Panorama (Albania)

DAKO: NUK ËSHTË SUKTHI, POR NGA BOTA E TRETË

-

Banorët e Qendrës Administra­tive Sukth, që përfshin disa fshatra, protestuan dje kundra ndotjes mjedisore që vjen si pasojë e djegies së mbeturinav­e në terren të hapur. Fillimisht, banorët bllokuan për disa minuta rrugën që lidh Sukthin me Maminasin e më pas u zhvendosën te kanali i ujërave të larta, i cili është kthyer në vendgrumbu­llim të mbetjeve urbane të të gjithë zonës, duke nisur nga Sukthi, Shijaku e fshatrat përreth. Banorët thanë se nga tymi që përhapet në të gjithë fushat është e pamundur të hapen dyer e dritare, ndërsa më të rrezikuar janë fëmijët, të cilët vuajnë nga sëmundje të ndryshme, duke përfshirë edhe astmën që vjen si pasojë e ndotjes. Ata theksuan se disa herë i janë drejtuar njësisë vendore të Sukthit, por për herë të parë janë grumbullua­r për të protestuar së bashku ndaj këtij problemi që i shqetëson të gjithë. Banorët tregojnë pam- Kreu i Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako, në një reagim për videon denoncuese të publikuar nga ish- Kryeminist­ri Sali Berisha në “Facebook, pretendon se pamjet nuk i përkasin Sukthit. “Shikojeni pak videon e Babës Lulit për me demek Sukthin dhe blozën! U bë e disata herë që ky Plak nxjerr video nga bota e tretë që ia faturon Durrësit, por unë i them s’ka video dhe toç apo larvë që e kthen më pushtetin tënd o i vdekur dixhital! Durrësi ka qenë, është dhe do të mbetet nga ana e zemrës: Majtas!”, shkruan Dako në faqen e tij në “Facebook” si kundërpërg­jigje. je nga ndotja mjedisore që shkaktohet nga djegia e mbeturinav­e dhe akuzojnë kryebashki­akun e Durrësit, Vangjush Dako, se ka mashtruar për videon e pub- likuar nga Berisha. Sipas tyre, pamjet janë reale sepse janë vetë ata që ia kanë dërguar ish- Kryeminist­rit të vendit atë video, ngaqë nuk gjenin asnjë mbështetje dhe ankesat e tyre binin në vesh të shurdhet. Videos së publikuar nga Berisha, Dako iu përgjigj me ironi se ishte një video e xhiruar në një qytet të botës së tretë dhe jo Suk- thi. “Prej disa vitesh vuajmë këtë problem. Siç e shikoni, mbeturinat digjen në terren të hapur dhe shkaktojnë ndotje masive në të gjithë zonën. Këtu është bërë e pamundur jetesa. Shtëpitë tona mbushen me tym dhe kur zgjohemi në mëngjes në dhomën e gjumit, të duket vetja sikur ndodhesh në mes të kësaj fushe mbetjesh. Është një skandal i vërtetë. Asnjë masë nuk është marrë, pavarësish­t ankesave të shumta në drejtim të institucio­neve të ndryshme. Vangjush Dako i ka braktisur qytetarët. Dako ka të drejtë vetëm për një gjë që, Sukthi është kthyer në një vend të botës së tretë dhe kjo është meritë e kësaj qeverisjej­e”, thonë banorët. Protestues­it i kujtojnë Kryeminist­rit Edi Rama premtimin që iu dha, duke iu thënë “Rrëzoni Sali Berishën me votë nga pushteti dhe qeverisja do të bëhet e juaja kur të marr unë qeverinë”. Banorët thonë se plehrat duhet të largohen nga vendi ku grumbulloh­en e digjen, në të kundërt autoritete­t do të përballen me zemërimin e popullatës. Banorët e Sukthit thanë se Bashkia e Durrësit duhet të ndërhyjë shpejt, në të kundërt ata që prej ditës së hënë, si hap të dytë kanë bojkotimin e mësimit nga fëmijët e tyre në shkollën nëntëvjeça­re.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania