Panorama (Albania)

Shqipëria si BE, voton kundër SHBA për embargon ndaj Kubës

Haley: Hera e dytë që ngacmoni SHBA në sy, ne s’tërhiqemi!

-

Shqipëria u bashkua me të gjithë pjesën tjetër të vendeve anëtare në Kombet e Bashkuara për të kundërshtu­ar politikat e SHBA dhe Izraelit në Kubë.

Vendet anëtare mbështetën fort heqjen e embargos ekonomike, tregtare dhe financiare që Uashington­i i ka vendosur Kubës prej më shumë se gjysmë shekulli, duke e cilësuar këtë si pengesën kryesore për zhvillimin ekonomik dhe social të vendit ishull. Rezoluta u miratua me 189 vota pro dhe 2 kundër, vetëm SHBA dhe Izrael. Sipas ministrit të Jashtëm të Kubës, Bruno Rodriguez Parrilla, “Embargoja është një shkelje flagrante masive dhe sistematik­e e të drejtave të njeriut në Kubë. Ka qenë dhe mbetet pengesa kryesore për mirëqenien dhe prosperite­tin e disa brezave”. Asnjë vend nuk abstenoi, ndërsa përfaqësue­sit e Moldavisë dhe Ukrainës megjithëse të pranishëm, nuk votuan. Por SHBA, e cila ka mbetur vetëm me Izraelin si aleat të pakundërsh­tueshëm gjatë votimeve në OKB, nuk e ka pritur mirë këtë rezultat. “Sot nuk ka fitues, ka vetëm humbës”, tha e dërguara e SHBA- së Nikki Haley. “Kombet e Bashkuara kanë humbur. Refuzuan mundësinë për të folur në emër të të drejtave të njeriut. Karta e Kombeve të Bashkuara angazhon çdo vend këtu në promovimin e paqes, sigurisë dhe të drejtave të njeriut dhe ajo u tradhtua sot”, tha ambasadorj­a Haley. Haley e refuzoi dënimin nga OKB të embargos amerikane kundër Kubës, duke e kritikuar organizatë­n ndërkombët­are se ka dështuar të përkrahë të drejtat e njeriut në vendin komunist. Ajo ka premtuar se SHBA nuk do të tërhiqet nga mbështetja e lirisë në Kubë. Ky votim është një traditë vjetore në OKB, ku Izraeli dhe SHBA janë të vetmet vende që votojnë rregullish­t kundër kësaj rezolute. Gjatë 27 viteve të fundit në Asamblenë e Përgjithsh­me të OKB- së është mbajtur një votim i përvitshëm, duke dënuar bllokadën ekonomike, tregtare dhe financiare e imponuar në vitin 1962 gjatë Luftës së Ftohtë. Haley tha se “Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të qëndrojnë me popullin kuban deri sa të rivendosen të drejtat dhe liritë e tyre. Pikë. Ne nuk do të tërhiqemi”. Ajo gjithashtu akuzoi vendet që vepruan kundër SHBA për paragjykim dhe jo shqetësim për popullin kuban. “Është një rast tjetër ky që vendet e tjera mendojnë se mund të ngacmojnë Shtetet e Bashkuara në sy ( rasti i parë është votimi për Jerusalemi­n). Por ju nuk jeni duke dëmtuar SHBA- në kur e bëni këtë. Ju po i lëndoni popullin kuban, duke i thënë regjimit se trajtimi i tyre i njerëzve është i pranueshëm”. Votimi është kryesisht simbolik, pasi Asambleja e Përgjithsh­me nuk ka fuqinë për t’i dhënë fund embargos.

 ??  ?? Votimi në OKB për rezolutën kundër embargos së SHBA ndaj Kubës
Votimi në OKB për rezolutën kundër embargos së SHBA ndaj Kubës

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania