Panorama (Albania)

VUÇIÇ: S’JAM ARMIK I SHQIPTARËV­E

-

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, i është përgjigjur kryetarit të Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, lidhur me deklaratën se “Vuçiç është armiku më i madh i pavarësisë së Kosovës”. Por Vuçiç në një intervistë për “First Tv” tha se nuk është armik i shqiptarëv­e, edhe përkundër faktit se çdo ditë ai dhe politika e tij veprojnë kundër Republikës së Kosovës. “Për shqiptarët, dua të them se unë nuk jam armik i tyre. Por unë jam armik më këdo që dëshiron të përndjekë dhe vrasë popullin serb”, tha ai. tyre, ndërsa nuk ka pasur asnjë abstenim dhe asnjë votë kundër. Pavarësish­t se kjo rezolutë ishte iniciuar nga LDK- ja, katër deputetë të këtij subjekti politik nuk morën fare pjesë në këtë seancë. Shefi i Grupit Parlamenta­r të Lidhjes Demokratik­e të Kosovës, Avdullah Hoti, foli mbi arsyen përse deputetët e këtij subjekti politik nuk ndihmuan në votimin e rezolutës për dialogun me Serbinë. Ai ka thënë se për mungesën e këtyre deputetëve ai ishte i njoftuar me kohë. Deklarata u bë për të sqaruar se në këtë subjekt politik aktualisht ka unitet. Deputeti i Alternativ­ës për Kosovën ka deklaruar se ishin shumë afër marrëveshj­es, por pavarësish­t kësaj, rezoluta gjeti përkrahje të gjerë. Pas largimit nga salla e Kuvendit të përfaqësue­sve të LDKsë dhe VV, të pranishëm kanë mbetur vetëm 53 deputetë. Edhe nëse do të ishte votuar, rezoluta mund të mos kishte asnjë ndikim në mënyrën se si do ta trajtonte Presidenti Thaçi dialogun me Serbinë në emër të Kosovës. Shumë analistë politikë dhe njohës të zhvillimev­e politike në Kosovë janë shprehur se rezoluta dhe një platformë për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë nuk mund të jenë obliguese për asnjë institucio­n. Ata theksojnë se në vendet demokratik­e janë ligjet dhe Kushtetua që duhet të respektohe­n.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania