Panorama (Albania)

Testi i ri, çfarë përmban provimi për klasat e pesta

Testim njohurish në Gjuhë shqipe, Matematikë e Dituri natyre

-

Ministria e Arsimit ka caktuar testim kombëtar në përfundim të çdo cikli shkollimi.

Njësoj si me maturën e minimaturë­n, nxënësit e ciklit fillor po ashtu do testojnë njohuritë e marra në pesë vitet e para të shkollimit. Këtë vit, provimi kombëtar vjen paraprakis­ht edhe me një program që iu shërben jo vetëm të testuarve, por edhe mësuesve që të orientojnë më mirë drejt dijeve që nevojiten në fund të këtij viti. Gazeta zbardh dokumentin e hartuar nga Instituti i Zhvillimit të Arsimit për provimin kombëtar të arsimit fillor, i cili përmbledh pyetje nga Gjuha shqipe, Matematika e Dituria e natyrës. Ky test zhvillohet në maj dhe vlerësimi nuk bëhet me nota e as nuk ka qëllim penalizmin në përsëritje­n e vitit shkollor. Vlerësimet finale do ndihmojnë ekspertët e Ministrisë së Arsimit për të pasur një pasqyrë më të qartë të nivelit të nxënësve në përfundim të ciklit fillor, me qëllim për të orientuar drejt politikat e reja. PESHA E LËNDËVE Testimi është i ndarë në tri pjesë, ku pjesën më të madhe e zënë pyetjet nga Gjuha sh- MINUTA kohë kanë në dispozicio­n nxënësit e shkollave pilot nga e gjithë Shqipëria për t’iu përgjigjur 50 pyetjeve me alternativ­a dhe me përgjigje. Procedura e testimit është e ngjashme me provimet e lirimit dhe maturës shtetërore, ndërsa vlerësimi bëhet me pikë dhe do të kalojë në tri duar korrigjues­ësh qipe e Matematika, përkatësis­ht 45% dhe 35% të pyetjeve, ndërsa një përqindje e vogël përbëhet me pyetje nga Dituria e natyrës, lëndë e cila përmbledh dije nga integrimi i lëndëve që vendosin bazat e studimit të natyrës: biologji, kimi, fizikë dhe gjeografi. Në brendësi të këtyre pjesëve ka disa dije apo kompetenca, që duhet të zotërojnë nxënësit e klasave të pesta për secilën lëndë. Te Gjuha shqipe do të ketë pyetje, që tentojnë të kuptojnë nivelin e të kuptuarit të teksteve letrare dhe joletrare, të shkruarit si dhe përdorimin e drejtë të gjuhës. Ndërsa në Matematikë do të ketë pyetje nga numri, matjet, gjeometria, algjebra e funksioni si dhe statistika e probabilit­eti. Pjesa e tretë, por jo më pak e rëndësishm­e pasi përmban 20% të pikëve, përbëhet me pyetje nga diversitet­i, ndërveprim­et, sistemet, ciklet dhe energjia. Testimi do hartohet me pyetje që do jenë kombinim i alternativ­ave, pyetjeve me përgjigje, me kombinime e shumë lloje të tjera. Për një shikim më të thelluar të çështjeve ku do bazohet provimi kombëtar, mësuesit, por edhe nxënësit mund të gjejnë lehtësisht programin orientues në faqen zyrtare të IZHA- s ( Instituti i Zhvillimit të Arsimit).

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania