Panorama (Albania)

Ligji i ri për statusin e dëshmorit, mbeten në fuqi vendimet e komunizmit

"Të gjitha dekretet/ vendimet e organeve shtetërore për shpalljen dëshmor nuk janë objekt rishikimi"

- ERVIN KOÇI

Qeveria ka paraqitur në Kuvend projektlig­jin e ri "Për statusin e dëshmorit të atdheut".

Sipas këtij projektlig­ji, parashikoh­et zgjerimi i institucio­neve shtetërore që japin statusin e dëshmorit, por edhe shtimin e dokumentac­ionit për personat që kërkojnë të marrin këtë status.

PROJEKTLIG­JI Në nenin 6 të projektlig­jit përcaktohe­n rastet e përjashtim­it nga statusi i dëshmorit. Sipas këtij neni, thuhet se: "Statusin ' Dëshmor i Atdheut' nuk e përfitojnë personat, të cilët janë dënuar me vendime gjykate të formës së prerë për krime kundër njerëzimit, bashkëpuni­m me pushtuesit e vendit, veprimtari terroriste dhe agjenturor­e kundër interesave të Shqipërisë, vrasje me dashje, pas datës 9 maj 1945". Neni 7 i këtij projektlig­ji është ai që pritet të ndezë debatin politik në vend dhe jo vetëm. Sipas këtij neni theksohet se: "Të gjitha dekretet/ vendimet e organeve shtetërore për shpalljen "Dëshmor", të marra para hyrjes në fuqi të këtij ligji, nuk janë objekt rishikimi nga ky ligj". Kësisoj, të gjithë personave që kanë marrë këtë status përpara hyrjes në fuqi të këtij ligji, nuk u hiqet statusi. Te këto vendime futen edhe personat që kanë qenë në pozicione drejtuese përgjatë diktaturës komuniste në Shqipëri, pasi çdo vendim për dhënie statusi dëshmori gjatë kësaj periudhe nuk do të shfuqizohe­t. Krahas kësaj, do e përfitojnë edhe figura të diktaturës që kanë qenë pjesë e Luftës Antifashis­te Nacionalçl­irimtare, ku pas kësaj kanë mbajtur pozicione të larta në shtetin diktatoria­l shqiptar.

DEBATI Projektlig­ji pritet që të ngrejë debatin politik në vend edhe te lista e përfituesv­e të këtij statusi, kryesisht për personat që kanë marrë pjesë në Luftën Antifashis­te Nacionalçl­irimtare. Sipas projektlig­jit, thuhet se këtë status e përfitojnë: Shtetasit shqiptarë, të cilët kanë marrë pjesë me armë në dorë ose në formë të organizuar në Luftën Antifashis­te Nacionalçl­irimtare dhe kanë rënë duke luftuar kundër pushtuesve nazifashis­të e bashkëpunë­torëve të tyre, nga data 7 prill 1939 deri më 9 maj 1945; Shtetasit shqiptarë të pushkatuar për pjesëmarrj­en në formacione­t luftarake të Luftës Antifashis­te Nacionalçl­irimtare apo për mbështetje të pjesëmarrë­sve të Frontit Antifashis­t Nacionalçl­irimtar, si dhe të pushkatuar për hakmarrje nga pushtuesit nazifashis­të apo bashkëpunë­torët e tyre nga data 7 prill 1939 deri më 9 maj 1945; Shtetasit shqiptarë, pjesëtarë të formacione­ve ushtarake të Ushtrisë Nacionalçl­irimtare, të cilët kanë rënë në luftën kundër pushtuesve nazifashis­të jashtë kufijve shtetërorë deri më 9 maj 1945; Shtetasit e huaj, pjesëtarë të formacione­ve të Ushtrisë Nacionalçl­irimtare, që kanë rënë duke luftuar kundër pushtuesve nazifashis­të; Shtetasit e huaj, pjesëtarë të formacione­ve të ushtrive aleate në Luftën e Dytë Botërore, në ndihmë të Ushtrisë Nacionalçl­irimtare shqiptare, të cilët kanë humbur jetën brenda territorit të Shqipërisë". Ky projektlig­j pritet të futet në procedurat parlamenta­re pas një muaji.

 ??  ?? Varrezat e Dëshmorëve
Varrezat e Dëshmorëve

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania