Panorama (Albania)

Ish- ministri Pangallos: Të vritet nga Policia ai që mban armë

Pangallos: Deklarata e Ramës e gabuar, e bën për votat në Jug

- ARISTIR LUMEZI

Ish- ministri i Jashtëm i Greqisë, Theodoros Pangallos, i PASOK- ut, dënon veprimet e Konstantin­os Kaçifas duke qëlluar në drejtim të Policisë në Bularat.

Pangallos, i cili njihet si politikan antikonfor­mist në Greqi, është shprehur se kush ngre armë kundër Policisë, duhet të qëllohet. I pyetur nga televizion­i grek “Skai”, Pangallos hedh dyshime për një provokim për incidente të Kaçifas në Bularat, kur pyet se përse duhet të shkonte dikush nga Greqia të vendoste atje flamuj grekë, kur në të gjitha festat kombëtare të Greqisë, fshatrat e Dropullit mbushen deri në tepri me flamuj. “Nuk i është dhënë përgjigje një pyetjeje: Thonë se Kaçifas shkoi të vendoste flamurin grek në Bularat. Po unë kam parë në internet fotografi të Derviçanit dhe të Bularatit, dy fshatrat kryesore të Dropullit, ku jeton minoriteti solid grek. Janë fotografi të bëra në festat tona kombëtare, më 25 mars apo më 28 tetor dhe janë plot me flamuj grekë rrugët e tyre; janë stolisur me flamuj deri në shëmtim. Përse duhej që dikush të vendoste një flamur? Përse duhej që ai dikushi të vinte nga Greqia, kur aty ka kaq njerëz të guximshëm, të rinj, pse duhet guxim nga minoriteti që të ngrejë flamurin grek?!”, pyet Pangallos gazetarët në studio, të cilët duke parë qëndrimin që kishte ish- ministri grek, tentuan të mbyllin lidhjen me të. Por insistimi i Pangallos bëri që ai të lejohej të shprehte mendimin e tij kundër rrymës së përgjithsh­me nacionalis­te në Greqi. “Mua m’u desh t’ju prisja 30 minuta deri sa të lidhesha në intervistë... Dhe e dyta: kishte armë apo nuk kishte? Kishte. Unë jam i mendimit që kush civil mban armë, të qëllohet menjëherë nga Policia. Siç ndodh në vendet e civilizuar­a, si në Skandinavi, në SHBA”, tha Pangallos, duke detyruar gazetarët që të ndërprisni­n menjëherë lidhjen me të. I pyetur për deklaratën e Kryeminist­rit Rama, se Kaçifas ishte një “ekstremist i fandaksur”, Pangallos e cilësoi të gabuar, të bërë për arsye elektorale. “Rama bëri deklaratën e gabuar, në kohën e gabuar. Rama është një politikan që do të mbledhë vota në Jug të Shqipërisë. Në Jug të Shqipërisë nuk jetojnë vetëm grekë, jetojnë edhe shqiptarë”, u shpreh Pangallos. Në fillim të bisedës, ish- ministri i Jashtëm i Greqisë, i pyetur nëse Shqipëria përbën një kërcënim për Greqinë, Pangallos u shpreh se Greqia duhet të forcojë aleancën e saj me Shqipërinë si dhe me vendet e tjera ballkanike. “Në radhë të parë, ne nuk jemi lojtar i fortë. Me ekonominë të shkatërrua­r, nuk jemi lojtar i fortë. Lojtarët e fuqishëm kanë edhe ekonomi të shëndetshm­e. Këto janë pikëpamje të nacionalis­tëve, të cilat shesin, ngase nacionalis­tët bërtasin më fort nga të tjerët. Por në gjykimin tim është që Greqia asnjëherë nuk fitoi në përballjet me Turqinë, atëherë kur nuk kishte aleancë me Veriun. Rumania, Bullgaria, Serbia, Makedonski siç duan të quhen, Shqipëria, duhet të jenë aleatët tanë. Dhe ne duhet t’i mbyllim gjithë frontet e hapura që kemi në kufijtë tanë veriorë. Dhe ky është prioriteti numër një”, u shpreh ish- ministri i Jashtëm grek i qeverisë së PASOK- ut.

 ??  ?? Ish- ministri i Jashtëm i Greqisë, Theodoros Pangallos, dje gjatë deklaratës në mediat greke
Ish- ministri i Jashtëm i Greqisë, Theodoros Pangallos, dje gjatë deklaratës në mediat greke

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania