Panorama (Albania)

Gatuzo: Jemi për Champions, djemtë luajnë me qetësues

"Qortimi" për mesfushori­n: Kesi është një... dhi

-

Ndeshjet me xhenovezët janë arkivuar me Milanin, i cili ka marrë maksimumin nga dy takimet e fundit.

Lidhur më këtë rikthim te fitoret, Gatuzo deklaroi: "Kam një organikë ku djemtë kalojnë mirë me njëri- tjetrin, madje edhe në momente negative. Kur e nisa punën e trajnerit, buzëqeshje­t më acaronin, por tani e kuptoj se sa bukur është kur lojtarët gëzojnë bashkë. Shpresoj që goli i Romanjolit të ' fshijë' atë të Ikardit, gjithsesi ajo që më shqetëson më së shumti është mënyra sesi qëndrojmë në fushë. Shpesh dhurojmë hapësira e kjo nuk duhet të ndodhë".

PUNË - Deri përpara këtyre dy fitoreve, Rino ishte ndër më të kritikuari­t te Milani, megjithatë trajneri nuk lëkundet dhe për mediat sqaron: "Mendoj se në karrierën si trajner kam pasur ulje- ngritjet e mia, por ka njerëz që më gjykojnë akoma në bazë të përvojës sime si futbollist. Gabime bëjmë të gjithë, por kam vepruar me zgjuarsi kur vendosa t'i përkushtoh­em profesioni­t tim aktual. Klasifikim­i thotë që jemi të katërtit, por vazhdojmë të pësojmë shumë. Për momentin na duhen fitoret, më pas do të shohim zgjidhjet në mbrojtje".

SKEMAT - "Ishte një zgjedhje për të kapërcyer problemin e dëmtimeve. Abate nuk ishte mirë, e po ashtu Çalhanoglu e Kesi. Bakajoko nuk është i qetë, por sot e pashë më mirë se herët e tjera. I duhet edhe pak qetësi, por ndaj Xhenoas luajti mirë, duke thyer aksione e duke treguar ritëm të mirë. I mungon pak siguri, por do të gjejë vetveten shpejt. Me integrimin e Kontit. do të kemi edhe ndonjë variant taktik më shumë. Andrea po stërvitet fort, madje në "Milanello" ka pësuar edhe disa goditje të rënda. Kam mbyllur sytë gjithmonë sepse e kam ende në kokë dëmtimin e vjetshëm".

KESI... DHIA - Humori në nivele të larta lejon Gatuzon që në zonën miks ta quajë ' dhi' Frenk Kesin, sepse ndaj Xhenoas nuk shfrytëzoi të gjitha hapësirat. Mesfushori e sheh shtrembër dhe gazetarët e pranishëm ia vënë në dukje, me trajnerin që përpara se të largohet përgjigjet: "Me Kesin mund t'i lejoj këto batuta dhe më shumë madje".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania