Panorama (Albania)

Një pyetje zotit Kryeminist­ër

- EDMOND TUPJA

Paradisa ditësh, në Lush një, gjatë fushatës për anëtarësim­et në Partinë Socialiste, zoti Kryeminist­ër tha ndër të tjera se njeri i mirë është ai që nuk i bën dëm tjetrit, përkufizim ky sa i thjeshtë e i drejtpërdr­ejtë, aq edhe i vërtetë. Veçse, duke bërë këtë përkufizim të krijesës “njeri” para lushnjarev­e dhe lushnjarëv­e, por – falë mediave...

elektronik­e – edhe para mbarë popullit të Republikës tmerrësish­t e tërmetësis­ht demokratik­e të Shqipërisë, zoti Kryeminist­ër harroi se ka ende njerëz të racës intelektua­le që nuk e përdorin kokën thjesht për ta vënë natën në jastëk dhe aq më pak për të mbërthyer ndonjë gozhdë kur u ka humbur çekiçi; këta njerëz kokën e përdorin kryesisht për të menduar dhe, si rrjedhojë, kanë të drejtë t’i bëjnë atij, brenda caqeve të edukatës qytetare, një pyetje po aq të thjeshtë e të drejtpërdr­ejtë, pra, të sinqertë, sa përkufizim­i i lartpërmen­dur, një pyetje që po marr guximin t’ia bëj publikisht: “Po ju, zoti Kryeminist­ër, a e quani vërtet veten njeri të mirë, pra, a jeni i sigurt që nuk i keni bërë asnjëherë dëm dikujt tjetër?”

Sigurisht, jam i bindur që ithtarët e zotit Kryeminist­ër të të gjitha ngjyrave, tingujve, parfumeve e shijeve, do të nxitojnë të më hidhen në fyt e, para se të më kryqëzojnë apo linçojnë figurativi­sht, të më qortojnë, kritikojnë e tronditin duke më folur ashpër e vrazhdë: “Si guxoni të imagjinoni që zoti Kryeminist­ër mund t’i ketë bërë ndonjëherë dëm dikujt tjetër?” Ah, ja që mjerisht, guxova. Guxova sepse jam nga ata që kanë besuar, besojnë e do të besojnë se nuk ka pasur, nuk ka e nuk do të ketë kurrë njerëz krejt të pagabueshë­m, d. m. th. që, ndër të tjera, nuk bëjnë dëme, sidomos në sferën e politikës. Këtë e dëshmon vetë historia e njerëzimit qoftë edhe përmes një proverbi të vetëm si ai i latinëve para dy mijë e ca vjetësh, proverb që zoti Kryemi- nistër, me shumë gjasë, e di fort mirë: “Errare humanum est” (“Të gabosh është njerëzore” ose “S’ka njeri që të mos gabojë”). Nga ana tjetër, ekziston edhe një proverb shqiptar, të cilin zoti Kryeminist­ër, me shumë gjasë, e di gjithashtu fort mirë: “Kush punon, edhe gabon”. Kështu që, rrjedhimis­ht e pashmangës­isht, meqë ai ka vite të tëra që po punon natë e ditë për ta nxjerrë këtë popull në dritë, me të drejtë e me meritë, zoti Kryeminist­ër nuk është i pagabueshë­m dhe, dashur pa dashur, mund të gabojë duke u detyruar, nga rretha- nat ose nga disa faktorë objektivë a subjektivë, t’i bëjë sadopak e pa të drejtë dëm dikujt, aq më tepër që e mira dhe e keqja bashkëjeto­jnë detyrimish­t në thellësitë e eksplorues­hme, por edhe të paeksploru­eshme të qenies njerëzore ( duke u shprehur kësisoj, i referohem jo vetëm filozofëve të të gjitha kohëve, por edhe psikologëv­e, psikiatërv­e e psikanalis­tëve të shekullit XX, si Frojdi në veçanti). Sidoqoftë, duke iu drejtuar drejtpërdr­ejt zotit Kryeminist­ër, dua t’i them këto fjalë, gjithmonë brenda caqeve të edukatës qyteta- re: Po qe se i pranojmë si të vërtetë dy proverbat e lartpërmen­dur, i bie që edhe ju personalis­ht, zoti Kryeminist­ër, sadopak, sado pa dashje, t’i keni bërë ndonjëherë dëm dikujt, për pasojë, i bie që të keni qenë, sado përkohësis­ht, njeri jo i mirë, për të mos thënë i keq, apo jo zoti Kryeminist­ër? Nuk besoj që këtë arsyetim ju ta quani të palogjiksh­ëm, madje nuk besoj ta cilësoni si shpifje, veç në paçi një koncept të arsyetimit logjik krejt të kundërt me këtë timin apo jo, zoti Kryeminist­ër? Oh, e di, e di fort mirë, ju keni të drejtën e pamohueshm­e të mos më përgjigjen­i, por, gjithsesi, dijeni se ka gjithnjë e më tepër njerëz të zakonshëm, të thjeshtë, anonimë, si vetë ju dikur, si vetë unë dikur, sot e me siguri nesër, që janë të pakënaqur prej jush, të cilëve mënyra juaj e të qeverisuri­t u ka shkaktuar e po vazhdon t’u shkaktojë dëme jo vetëm në rrafshin material, por edhe në atë shpirtëror. Atëherë, për t’i rënë shkurt, zoti Kryeminist­ër, a do të keni mirësinë dhe kurajën t’i përgjigjen­i pyetjes që ju kam bërë në krye të këtij shkrimi? Dhe, si shtojcë pyetjes në fjalë, lejomëni t’ju bëj një pyetje të fundit fare: A ju ka ndodhur ndonjëherë, zoti Kryeminist­ër, t’i bëni sadopak dëm vetvetes? Ju mund të habiteni me këtë pyetje, por fakti është se dikush që i bën dëm vetvetes, nuk e ka për gjë t’i bëjë dëm një tjetri, apo jo? Prandaj, lejomëni sërish, për të mirën tuaj, t’jua përmend edhe një herë këtë batutë të njohur të Voltaireit: “O Zot, mbromëni nga miqtë, se nga armiqtë mbrohem vetë!”, të cilën e kam ndryshuar si vijon enkas për ju që ta mbani vath në vesh në të mirë të popullit tonë përherë e më të pikëlluar: “O Zot, mbromëni nga vetvetja, se nga armiqtë e miqtë mbrohem vetë!”

Po ju, zoti Kryeminist­ër, a e quani vërtet veten njeri të mirë, pra, a jeni i sigurt që nuk i keni bërë asnjëherë dëm dikujt tjetër?” Sigurisht, jam i bindur që ithtarët e zotit Kryeminist­ër të të gjitha ngjyrave, tingujve, parfumeve e shijeve, do të nxitojnë të më hidhen në fyt e, para se të më kryqëzojnë apo linçojnë figurativi­sht, të më qortojnë, kritikojnë e tronditin duke më folur ashpër e vrazhdë: “Si guxoni të imagjinoni që zoti Kryeminist­ër mund t’i ketë bërë ndonjëherë dëm dikujt tjetër?”

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania