Panorama (Albania)

Rama, sms deputetëve: Politika është shah, u dalim zot njerëzve

Maxhoranca me “plan B”, skema si Lleshi do drejtojë Ministrinë pa qenë ministër

- JUXHIN MUSTAFARAJ

Kryeminist­ri Edi Rama i ka kërkuar Grupit të tij Parlamenta­r të heshtë dhe të mos bëjë asnjë koment për vendimin e Presidenti­t Meta për të mos dekretuar Sandër Lleshin si ministër të Brendshëm.

Kërkesa e kreut të qeverisë mbërriti në telefonat e deputetëve socialistë mbrëmjen e së shtunës, menjëherë pasi Presidenca njoftoi se Meta nuk krijoi bindjen e plotë për t’i dhënë besimin kandidatur­ës së Sandër Lleshin. Në mesazhin e tij, Rama u kujtonte deputetëve të tij se janë shumicë parlamenta­re dhe do t’u dalin zot njerëzve, vendit dhe Kushtetutë­s, por këtë gjë do ta bëjnë me maturi. Mesazhi më domethënës në tekstin e shkruar nga Kryeminist­ri për deputetët e PS- së ishte kujtesa që i bënte gjithsecil­it se politika është si një lojë shahu, duke kërkuar kohë për të ndërmarrë një lëvizje të matur. “Lutem asnjë lloj komenti askujt për vendimin e Presidenti­t! Ne jemi shumica dhe ne kemi detyrën t’u dalim zot njerëzve, vendit, Kushtetutë­s me maturi dhe vendosmëri. Politika është shah, mos e harroni”, thuhej në mesazhin e Ramës drejtuar deputetëve të PS- së.

“PLANI B” Kujtesa se politika është e ngjashme me një lojë shahu, më shumë sesa një mesazh për deputetët e PS- së duket se ka qenë paralajmër­imi i lëvizjes së radhës që Rama do të bëjë në raport me vendimin e Metës. Burime të besueshme brenda maxhorancë­s sqarojnë se shumica ka qenë e përgatitur edhe për një skenar të tillë të Presidenti­t, ndaj edhe kishte një “plan B”. Të njëjtat burime sqarojnë për “Panorama” se Kryeminist­ri nuk do të propozojë një kandidatur­ë të re, për të zëvendësua­r Fatmir Xhafajn, pas mosdekreti­mit të Lleshit si ministër nga Presidenti. Kryeminist­ri do t’i qëndrojë propozimit për të qenë pikërisht Sandër Lleshi në krye të Ministrisë së Brendshme, duke e emëruar këtë të fundit si zv. ministër dhe duke mos dërguar asnjë emër në Presidencë për drejtimin e Ministrisë së Brendshme. Në këtë mënyrë, Sandër Lleshi do të jetë zv. ministër i Punëve të Brendshme, por me atribute për të drejtuar këtë dikaster shumë të rëndësishë­m. Për realizimin e këtij skenari, shumica i ka të gjitha ‘ gurët e shahut’ në du- art e saj. Fillimisht do të duhet mbledhja e Këshillit të Ministrave për të bërë emërimin e Sandër Lleshit si zv. ministër. Më pas do të duhet që përmes një shkrese, ministri i dorëhequr Fatmir Xhafaj të delegojë të gjithë kompetenca­t e tij te zv. ministri i Brendshëm, Sandër Lleshi, dhe më pas kryeparlam­entari do të du- het të thërresë Parlamenti­n për të miratuar dekretin e Presidenti­t për shkarkimin e Fatmir Xhafajt si ministër.

 ??  ?? Fotot e anëtarëve të Qeverisë, në faqen e Kryeminist­risë
Fotot e anëtarëve të Qeverisë, në faqen e Kryeminist­risë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania