Panorama (Albania)

LETËRPOROS­IA

- ERALD DELIU

Prokuroria e Tiranës iu drejtua autoritete­ve të Izraelit në mënyrë që të zbërthente telefonat e koduar të Ervis Martinajt. Nga këto ekspertime, arriti të rikuperojë përmes asistencës izraelite biseda para ngjarjes mes Martinajt dhe personave të tjerë.

Prokuroria e Tiranës u është drejtuar përmes një letërporos­ie autoritete­ve në Izrael për të çkoduar telefonat celularë të Ervis Martinajt.

Përgjigjja që ka ardhur nga Izraeli është mjaft interesant­e për hetimin, pasi sipas Prokuroris­ë, rrëzon pjesërisht dëshminë e Ervis Martinajt, i cili ka thënë se shkoi rastësisht në lokalin “Monopol” të Redi Popeskut. Kështu, nga bisedat që ai ka kryer me persona të tjerë të përfshirë në ngjarjen ku u vra Fabian Gaxha, duket se Martinaj ka planifikua­r çdo gjë, duke u kërkuar shokëve që të afrohen të armatosur në lokal. “Panorama” sjell të plota komunikime­t e Ervis Martinajt me shokët e tij. Ai komunikon me një person që quhet “Boli” dhe i kërkon që të vijë ne lokalin e Redi Popeskut. Gjithashtu, më pas i shkruan një personi tjetër që e ka regjistrua­r me ermin “San” numrin e tij dhe i thotë të afrohet në Bllok dhe të marrë edhe “ndonjë gjë me vete”. Biseda më e gjatë është ajo në rrjetin “Telegram”, ku flet me një person të regjistrua­r me emrin “Aldo” dhe i kërkon që të vijë bashkë me djemtë e tjerë te lokali i Redi Popeskut i armatosur. Sipas Prokuroris­ë, këto lëvizje të Martinajt rrëzojnë dëshminë e tij kur thoshte se te lokali i Popeskut kishte shkuar krejt rastësisht. Nga bisedat duket se Martinaj i druhej përplasjes me armë në lokal dhe po shkonte me krahë të mbuluara, megjithëse mbeti i plagosur.

PËRGJIMET “Nga akti i ekspertimi­t tekniko- elektronik nr. 11694, dt. 02.11.2018 i aparatit telefonik të sekuestrua­r të arrestuari­t Ervis Martinaj kanë rezultuar të dhëna me rëndësi për hetimin. Në rrjetin “Whatsapp”, më datë 04.10.2018 rezultojnë këto komunikime:

- Ora 21: 12 komunikon me numrin * 854 regjistrua­r me emrin “Boli” me tekst “mer” dhe më pas ora 21: 15 “Afrohu në bllok përballë bilioner te rrobat e shtrenjta”.

- Ora 21: 16 komunikon me numrin * 816 regjistrua­r me emrin “San” me tekst “Afrohu në bllok”, “mer naj gjë me vetë” dhe ora 21: 45 “Ku je?”

- Në rrjetin “Telegram” më datë 04.10.2018 rezul- tojnë këto komunikime me kontaktin e regjistrua­r me emrin “Aldo”, që i përket numrit në regjistrin e kontakteve të aparatit telefonik * 239 nga ora 21: 04 deri në orën 21: 19. Martinaj: Ku je, afrohu! Aldo: Po pres Olsin me ik me e taku te lokalu.

Martinaj: Ok, mos vono. Çfarë vendi je? Lidhu me çunat, afrohu me armë. Aldo: Ok. Martinaj: Ndalo para lokalit të arit.

Aldo: Ok, erdhëm, jam me Olsin, çunat po vijnë.

Martinaj: Po çunat? Afroji.

Aldo: shpija. Martinaj: Ti ku je? Aldo: Unë për një sekond aty.

Martinaj: Çunave te dyqani redit afroji. A erdhe? Aldo: Po te lokali... jam Martinaj: Ku? Po s’o dalin nga

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania