Panorama (Albania)

Basha si në fushatë: Po shite votën, ke shitur shpirtin

“S’ka për të pasur proces politik nëse s’dënohet vjedhja e votës”

-

Kryetari i opozitës, Lulzim Basha, u bën thirrje shqiptarëv­e të mos e shesin votën gjatë zgjedhjeve, por të përdorin të vetmin instrument, i cili mund të sjellë ndryshimin në vend.

Në kohën kur Partia Demokratik­e ka deklaruar se do të marrë pjesë në zgjedhjet vendore dhe ka paralajmër­uar se vendi mund të shkojë drejt zgjedhjeve të parakohshm­e, Basha u kujton shqiptarëv­e se në momentin që zgjedhin të shesin votën, kanë shituar shpirtin. Qëndrimet e tij kreu i opozitës i shprehu gjatë një takimi me fermerë të Korçës dhe Devollit. “Kush shet votën, nuk duhet të flasë më as për mollën, as për çmimin e lartë të pesticidev­e, as për çmimin e lartë të naftës, sepse në atë moment ka shitur shpirtin. Duhet të ndërgjegjë­sojmë njerëzit se kush shet votën, shet të ardhmen e fëmijëve”, u shpreh kreu i opozitës. Basha kërkoi nga fermerët në Korçë dhe Devoll që të bashkohen me opozitën për të ndryshuar gjendjen e ekonomisë së familjeve të tyre, duke refuzuar një qeveri ilegjitime, të dalë nga blerja e votës bashkë me krimin. “Mollët dhe prodhimi juaj do të vazhdojnë të mbeten këtu vit pas viti, keq e më keq, në qoftëse ne nuk nisim të ndryshojmë situatën politike në vend dhe për këtë kërkoj bashkimin dhe mobilizimi­n tuaj e të gjithë shqiptarëv­e. Opozita është e vendosur në betejën e saj. Nuk ka për të pasur asnjë proces normal politik në vend, nuk ka për të pasur drejtësi në vend, nuk ka për të pasur luftë kundër krimit në vend, sa kohë që nuk dënohen politikanë­t e kapur në vjedhjet e votës, nga Vangjush Dako te Taulant Balla e Damian Gjiknuri me shokë”, u shpreh kreu i PD- së. Gjatë bisedave me fermerët, Basha ndau shqetësimi­n e braktisjes së fshatit nga qeveria. Fermerët në Dvoran dhe Vranisht i treguan kreut të opozitës se në 5 vjet nuk kanë marrë asnjë subvencion, se çmimi i naftës është rritur, se i shesin mallrat nën kosto, se fuqia blerëse ka rënë, se investimet janë ndërprerë prej 5 vjetësh dhe asnjë premtim nuk është mbajtur nga qeveria. Basha shprehu bindjen se situata mund të ndryshohet nëse vendin do ta drejtojë një qeveri që del nga vota e lirë, e cila jep llogari para fermerëve dhe jo para një grushti oli- garkësh dhe disa bandave me të cilët mban pushtetin. “Qeveria e Edi Ramës është duke bashkëpunu­ar haptazi me një grusht oligarkësh dhe me një grusht kriminelës­h për të marrë paratë e taksave, për të pastruar paratë e drogës dhe kjo po rrënon ekonominë. Prandaj kemi një ekonomi, e cila nuk prodhon, ose kur prodhon, siç është rasti i fermerëve, nuk arrin të shesë”, tha Basha.

 ??  ??
 ??  ?? Basha, dje në Korçë
Basha, dje në Korçë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania