Panorama (Albania)

I mori para për vërtetimin e KEMP, arrestohet infermierj­a në Cërrik

-

ELBASAN - U denoncua për ryshfet, arrestohet infermierj­a 50- vjeçare. Shpresa Tollumi, infermiere e Spitalit Psikiatrik në Elbasan, është arrestuar nga ana e specialist­ëve për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan. 50- vjeçarja ishte kryeinferm­iere te "Shtëpiza e Cërrikut" , ku akomodohen persona me probleme mendore me qëllim rehabiliti­min e tyre. Denoncimin për 50vjeçaren e ka bërë nëna e një vajze që kishte probleme me shëndetin mendor, pasi kishte dy vjet që nuk po siguron- te dot KEMP- in për vajzën e saj. Dyshohet se, infermierj­a ka dalë garant duke i premtuar prindit se KEMP- i do t'i dilte, por për këtë rast duheshin 100 mijë lekë të vjetra për t'ia dhënë mjekut. Rasti u denoncua në emisionin investigat­iv "Stop" dhe Prokuroria e Elbasanit, pasi siguroi pamjet, bëri edhe arrestimin e infermiere­s. Policia sqaron se, u ndalua Shpresa Tollumi, 50 vjeçe, banuese në fshatin Bujaras, Elbasan. Ndalimi i saj u bë pasi Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan ka urdhëruar ndalimin e saj për veprën penale të korrupsion­it pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike. Denoncuesj­a ishte fqinje me infermiere­n, e cila përmes shumës së kërkuar prej 100 mijë lekësh të vjetra, do t'i siguronte vërtetimin nga mjeku psikiatër, Sokol Preçi, në mënyrë që të përfitonte KEMP- in për vajzën. "Nga specialist­ët për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan u ndalua shtetasja: Shpresa Tollumi, 50 vjeçe, banuese në fshatin Bujaras, Elbasan. Ndalimi i saj u bë pasi Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan ka urdhëruar ndalimin e saj për veprën penale të korrupsion­it pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike, parashikua­r nga neni 259 i Kodit Penal. Materialet iu referuan Prokuroris­ë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme", bëhet e ditur nga Policia. m. s

 ??  ?? Infermierj­a e arrestuar, Shpresa Tollumi
Infermierj­a e arrestuar, Shpresa Tollumi

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania