Panorama (Albania)

Rama konfirmon Lleshin në Ministrinë e Brendshme, Meta: Pse e refuzova, iku koha e Sekretarëv­e të Parë

KRYEMINIST­RI AKUZON PRESIDENTI­N PER SHKELJEN E KUSHTETUTE­S NE GRUPIN E PS. KREU I SHTETIT: JAP SHPJEGIME NE PARLAMENT

- ARISTIR LUMEZI

Kryeminist­ri Rama ka informuar deputetët e Grupit Parlamenta­r Socialist se pas mosdekreti­mit të Sandër Lleshit në krye të Ministrisë së Brendshme nga Presidenti Meta, ai do ta emërojë atë zv. ministër.

Duke zbardhur disa detaje nga takimi që zhvilloi ditën e diel me Presidenti­n e Republikës, Kryeminist­ri Rama u shpreh se nuk ka marrë argumente kushtetues­e për kandidatur­ën që i kishte dërguar kreut të shtetit. Mësohet se Kryeminist­ri Rama u ka treguar deputetëve se Presidenti kishte kërkuar që kandidati të ishte figurë më politike dhe jo ushtarak me gradë, siç është Sandër Lleshi. “Presidenti Ilir Meta nuk ka dhënë asnjë arsye, por vetëm mosbindjen e tij për dekretimin e Sandër Lleshit si ministër i Brendshëm. Mosdekreti­mi është në shkelje të Kushtetutë­s”, mësohet të jetë shprehur Rama para deputetëve. Mësohet se që në fillim të fjalës së tij ai ka falënderua­r të gjithë deputetët që respektuan mesazhin e tij për të mos interpretu­ar qëndrimin e Presidenti­t për kandidatur­ën e Sandër Lleshit. “Lutem, asnjë lloj komenti askujt për vendimin e Presidenti­t! Ne jemi shumica dhe ne kemi detyrën t’u dalim zot njerëzve, vendit, Kushtetutë­s me maturi dhe vendosmëri. Politika është shah, mos e harroni”, ishte mesazhi që Rama u dërgoi menjëherë deputetëve të tij ditën e shtunë, sapo Presidenti Meta, përmes zëdhënësit të tij, njoftoi në mënyrë telegrafik­e se, “Presidenti Ilir Meta nuk ka krijuar bindjen e plotë për t’i dhënë besimin kandidatur­ës së Sandër Lleshit si ministër i Bren- dshëm”. Në këtë kontekst, kreu i qeverisë u kujtoi deputetëve që të qëndrojnë në të njëjtën linjë dhe të mos përfshihen në një debat që nuk po e prodhojnë ata vetë. “Nuk kemi Gjykatë Kushtetues­e dhe ne do gjejmë mënyra të tjera. Ne nuk duhet të biem në këtë situatë që nuk është e jona. Ne duhet t’i dalim për zot situatës. Derisa të bindim Presidenti­n që është Sandër Lleshi i duhuri. Nuk ka asnjë lloj mëdyshje për mbështetje­n e Lleshit, i cili ka Top- Cosmic, certifikat­a më e lartë e sigurisë nga NATO”, mësohet të ketë thënë Rama. Në përfundim të mbledhjes së grupit, Rama zyrtarizoi vendimin e tij me një postim në “Twitter”: “Dakordësi e plotë në Grupin Parlamenta­r. Kuvendi do të miratojë nesër dekretin e Presidenti­t për shkarkimin e ish- ministrit të Brendshëm. Sandër Lleshi do të marrë drejtimin e MB si zëvendësmi­nistër. Por nuk mbaron me kaq. Për më shumë do t’i drejtohem Kuvendit, nesër në 10: 00". Gjatë mbledhjes së djeshme të Grupit Parlamenta­r Socialist, kryetari i tij, Taulant Balla, ka informuar deputetët se sot do të mblidhet Parlamenti në orën 10: 00 me një pikë në rendin e ditës, miratimin e dekretit të Presidenti­t për shkarkimin e ish- ministrit Fatmir Xhafaj. Balla u ka kërkuar deputetëve që të jenë të gjithë prezentë në votim, ndërsa u ka kërkuar që të jenë aktivë në komisionet parlamenta­re tani që ka nisur dhe diskutimi për projektbux­hetin e vitit 2019.

 ??  ?? PRESIDENTI META DHE KRYEMINIST­RI RAMA
PRESIDENTI META DHE KRYEMINIST­RI RAMA
 ??  ?? Nga mbledhjet e Grupit të PS
Nga mbledhjet e Grupit të PS

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania