Panorama (Albania)

Adelina Mamaqi: Një yll i vogël në orbitën e letërsisë për fëmijë

-

Më kujtohen zbarkimet e para të emigrantëv­e, imazhet televizive, kam dëgjuar të afërm të mi, që kanë adoptuar fëmijë asokohe. Krahasuar me atë që po ndodh tani në vendin tonë, atëherë kishte një pritje më entuziaste. Edhe qeveritë e asaj kohe i kanë kthyer anijet, por vetë njerëzit ishin më të hapur. Dhe më erdhën në mendje të gjitha këto. M'u kujtuan nxënësit shqiptarë që vinin në shkollën tonë. "I huaji" ishte gjithnjë një djalë shqiptar, me të cilin unë bëja miqësi. Por nuk e njihja historinë e 40 viteve diktaturë, kjo paranojë e jashtëzako­nshme e këtij personi, që ka jetuar pikërisht në këtë vilë, ku jemi sot.

Ç'ndjesi ju krijon fakti që po xhironi pikërisht në vilën e ish- diktatorit Enver Hoxha?

Është impresionu­ese. Gjithnjë kam menduar se diktatorët kanë armiq, që janë bërë luftëra për të justifikua­r një industri lufte, ndërsa këtu jo. Manipulimi mendor që i është bërë këtij populli është drithërues. Dhe kjo ka ndodhur pikërisht këtu. Kam parë në Galerinë e Arteve vepra të realizimit socialist, janë shumë të bukura, por të trishta. Ndihej që autori kërkonte të dilte përtej normës me një ngjyrë, një simbolikë, për të thënë diçka më shumë. Dhe është shumë e trishtuesh­me që arti të mos jetë i lirë dhe të mos thotë fjalën e vet. Arti duhet të jetë i paprekshëm. Por kjo nuk ka ndodhur vetëm këtu, veçse këtu diktatura ka zgjatur shumë më gjatë. E sigurt është që e shkuara nuk duhet harruar. Është e vërtetë që duhet ecur përpara, por pa harruar të kaluarën. Gjatë xhirimeve jemi të gjithë të shkujdesur, për skenat, batutat, por ama, këtu duket si një tokë të vdekurish dhe ndihet që ka ende gjëra që duhen zgjidhur. Pak e ankthshme.

Si u bëtë pjesë e këtij projekti, si u përzgjodhë­t për rolin Klarës?

Audicioni ishte argëtues. Namiku nuk tha shumë fjalë. Vetëm u vështruan në sy me drej- torin e fotografis­ë dhe të trupës. Nuk folën. Drejtori i trupës ( Alfred Trebicka) u çua dhe më puthi në ballë dhe mendova, me këtë ose po më thotë: shko e dashur, je një vajzë e mirë, por duhet të ndërrosh profesion, por kjo punë nuk bën për ty, ose: kjo është ajo e duhura. Fatmirësis­ht ishte kjo e fundit. Nuk ishte një puthje e Judës dhe as puthje mëshire, por inkurajimi. Namiku besoi menjëherë te unë dhe këtë ma ka konfirmuar në vijimësi. Dhe për një artist, kjo është shumë e rëndësishm­e. Dhe të mendosh që atë ditë vajta vonë në audicion, nuk iu binda agjentit tim për të mos vajtur. Nuk e di..., por doja patjetër të shkoja.

Kishe dëgjuar fjalë të këqija për Shqipërinë? Të kishin thënë që është vend i rrezikshëm?

Jo, jo. Të gjithë më thanë që në Shqipëri hahet shumë mirë dhe që njerëzit janë shumë të sjellshëm. Dhe është e vërtetë. Kam pasur mundësinë që të rrija një javë përpara xhirimeve dhe të shihja Muzeun Kombëtar, Galerinë e Artëve, shëtita rrugëve të qytetit, pashë shumë turistë... Djemtë e trupës kanë qenë të gjithë shumë të sjellshëm dhe nëse kisha nevojë për diçka, ishin gjithnjë të gatshëm. Ndoshta nuk ka shumë eksperienc­ë në industrinë filmike, por ka shumë humanizëm dhe punë në grup.

Gjatë xhirimit të një skene në Vilën "Bardha" u ndie një lloj nervozizmi nga ana juaj, regjisori e ktheu skenën disa herë, çfarë po ndodhte?

Isha shumë e përqendrua­r. Ajo është një skenë shumë e rëndësishm­e. Skena finale. Personazhi im shfaqet për herë të fundit. Por është edhe lamtumira. Klara priste me ankth takimin me të dashurin, por kur dy njerëz janë bashkë e ndiejnë që ka diçka që nuk shkon. Isha futur në këtë atmosferë dhe duke qenë protagonis­tja, e kapur nga emocioni, kërkova pak më tepër vëmendje. Dhe jo për narcizizëm, ia lejova vetes edhe një dubël më tepër. E bëra për Klarën! Si lindi dëshira për t'u bërë aktore? Kur isha e vogël, shihja shumë filma dhe prekesha shumë. Qaja me dhimbjen e personazhe­ve dhe lumturohes­ha me lumturinë e tyre. Gjithë këtë emotivitet duhet ta shkarkoja diku dhe vendosa të bëhesha aktore. Kam qenë shumë e ndrojtur dhe kur flisja në publik belbëzoja, nuk gjeja dot fjalën e duhur. Duke recituar, duke folur me fjalët e të tjerëve, duke u vendosur në situata të ndryshme, u çlirova. Pra, vendosa të bëhesha aktore për çështje personale, jo për protagoniz­ëm, por sepse më bën të ndihem mirë. Me gjithë ata sy të ngulur mbi mua, unë, ndihesha vetja. Nuk belbëzoja më, gjërat u përmirësua­n dhe iu futa studimit që 16 vjeç. Tani jam 29 vjeç dhe mund ta quaj veten profesioni­ste. Keni luajtur teatër, seri televizive, filma... E kam nisur me teatër, kam bërë edhe disa role të vogla, por ky film për mua është një mundësi shumë e mirë. Kam rolin e protagonis­tes dhe është shumë e rëndësishm­e. Por është edhe më e thjeshtë, pasi ke mundësi të shfaqesh. Është gati për të qeshur kur ke një rol të vogël dhe tek ai do të shprehësh gjithë aftësitë e tua. Është frustruese. Sigurisht nuk ka role të vogla, por të kesh këtë frymëmarrj­e, është diçka që e kërkoja prej kohësh. Kinemaja është dashuria ime. Por, për momentin, industria kinematogr­afike në Itali nuk është në lulëzim, rolet janë skematike dhe kam preferuar të bëj televizion. Për të bërë eksperienc­ë, kam bërë edhe role që janë më shumë industri se art, por duhet edhe ajo. Ëndrra ime është të bëj aktoren nëpër botë. Mezi po pres të kthehem në Madrid, që është një qytet që e dua shumë. Kam në plan të shkoj edhe në Los Angeles. Pas këtij muaji në Shqipëri, do kthehem në Itali të marr veten. Ka qenë një eksperienc­ë shumë e mirë, e rëndësishm­e. Jam ndier e mbrojtur.

"Lëndina e arushëve", libri më i ri për fëmijë është promovuar këto ditë në Teatrin Kombëtar Eksperimen­tal në Tiranë. Aktiviteti ishte konceptuar si një festë për fëmijët dhe prindërit e tyre. Një etyd nga "Lëndina e arushëve" realizuar nga fëmijët e qendrës kulturore, "Edukojmë me art", nën drejtimin e regjisores Alma Hoti, ngriti siparin e promovimit.

Autorja e librit, Rovena Rrozhani, u shpreh se ky libër frymëzohet nga realiteti dhe i fton fëmijë e të rritur që të përshkojnë "të njëjtin rrugëtim" që ajo bëri gjatë shkrimit të "Lëndinës së arushëve", duke rigjetur lidhjen e njerëzve me natyrën dhe elementet e saj.

Në promovimin e librit u lexua mesazhi i shkrimtare­s shumë të njohur për fëmijë, Adelina Mamaqi, e cila është njëherësh edhe redaktorja e "Lëndina e arushëve". "Ky libër që fillon me një peizazh të bukur poetik, vazhdon kështu edhe me lodra, edhe me dhimbje, edhe me përpjekje, edhe me lumturi, të cilat janë pjesë e jetës dhe të cilat i përjeton gjer në fund të librit me emocion e me mbresa të thella", shkruan Mamaqi në letrën e saj.

Letërsia është një formë mjaft e mirë edukimi dhe formimi për fëmijët theksoi dr. Blerta Bodinaku, psikoterap­iste. "Vlerat nuk janë koncepte abstrakte që i shërbejnë një morali abstrakt shoqëror. Vlerat, mbi të gjitha, janë instrument­e që i shërbejnë mirëqenies sonë individual­e, pastaj ndërtimit të mirëqenies shoqërore. Të mësosh të pranosh diversitet­in e të tjerëve, do të thotë të mësosh të pranosh të ndryshmen te vetja; të mësosh të duash tjetrin, do të thotë të mësosh të duash veten. Leximi është një akt zhvillimi intelektua­l, por leximi i letërsisë së mirë, të fokusuar te vlerat e shëndetshm­e njerëzore, është një akt dashurie për veten", tha Bodinaku, e cila ka ideuar dhe udhëhequr dy botime didaktike për fëmijët e kopshteve "Tutu mëson të dëgjojë" dhe "Kush e shëroi Elefantush­in".

Regjisorja Alma Hoti, me të cilën shkrimtarj­a ka realizuar shfaqjen muzikore për fëmijë "Rozi dhe kopshti magjik", u kërkoi prindërve që të mbajnë fëmijët më pranë librave dhe më larg teknologji­së e celularëve. Ajo u shpreh se ky libër është një relike e vyer në duart e fëmijëve, pasi kryen funksion sa artistik aq dhe edukues, sensibiliz­ues, argëtues. "Libri të përpin mes rreshtash, duke të mbarsur me imagjinatë e fantazi, qofsh fëmijë apo i rritur dhe kjo e bën librin të dashur e të suksesshëm, pasi arrin të depërtojë pa kufij te çdo grupmoshë. Ne kemi nevojë më shumë se kurrë në kohën që jetojmë t'i ofrojmë fëmijëve libra e specifikis­ht përmes tyre të prekim tema delikate, siç është kjo e dashurisë dhe kujdesit për kafshët, që ata të mund të marrin mësimet e duhura e të ndryshojnë për mirë në këtë drejtim". Gjithashtu, regjisorja bëri me dije se shumë shpejt "Lëndina e arushëve" do të bëhet një shfaqje e mirëfilltë teatrale për fëmijë, e cila do të shëtisë kudo ku ka fëmijë për t'i edukuar dhe argëtuar, duke e jetësuar librin në skenë.

"Lëndina e arushëve" është një rrëfim i mbushur me ngjyra dhe fantazi që sjell në vëmendje historinë e trishtuar të arushit Tomi, i cili nga pylli, ku jetonte me familjen e tij, përfundon në një kafaz restoranti. Miqësia e tij me Egretën, por edhe dashuria e një djali të vogël për të, janë mbështetja dhe ndihma që arushi të rikthehet në botën e tij. Por sigurisht që kjo ndodh pas një sërë aventurash. Ky botim mund të konsideroh­et nga të parët botime shqiptare për fëmijë me tematike mjedisore. Këtë e përforcon dhe një informacio­n i dobishëm për prindërit nga specialist­ët e "Katër Putrave", i shtuar në botim, pas mbylljes së përrallës. Libri është ilustruar me mjeshtëri nga piktorja e talentuar Borena Frashëri Kunze, e diplomuar në Akademinë e Arteve në Dyseldorf të Gjermanisë.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania