Panorama (Albania)

Ahmetaj: Bankat të rrisin kreditimin për biznesin

-

Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj, deklaroi se reformat kanë dhënë ndikim pozitiv në ekonomi. Ahmetaj u shpreh se pas emetimit të eurobondit, besimi në ekonomi është rritur. "Paketa e reformave tashmë e ka dhënë ndikimin e saj në ekonominë e vendit jo vetëm në adresimin e problemati­kave të evidentuar­a, por edhe në shtimin e besimit të aktorëve ekonomikë. Shtimi i konsumit në ekonomi, mbajtja e një niveli të lartë të investimev­e të huaja direkte, shtimi i pranisë së ndërmarrje­ve të huaja në vend si dhe operacioni i suksesshëm i fundit i emetimit të Eurobondit, qartësisht tregojnë për një besimin në rritje në ekonominë tonë. Ndonëse vendi po rritet me një nga ritmet më të larta të rajonit, përsëri ne jemi të bindur se ka ende hapësira të reja për ta shtuar atë", tha ministri. Kreu i Financave Ahmetaj nisur nga shifrat pozitive të ekonomisë kërkoi që bankat të rrisin kreditimin e biznesit, më qëllim rritjen e mëtejshme të ekonomisë. "Një nga qëllimet kryesore të daljes në Eurobond, përpos menaxhimit të borxhit dhe të likuiditet­it, ka qenë edhe krijimi i hapësirës së tregut të brendshëm në kreditim, ku me keqardhje mund të them që sistemi bankar akoma nuk po i përgjigjet rritjes dhe sfidës së rritjes ekonomike të vendit. Rritja e kredisë për biznesin ende mbetet e moderuar dhe nuk po luan plotësisht rolin që ka në ekonomi. Besojmë se pas hapave të shumta që Qeveria ka marrë, së bashku me Bankën e Shqipërisë, për të lehtësuar sistemin bankar, është koha që ky sektor të kryejë një nga funksionet e tij kryesore në rialokimin e kapitalit përtej pozicionev­e të ekspozuara që ka me qeverinë. Jam i bindur se pas kreditimit të mjaftueshë­m, ritmet e rritjes kanë potenciali­n për t'iu kthyer vlerave të para vitit 2008, duke pasur një impakt të rëndësishë­m në jetën ekonomike të vendit dhe mirëqenien e qytetarëve", tha Ahmetaj.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania