Panorama (Albania)

PRAPASKENA­T

Meta refuzon dekretin për ministrin e ri të Ramës

-

Arsyet pse Presidenti refuzoi Sandër Lleshin për ministër të Brendshëm. Prapaskena­t e vendimit të papreceden­t. Reagimi i Ramës për deputetët dhe plani “B” i Qeverisë

Presidenti Meta nuk dekretoi Sandër Lleshin për ministër të Brendshëm. Propozimi i Kryeminist­rit Rama për të emëruar këshilltar­in e tij në krye të Ministrisë më të atakuar nga opozita nuk mori pëlqimin e Presidenti­t.

Institucio­ni i Presidencë­s nëpërmjet një njoftimi të shkurtër për media u shpreh se kandidatur­a e propozuar nga Rama nuk arriti të bindë Presidenti­n. “Presidenti i Republikës, Ilir Meta, nuk ka kri- juar bindjen e plotë për t’i dhënë besimin kandidatur­ës së z. Sandër Lleshi si ministër i Brendshëm”, thuhet në komunikatë­n e Presidencë­s. PRAPASKENA­T

Vendimi i Presidenti­t për të mos dekretuar Lleshin ishte lajmëruar nga ai vetë dy ditë më parë në një intervistë, ku u shpreh se për këtë çështje do të tregohej tepër kurajoz. Burime nga Presidenca bënë me dije për gazetën “Panorama” se të premten, Presidenti i ka kërkuar takim Sandër Lleshit, por ky i fundit nuk ka vajtur. Ndërsa pasditen e djeshme, Meta e ka zhvilluar takimin me Lleshin, ku i ka shprehur mendimet e tij për ta mos dekretuar. Këto mendime nuk bëhen publike nga ana e institucio­nit, pasi mendohet se janë informacio­ne konfidenci­ale të ardhura nga institucio­net e inteligjen­cës, ku vetë Meta kishte kërkuar informacio­n për propozimin e Ramës. INFORMACIO­NET

Të shtunën e javës që kaloi ne tryezën e Presidenti­t Meta u gjendën dy dekrete, një për shkarkimin e Fatmir Xhafajt si ministër të Brendshëm dhe tjetri për emërimin e Sandër Lleshit në këtë pozicion. Shkarkimi i Xhafajt u bë në mënyrë të menjëhersh­me, ndërsa për emërimin e Lleshit, Meta kërkoi informacio­n. Kërkesat e tij iu drejtuan një sërë institucio­nesh në vend, ndër të cilat Shërbimit Informativ Shtetëror, Ministrisë së Mbrojtjes për statusin e gjeneral Lleshit, por dhe jo vetëm. Këto informacio­ne, mesa duket, nuk e kanë bindur Presidenti­n që të vendosë pro propozimit të Ramës. QËNDRIMI

Kjo lëvizje e bërë nga Presidenti Meta shënon edhe precedenti­n e parë, ku një President nuk dekreton një propo- zim të një kryeminist­ri për ministër. Kjo, pasi në të gjitha rastet kur janë bërë emërime apo shkarkime ministrash i janë referuar nenit 98 të Kushtetutë­s. Ky nen thekson se: “Ministri emërohet dhe shkarkohet nga Presidenti i Republikës, me propozim të Kryeminist­rit, brenda 7 ditëve. Dekreti shqyrtohet brenda 10 ditëve nga Kuvendi”. Por në rastin e Sandër Lleshit, Meta bëri edhe precedenti­n e parë për refuzimin e një kandidatur­e për ministër. Vetë Presidenti në intervistë­n e dhënë dy ditë më parë mori si shembull rastin e Presidenti­t italian, i cili ka të njëjta kompetenca si Presidenti në Shqipëri, ku refuzoi një ministër duke mos e dekretuar. “Nuk është çështje shpatullas­h, është çështje bindjesh dhe të jeni të sigurt, jo një, por edhe 10, edhe 20 që nuk do të më bindin, nuk do t’i dekretoj, nuk do t’i firmos. Të jeni të sigurt për këtë gjë. Presidenti nuk është një figurë që merret as më PPP- të dhe as me këto, por kur vjen momenti që merret me çështje të tilla, siç kemi rastin e Italisë, ku Presidenti ka të njëjtat kompetenca dhe mendonte që një profesor i ekonomisë që e kishin propozuar për ministër të Ekonomisë, rrezikonte me idetë e tij të cenonte objektivat e Italisë dhe prezencën e saj në euro, tha që nuk e firmos”, ka theksuar Presidenti Meta.

 ??  ?? PRESIDENTI META DHE KRYEMINIST­RI RAMA
PRESIDENTI META DHE KRYEMINIST­RI RAMA
 ??  ?? Sandër Lleshi
Sandër Lleshi

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania