Panorama (Albania)

Vera Bekteshi: Detaje nga vila e Mehmet Shehut, si ia përgatiti Enveri eliminimin

"Kryeminist­ri mund të kishte pasur plot aftësi, por në intrigat e pushtetit ishte diletant para Udhëheqësi­t"

-

Gjithnjë mbeten gjëra pa thënë... Ndonjëherë sepse nuk është momenti, sepse nuk është pjekur koha, ndonjëherë sepse nuk do të lëndosh të tjerë. Vera Bekteshi i është rikthyer sërish autobiogra­fisë së saj, duke i shtuar një portë të tretë. "Vila me tri porta", kështu titullohet autobiogra­fia e botuar nga UET Press. Janë histori, detaje, kujtime, që ia ka shtuar rrëfimeve të mëparshme, duke e bërë kështu edhe më të plotë historinë e saj në tri kohë, para, gjatë dhe pas internimit, për shkak të dënimit të të atit, gjeneralit Sadik Bekteshi, me grupin "puçist" të ushtarakëv­e në vitin 1974. Duke jetuar brenda dhe jashtë Bllokut të udhëheqjes, Vera Bekteshi di jo pak "sekrete" nga ajo lagje e pakapërcye­shme për shqiptarët deri në vitin 1991. Shumë syresh i ka rrëfyer në autobiogra­finë e saj. Një nga faqet që ia vlen të veçohet është një analizë krahasuese që Bekteshi u bën dy figurave kryesore të diktaturës, Enver HoxhësUdhë­heqësit dhe Mehmet Shehut- Kryeminist­rit. Ky ndryshonin ata nga njëri- tjetri dhe se si ai burri gjithnjë i vrenjtur ( Mehmet Shehu) uli kokën dhe u dorëzua përpara udhëheqësi­t me buzëqeshje­n e stamposur në fytyrë. Si u përgatit eliminimi i Kryeminist­rit të vendit, i cili ishte dhe pasardhësi i sigurt i diktatorit dhe si e pësoi familja e tij. Njëri prej djemve të ish- Kryeminist­rit, VladimirLa­di, inxhinier me shpirt artisti, ishte shok i saj dhe Bekteshi tregon se ai u vetëvra, pikërisht ashtu si kishte premtuar, me rrymë elektrike. Teksa rrëfen për ato ditë ankthi, kur frikej se mund ta ndanin nga i biri, ajo tregon edhe për një takim me Spartak Ngjelën, i cili do t'i tregonte për premtimin e Ladit.

"... më tregoi për Ladin, që i vinte keq që nuk mund të më takonte dhe se fjalët e tij të fundit, në rast se atij do t'i ndodhte e njëjta gjë me mua, ishte se do dinte si t'u shpëtonte pasojave me një mënyrë që inxhinierë­t elektrikë dinë ta bëjnë fare kollaj.

- Kam frikë se ai e bën, - tha Taku, - sepse ai është më i brishti nga ne. - Mund ta bëjë, - shtova unë. - Por s'ka për të pasur rast, kurse unë s'do bëj asgjë tjetër veçse do mbyll gojën, sepse në asnjë mënyrë nuk dua të humbas djalin, - shtova në fund.

Qe vërtet hera e fundit që takova Takun para largimit nga Tirana, ndërsa Ladin nuk do ta takoja kurrë më. Të tre i mbajtëm ato premtime të shprehura në shenjë ' solidarite­ti' ndaj njëritjetr­it, të thëna në dukje ashtu si kot, të tre bëmë pikërisht atë që thamë jo nga vaniteti, por ndoshta sepse nuk kishim tjetër zgjedhje:

Taku u arrestua dy javë pas të atit, Ladi u vetëvra duke lidhur rrymën me sustën e hekurt të krevatit, unë mbylla gojën dhe nuk e humba djalin..."

 ??  ?? ( LART) SHKRIMTARJ­A VERA BEKTESHI ( POSHTË) ENVER HOXHA DHE ISH- KRYEMINIST­RI MEHMET SHEHU ( DJATHTAS) SILVA TURDIU, E FEJUARA E MEHMET SHEHUT
( LART) SHKRIMTARJ­A VERA BEKTESHI ( POSHTË) ENVER HOXHA DHE ISH- KRYEMINIST­RI MEHMET SHEHU ( DJATHTAS) SILVA TURDIU, E FEJUARA E MEHMET SHEHUT

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania