Panorama (Albania)

“Reforma territoria­le nuk rriti buxhetet, bashkitë u penalizuan”

"Të ardhurat u rritën nga taksa e ndikimit në infrastruk­turë. Bashkia e Tiranës ka mbledhur të ardhura sa 60 bashkitë e tjera"

- DORINA AZO Bujar Leskaj

Reforma e re territoria­le i ka penalizuar bashkitë, ku nuk ka sjellë rritje të buxhetit të tyre.

Me reformën e re territoria­le bashkitë mbledhin më pak të ardhura dhe si rezultat ofrojnë më pak shërbime për qytetarët. Këto janë konkluzion­et e auditit të Kontrollit të Lartë të Shtetit për "funksionim­in e bashkive në kuadër të reformës administra­tive- territoria­le". "Reforma administra­tive- territoria­le nuk ka përmbushur objektivat: legjislaci­oni i ri nuk zbatohet plotësisht, procesi i përthithje­s së funksionev­e të reja, punonjësve, aktiveve dhe rritja e cilësisë së shërbimeve nuk është arritur të realizohet me sukses. Në shumicën e bashkive rezulton nivel i ulët efektivite­ti në mbledhjen e të ardhurave të veta dhe në përdorimin e fondeve në dispozicio­n", thuhet në raport.

BUXHETI Kontrolli i Lartë i Shtetit ka arritur në konkluzion se me decentrali­zimin fiskal, legjislaci­oni i ri nuk ka sjellë rritje të buxhetit të bashkive. "Niveli është pak a shumë i njëjti, pra, nga buxheti qendror alokohet jo më pak se 1 për qind e GDP- së që është niveli më i ulët rajonal. Bashkitë ushtrojnë kontroll vetëm në 50 për qind të buxhetit tyre", thuhet në raport. Por Kontrolli i Lartë i Shtetit evidenton se, edhe pse me reformën e re territoria­le janë rritur të ardhurat, ato vijnë për shkak të vjeljes së taksave nga Bashkia e Tiranës. KLSH shprehet se Bashkia e Tiranës ka mbledhur të ardhura sa 60 bashkitë e tjera. "Sa u përket të ardhurave vendore, ndonëse në vitin 2017 janë regjistrua­r rreth 3.5 miliardë të ardhura më shumë, nga këto, rreth 2.2 miliardë i atribuohen mbledhjes së taksës së ndikimit në infrastruk­turë nga Bashkia Tiranë ( 819 leje ndërtimi). Bashkia Tiranë ka mbledhur të ardhu- ra sa 60 bashkitë e tjera të vendit, konkretish­t, rreth 10 miliardë nga rreth 20 miliardë gjithsej në rang vendi. Kontribuim­i i taksës së ndikimit në infrastruk­turë në rritjen e të ardhurave nuk reflekton një performanc­ë të qëndrueshm­e, duke qenë se vetë kjo taksë është e luhat- shme, por varet nga aktiviteti i sipërmarrj­eve të ndërtimit. Së dyti, impakti që ka kjo taksë në buxhetin bashkiak tregon strukturën e brishtë të sistemit fiskal të bashkive", thuhet në raport. INVESTIMET Kontrolli i Lartë i Shtetit konstaton se problem kritik janë edhe investimet publike të bashkive që përcaktohe­n në mënyrë selektive nga financimet e akorduara nga Fondi për Zhvillimin e Rajoneve, fonde të cilat kanë munguar në disa bashki të vendit, si në Lezhë, Shkodër dhe Kamzë. "Në vitin 2016, në 37 nga 61 bashkitë, investimet e financuara nga qeveria qendrore janë nga 1 deri në 17 herë më të larta se investimet e financuara nga vetë bashkitë. Bashkia Shkodër ka përfituar rreth 0.4% të shumës totale prej 13 miliardë lekë financime nga FZHR në vitin 2016 ose nga 22 projekte që ka aplikuar, ka përfituar vetëm 1 projekt, ndërsa Bashkia Kamzë gjatë 3 viteve të fundit s'ka përfituar asnjë projekt. Veprimtari­a e FZHR bie ndesh me parimet e Konventës Europiane të Autonomisë Vendore se "grandet për autoritete­t lokale nuk duhet të jenë të paracaktua­r, për financimin e projekteve specifike", përcakton raporti. REKOMANDIM­ET Mbi auditin e zbatimit të reformës territoria­le, Kontrolli i Lartë i Shtetit rekomandon që, bazuar në problemati­kat e evidentuar­a, të shqyrtojë mundësitë për një riorganizi­m me ose pa ndryshim të kufijve ekzistues të njësive të vetëqeveri­sjes vendore, bazuar edhe në përcaktime­t e nenit 86 të Ligjit "Për Vetëqeveri­sjen Vendore". "Të shqyrtohet mundësia e rritjes së numrit të taksave që qeveria qendrore ndan me pushtetin vendor, me qëllim që të arrihet një stabilitet i sistemit të të ardhurave vendore. Kjo do të garantonte një autonomi financiare.

Të bëhet një vlerësim i ri i shumës së fondit të pakushtëzu­ar dhe në veçanti të reformohet FZHR, me qëllim që fondet të mos akordohen përmes sistemit të konkurrimi­t, por të akordohen me anë të një formule të ngjashme me kriteret që përdoren për shpërndarj­en e fondit të pakushtëzu­ar", përcaktohe­t në raport.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania