Panorama (Albania)

Nuk përballoi humbjen e gruas, vret veten me thikë

Goditi veten në qafë në gjendje të rënduar psikologji­ke

-

FIER - Vuante vdekjen e bashkëshor­tes, vret veten me thikë 93- vjeçari. Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së shtunës, ku një person i ka dhënë fund jetës. Rreth orës 08: 20 të mëngjesit të kësaj të shtune, në lagjen "Sheq i Madh", Fier, dyshohet se Rushit Fejzullai, 93 vjeç, ka goditur veten me thikë në banesën e vajzës së tij. Mësohet se ai kishte disa muaj që jetonte tek e bija. I moshuari u dërgua me urgjencë në spitalin e Fierit, por nuk mundi të mbijetojë. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të saj, teksa pritet marrja në pyetje e vajzës së viktimës. Paraprakis­ht mësohet se 93- vjeçari, babai i pesë fëmijëve, në janar të këtij viti kishte humbur bashkëshor­ten. Prej asaj kohe, ai kishte shfaqur probleme pasi psikologik­isht nuk e kish përballuar dot humbjen e saj. Pas shumë lutjesh nga e bija, ai kish shkuar prej 4 muajsh të jetonte në shtëpinë e saj, ku kalonin mirë bashkë me dhëndrin dhe fëmijët. Humbja e gruas i kishte krijuar një gjendje jo të lehtë për ta përballuar jetesën, me gjithë kujdesin e familjarëv­e të tij. Dyshohet se ngarkesa emocionale e ka çuar drejt vendimit fatal. Ai ka pritur një çast kur në kuzhinë nuk kish njeri, ka marrë thikën e bukës dhe ka qëlluar veten në qafë. Askush nuk e ka parë se si ka ndodhur ngjarja. Vetëm disa minuta më pas e bija e ka gjetur të mbuluar me gjak dhe e ka çuar menjëherë në spital. Mjekët thanë se plaga i kishte shkaktuar humbje gjaku dhe se i moshuari, edhe për shkak të dobësisë trupore, nuk ka arritur të mbijetojë. I moshuari ka edhe tri vajza të tjera që jetojnë në Shqipëri, si dhe një djalë që jeton në Amerikë prej vitesh. m. r

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania