Panorama (Albania)

Nishani nuk ishte dakord me Xhafajn në 2017: Por, Kushtetuta më detyron

-

Bujar Nishani, në kohën kur gëzonte mandatin e Presidenti­t nuk e pengoi emërimin e Fatmir Xhafajt në krye të Ministrisë së Brendshme. Presidenti në atë kohë i qëndroi besnik parashikim­eve në Kushtetutë, edhe pse, vlerësimi tij për ministrin e propozuar ishte negativ. “Në vlerësimin tim, kandidatur­a e ministrit të Brendshëm është e papërshtat­shme, por Kushtetuta nuk ia jep të drejtën Presidenti­t të Republikës për të refuzuar një kandidatur­ë për ministër”, është shprehur ishPreside­nti Nishani në atë kohë. Krahas kësaj, Bujar Nishani u tregua i drejtpërdr­ejtë, kur ka shprehur se çfarë do të bënte, nëse do të kishte kompetencë të plotë. “Në rast se Kushtetuta e vendit do t’ia njihte të drejtën Presidenti­t, unë do ta refuzoja kandidatur­ën e ministrit të Brendshëm”, duke miratuar një vendim që ai nuk e don- te, ndryshe nga Presidenti Meta me rastin e Sandër Lleshit. Nishani në atë kohë nuk mori përsipër të krijojë një krizë institucio­nale dhe ia kaloi Parlamenti­t përgjegjës­inë për të miratuar apo jo dekretimin për emërimin e ministrit të Brendshëm. Ndonëse në propozimin e parë të Fatmir Xhafajt si ministër të Brendshëm u tentua të rrëzohej aprovimi i tij, ai sërish arriti të merrte dekretin presidenci­al, që i dha mandat të plotë për të qenë në krye të Ministrisë së Brendshme. Krahas kësaj, Xhafaj në atë kohë, në zbatim të nenit 99 të Kushtetutë­s bëri edhe betimin para Presidenti­t Nishani, i cili në atë kohë nuk dëshironte ta dekretonte. Por ndryshe nga Nishani, Meta kërkoi që përgjegjës­itë për mosaprovim­in e kandidatur­ës së Sandër Lleshit ta merrte vetë përsipër, duke mos ia deleguar Parlamenti­t për votim.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania