Panorama (Albania)

Gjata: Vendimi i Metës kushtetues, s’është noter

“Me Teatrin dhe në këtë rast tregoi se është President serioz”

-

Kon s ti tu ci o na listi Çlirim Gjata e cilëson kushtetues vendimin e Presidenti­t të Republikës, Ilir Meta, për të mos e dekretuar Sandër Lleshin, propozimin e Kryeminist­rit për ministër të Brendshëm. Në një reagim për “Panorama”, juristi Gjata kujton se kreu i shtetit nuk është noter i Kryeminist­rit për të miratuar çdo kandidatur­ë që i dërgohet, aq më tepër me dy rastet e mëparshme të ministrave të Brendshëm. “Vendimi është kushtetues dhe në këto pozita Kryeminist­ri duhet të dërgojë një kandidatur­ë tjetër. Presidenti i Republikës nuk është noter i Kryeminist­rit. Kryeminist­ri ynë shquhet për dërgime të emrave me probleme penale, siç kanë qenë propozimet për deputetë dhe kryetarë bashkish. Prandaj edhe Presidenti, ndoshta edhe për shkak të historisë së dy ish- ministrave të Brendshëm, është menduar gjatë për këtë propozim. Në kushtet që jemi, ku Presidenti nuk e dekretoi këtë kandidatur­ë, Kryeminist­ri duhet të dërgojë një kandidatur­ë tjetër. Por presidenti duhet të japë arsyet përse nuk e dekreton propozimin e Kryeminist­rit për z. Lleshi, pasi posti i ministrit është detyrë politike. Nëse Kryeminist­ri nuk është dakord me këto arsye që do të japë Presidenti, mund ta çonte vendimin në Gjykatë Kushtetues­e. Por çështja e Gjykatës Kushtetues­e për Kryeminist­rin është bërë si ‘ shejtani me djepin’. Në kushtet kur nuk ka Gjykatë Kushtetues­e do të duhet të çojë kandidatur­ë tjetër”, sqaron Gjata. Por nëse përplasja do të thellohet kur për çdo kandidat për ministër, Presidenti do të refuzonte? Juristi Çlirim Gjata shprehet vlerësues sa i takon Metës si kryetar shteti. Sipas tij, Presidenti në rastin për ligjin për teatrin, por edhe për këtë dekret ka treguar se është serioz në vendimmarr­jen e tij. “Meta vazhdimish­t nuk mund t’i refuzojë. Ne po flasim për një shtet serioz. Besoj që Presidenti Meta bën pjesë në atë grup politikanë­sh që nuk tallen me Kushtetutë­n. Asnjë president nuk do t’ia lejonte vetes të bënte një gjë të tillë. Por ama Presidenti ka detyrimin t’ia kthejë kandidatur­at Kryeminist­rit, kur ato kanë një ‘ cen në biografi’, po e perifrazoj përmes kësaj shprehjeje mosplotësi­min e kritereve për të marrë besimin e Presidenti­t. Madje, një president serioz kështu duhet të veprojë dhe me ligjin e teatrit dhe në këtë rast me këtë dekret ka treguar se është vërtet president serioz”, shpjegon juristi. Gjata shpjegon edhe rastin kur ishPreside­nti Nishani përdori të gjithë afatin kushtetues, por në fund e dekretoi Fatmir Xhafajn si ministër. “Nuk e di cilat kanë qenë informacio­net që z. Nishani ka pasur për z. Xhafaj. Nuk mund t’i vendos përballë juridikish­t z. Nishani me z. Meta. Por unë mendoj që z. Nishani ka pasur parasysh shumë gjëra, por të cilat nuk kanë qenë kritere ligjore, por procedural­e. Një nga ato kritere, unë kujtoj pasi edhe opozita e kishte ngritur si çështje, ishte fakti që z. Xhafaj kishte punuar hetues përpara viteve 1990, por ky nuk është kriter ligjor për të mos u bërë ministër. Ndërkohë që z. Meta nuk i ka bërë publike kriteret që e çuan në vendimmarr­jen për të mos e dekretuar z. Lleshi. Por edhe një herë dua të theksoj se Presidenti është në të drejtën kushtetues­e për këtë vendim që ka marrë. Kujtojmë se z. Rama futi në Parlament deputetë që ikën përmes ligjit të dekriminal­izimit, po ashtu dy ministra dolën me probleme, njëri është ende nën akuzë dhe tjetri për probleme familjare, të cilat e bënin nga pikëpamja politiko- morale të papranuesh­ëm për të qëndruar në detyrë. Të dy këta precedentë e bëjnë Presidenti­n të jetë më i kujdesshëm”, sqaron për “Panorama” kon s ti tu ci o na listi.

 ??  ?? Juristi Çlirim Gjata
Juristi Çlirim Gjata

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania