Panorama (Albania)

S'paguan qiratë, rinovim kontrate për përfituesi­t e banesave sociale

-

Ata që kanë përfituar afro 400 apartament­et në Shkozë nuk janë treguar korrektë me pagesat. Këtë e ka pranuar edhe Bashkia, e cila, për të mos marrë një vendim arbitrar, ka zgjedhur një rrugë të mesme. Ajo i fton të hartojnë një kontratë të re, më saktë ta rinovojnë atë që është në fuqi, duke shlyer me këste, përpos pagesës mujore edhe shumën e të prapambetu­rave. Në thirrjen e radhës, ajo i fton përfituesi­t të bëjnë gati listën e dokumentev­e dhe ta dorëzojnë brenda një muaji. "Afati kohor i dorëzimit të dokumentac­ionit është 30 ditor, nga data 05.11.2018- 05.12.2018. Dorëzimi i dokumentac­ionit do të bëhet pranë Sektorit të Administri­mit të Banesave Sociale, Shkozë", citohet në njoftimin e saj. Në listën me 18 dokumente kërkohet: certifikat­a e lindjes dhe ajo familjare e aplikantit; vërtetimi i vendbanimi­t; vërtetimi i të ardhurave neto të familjes; dokumentac­ioni përkatës nga punëdhënës­i i aplikantit dhe të personave të tjerë të familjes që janë në punë; dokumentin nga organet tatimore dhe sigurimet shoqërore për derdhjen e kontribute­ve; vërtetim nga Zyra e Ndihmës Ekonomike; vërtetim nga zyra e punësimit për personat e përfshirë në programin e pagesës së papunësisë; vërtetim nga sigurimet shoqërore për personat në pension; vërtetim nga ZRPP për mosdisponi­min e një pronësie, qoftë të aplikantit apo anëtarëve të familjes; dokumentin zyrtar të celebrimit për efekt të llogaritje­s së moshës për çiftet e reja si dhe të tjera dokumente për raste specifike. Vendimi për një aktmarrëve­shje të re midis bashkisë e përfituesv­e të këtij programi strehimi është marrë që në muajin shtator nga Këshilli Bashkiak. Në relacionin shoqërues pranohet se pas shpërndarj­es së banesave sociale me qira janë hasur problemati­ka të ndryshme si: ndryshimi i gjendjes social- ekonomike, pamundësi pagese, ambiente jo të aksesueshm­e, strukturë jo e përshtatsh­me e apartament­it e të tjera, të cilat nuk kanë marrë ende zgjidhje. Nisur nga kjo situatë, Bashkia ka miratuar draftkontr­atën e qirasë së re, aktmarrëve­shjen e re për përfituesi­t debitorë, me qëllim shlyerjen e tij me këste. Për këtë procedurë do të jetë përgjegjës një grup i posaçëm që do të shqyrtojë, vlerësojë dokumentac­ionin e aplikuesve, aktualisht banues në apartament­et sociale në Shkozë.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania