Panorama (Albania)

Kasemi humbi kujdestari­në e fëmijëve në shtator

Gjykata caktoi motrën e gjyqtares si kujdestare të fëmijëve

-

Fadil Kasemi, burri që vrau bashkëshor­ten e tij gjyqtare, rrëfeu dje në Gjykatën e Krimeve të Rënda marrëdhëni­en me të deri përpara krimit.

Edhe pse nuk ishte përgatitur për t'iu përgjigjur pyetjeve të prokurorit Dritan Prençi, Kasemi, i cili e ka pranuar krimin, tentoi të zbulonte motivet që e shtynë drejt krimit makabër. Ai tha dje në Gjykatë se me të ndjerën marrëdhëni­et i kishte të mira, deri në momentin që vendosi të ndiqte fakultetin për Drejtësi. Kasemi ka treguar me detaje njohjen me ish- gruan që e ekzekutoi verën e vitit të kaluar. Ai është shprehur përpara Gjykatës se në fillim ka pasur një marrëdhëni­e të mirë me bashkëshor­ten deri në momentin kur ajo u bë gjyqtare. Kasemi ka nisur të tregojë për marrëdhëni­et me Hafizin deri në momentin kur sipas tij, bashkëshor­tja vendosi të largohej nga shtëpia. Më pas, trupi gjykues vendosi ta ndërpresë rrëfimin e Kasemit, për shkak se rrëfimi që do të pasonte, prekte dinjitetin e së ndjerës dhe seanca u zhvillua me dyer të mbyllura. Në atë seancë dëshmuan edhe ekspertët e Mjekësisë Ligjore, që kanë kryer aktekspert­imin e dytë psikik për Kasemin.

RRËFIMI

"Unë jam Fadil Kasemi, i datëlindje­s 4 mars 1965. Në vitet ' 90- 2000 kam qenë emigrant, ku kam punuar për gati 10 vjet. Në vitin 2000 erdha sërish në Shqipëri për të krijuar familje. Në këtë periudhë, nëpërmjet disa miqve të përbashkët jam njohur me të ndjerën, ku pas disa takimeve u fejuam. Familja e së ndjerës ka qenë në gjendje ekonomike jo të mirë dhe bëmë fejesë të përbashkët. Më pas u martuam dhe pas saj kam ndërhyrë që të niste punë si edukatore kopshti, pasi ajo kishte studiuar në Shkodër në Ciklin e Ulët. Pas disa viteve punë si edukatore më kërkoi që të bëhej drejtoresh­ë dhe ia kam plotësuar dëshirën, që nëpërmjet miqësive dhe

Gjykata e Tiranës vendosi në muajin shtator t'ia njohë motrës së Fildez Hafizit kujdestari­në e dy fëmijëve të gjyqtares së ndjerë, e cila u vra barbarisht nga ish- i shoqi në gushtin e vitit 2017. Vendimi është dhënë pas një procesi të gjatë gjyqësor nga ana e gjyqtares Farie Bundo në Dhomën Civile të Gjykatës së Tiranës. Që prej fundit të vitit të shkuar, procesi për kujdestari­në e dy prindërve ka qenë mjaft i debatuar në Gjykatën e Tiranës. Nga njëra anë ka qenë vëllai i Fadil Kasemit që ka pretenduar të marrë kujdestari­në e fëmijëve dhe nga ana tjetër, motra e Fildez Hafizit. Në disa seanca gjyqësore prezent ka qenë edhe vetë Fadil Kasemi, palë e tretë, i cili është përballur në tetor të vitit 2017 me ish- kunatën e tij. Ai madje nuk u tërhoq në atë përballje dhe kërkoi që ta merrte kujdestari­në e fëmijëve vëllai i tij. "Kam edhe unë motra e vëllezër plot", pati reaguar në sallën e gjyqit. Fildez Hafizi u ekzekutua nga ish- bashkëshor­ti i saj, Fadil Kasemi, pranë shtëpisë ku banonte në Tiranë. Ajo po kthehej në shtëpi, kur ish- i shoqi iu shfaq befas dhe e qëlloi me armë zjarri. Më pas ai tentoi të largohej nga vendngjarj­a duke ndalur një drejtues furgoni, por u prangos nga Policia. Ngjarja është cilësuar si e paralajmër­uar, pasi rreth një vit para saj, Fadil Kasemi kishte kërcënuar me armë ishbashkës­horten te Shkëmbi i Kavajës. Në atë kohë, mundësive ekonomike që kisha, ta bëja drejtoresh­ë në Kopshtin Nr. 24 në kryeqytet. Më pas, e ndjera më kërkoi që të kishte prindërit afër me pretendimi­n se ishin vetëm. Pa hezitim ia plotësova dëshirën, duke i marrë një shtëpi me qira dhe me shpen- zimet e mia ua mobilova banesën. Qiranë e shtëpisë e kam paguar gjithmonë unë. Dua të shtoj se gjatë kohës kur ka punuar në kopsht, ajo nuk ka sjellë asnjë lek në shtëpi, duke i mbajtur të gjitha për përdorim vetjak. Paguante vetëm 100 euro në gjyqtarja arriti ta bindte Kasemin që të mos e qëllonte. Gjatë kësaj kohe, ajo ka bërë të gjitha përpjekjet që të transferoh­ej si gjyqtare diku afër Tiranës për shkak se ndihej e kërcënuar, por kërkesa e saj u hodh poshtë nga KLD- ja, e cila e caktoi në Shkodër, rrethi më i largët që ajo kishte kërkuar. muaj në bankë për fëmijët", ka rrëfyer Kasemi. Më tej, ai ka treguar se për shkak se nga ekonomia ishte mirë sepse merrej me tregti, e ka ndihmuar dhe ka kontribuar financiari­sht për Fildez Hafizin, për ta shkolluar në degën e Juridikut. "Pasi e bëra drejtoresh­ë në kopsht, më kërkoi për të vazhduar si shkollë të dytë Juridikun. E pranova, duke e regjistrua­r në një universite­t privat. Pasi mbaroi shkollën më kërkoi që ta regjistroj­a për Magjistrat­urë dhe ta fitonte konkursin, gjë e cila ndodhi, duke e financuar edhe pse jo në një mënyrë të ndershme. Deri para Magjistrat­urës marrëdhëni­et tona kanë qenë shumë të mira. Më pas filloi të më thoshte shprehje që nuk i kuptoja. Më mbyllte telefonin, më thoshte se nuk i doja fëmijët. Një ditë pashë vjehrrën që mblidhte fotot e fëmijëve dhe Fildezit dhe më ka bërë përshtypje. Bënim nga një muaj pushime dhe së bashku me prindërit e saj, që i kisha me vete. U kam paguar qiranë për 15 vite dhe asnjëherë s'jam interesuar sa e ka pasur gruaja ime rrogën. Më 13 shkurt 2015 i kam thënë Fildezes se ku do shkojmë për 14 shkurtin të festojmë. Më tha që do dal me një shoqe se më ka blerë një shall. Unë nuk e kuptova këtë gjë dhe madje i fola rëndë, i thashë mos është lesbike shoqja? Nuk kemi debatuar deri sa po afronte ditëlindja ime më 4 mars, ku ajo më tha se do të largohej te babai dhe se kështu nuk shtyhej. Ajo i kishte përgatitur të gjitha, kishte marrë një person dhe po merrte rrobat e saj. Kur jam përballur me të më tha katër shprehje, që dy i kuptova dhe dy jo...", ka thënë Kasemi dhe më pas ka kërkuar që rrëfimi të vijonte me dyer të mbyllura për shkak të cenimit të privatësis­ë së të ndjerës.

 ??  ?? Fildez Hafizi me fëmijët
Fildez Hafizi me fëmijët

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania