e Mbrojtjes, t'i paguajë paditësit Sandër Lleshi pagën nga data 27. 05. 2013 deri në ditën e sistemimit të paditësit në një detyrë në përputhje me gradën që mban. Shpenzimet gjyqësore në ngarkim të palës së paditur Ministria e Mbrojtjes"", thuhet në vendimin e Gjykatës.

 ??  ?? Ish- Presidenti, Bujar Nishani
Ish- Presidenti, Bujar Nishani
 ??  ?? Faksimile e lirimit nga detyra e Sandër Lleshit
Faksimile e lirimit nga detyra e Sandër Lleshit

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania