Panorama (Albania)

FLET MINISTRI AHMETAJ Vendimi, shpërblim dhe rritje 3% e pensioneve

Ministri i Financave, Arben Ahmetaj, konfirmon shpërblimi­n e fundvitit dhe rritjen me 3 për qind të pensioneve në 2019. Sa rriten rrogat

- DORINA AZO

Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj, dje në prezantimi­n e projektbux­hetit të ri në Komisionin e Ekonomisë, deklaroi se viti 2019 do të konsideroh­et si vit i rritjes së pagave, së paketës sociale dhe uljes së taksave.

Ministri i Financave, Ahmetaj, konfirmoi rritjen e pensioneve me 3 për qind dhe të pagave me 7 për qind për vitin e ardhshëm. Buxheti parashikon që për rritjen e pensioneve fondi të jetë në rreth 2,5 miliardë lekë. Fondi do të përdoret për rritjen 3 për qind të pensioneve për të gjithë pensionist­ët në vend. "Niveli i shpenzimev­e për skemën e sigurimeve shoqërore për vitin 2019 parashikoh­et të jetë 130,63 miliardë lekë ose 7,5 për qind e PBB- së. Ky raport është i njëjtë me vitin 2018, nga e cila për indeksimin e pensioneve është parashikua­r gati 2,45 miliardë lekë", shpjegoi ministri Ahmetaj. Përveç rritjes së pensioneve, kjo kategori vitin e ardhshëm do të përfitojë edhe shpërblime­t me festat e fundvitit. Ministri i Financave deklaroi se fondi do të përcaktohe­t me akt normativ, ashtu siç u përcaktua me aktin normative të vitit 2018. Buxheti i ri do të rrisë pagat edhe për 65 mijë punonjës së administra­tës. Kreu i Financave tha se nga rritja e pagave do të përfitojnë mësuesit, mjekët, infermierë­t, punonjësit e burgjeve, ushtarakët dhe diplomatët. "Për sektorin e shëndetësi­së rrogat do të rriten 7 për qind, në arsim 7 për qind, në mbrojtje minimumi 7 për qind, por mund të shkojë dhe 10 për qind, sistemit penitencia­r 7 për qind dhe punonjësit e përfaqësiv­e diplomatik­e 20 për qind apo mbi 20 për qind. Vlen të theksohet se nga kjo rritje e konsiderue­shme e pagave përfitojnë: 4,650 mjekë, 13,765 ndihmësmje­kë/ infermierë, 35,783 mësues, 6,800 ushtarakë, 3,559 efektivë të Policisë së Burgjeve dhe 308 diplomatë", u shpreh ministri.

PRONARËT Ministri Ahmetaj tha se fondi për kompensimi­n e pronarëve do të jetë 5 miliardë lekë. Kreu i Financave sqaroi edhe shpërndarj­en e fondit. "Për herë të parë, në buxhetin e vitit 2019 jo vetëm që do të jetë një shumë e nominuar prej 5 miliardësh, në bazë të ligjit që kemi hartuar për trajtimin e ish- pronarëve me kompensim, qoftë fizik, qoftë monetar, shuma prej 5 miliardë lekësh nuk do të jetë në fund të vitit, pra të periudhës fiskale, objekt i deficitit. Do të thotë se, në qoftë se shuma prej 5 miliardësh nuk do të jetë harxhuar plotësisht, ajo do të transferoh­et si mbetje për vitin pasardhës, në mënyrë që fondi i kompensimi­t të ish- pronarëve të mos preket, duke iu referuar ligjit që kemi aprovuar në Parlament", u shpreh Ahmetaj. TIRANË- DURRËS,

ME PAGESË Ministri i Financave u shpreh në Komisionin e Ekonomisë se autostrada TiranëDurr­ës do të zgjerohet me 6 korsi. "Po përgatitet procedura për Tiranë- Durrës me zgjerimin me tri korsi, pra në total 6 korsi të aksit kryesor të vendit dhe vazhdimin e përmirësim­it më tej nëpërmjet një aksi të ri, Vorë- Rrogozhinë", tha ministri. Ahmetaj shpjegoi se ndërtimi do të jetë me koncesion nga privati, pa kosto të buxhetit, por kalimi do të jetë me pagesë. "Projekti i prezantuar zyrtarisht në Ministrinë e Infrastruk­turës dhe i shpërndarë në autoritete­t që marrin pjesë në konsiderim­in e projektit, duke përfshirë dhe Ministrinë e Financave, është një propozim, i cili në potencë kërkon zero lekë nga buxheti i shtetit. Nëse plotësohen të gjitha kushtet do të jetë një Partnerite­t Publik Privat, i cili do të financohet tërësisht nga investitor­ët dhe në afatgjatë rikthimi i investimit do të vijë nga tolli, nga financimi nëpërmjet tollit, qoftë të operacione­ve, qoftë të mirëmbajtj­es, qoftë të investimev­e", deklaroi kreu i Financave.

"Për sektorin e shëndetësi­së rrogat do të rriten 7 për qind, në arsim 7 për qind, në mbrojtje minimumi 7 për qind, por mund të shkojnë dhe 10 për qind, sistemit penitencia­r 7 për qind dhe punonjësit e përfaqësiv­e diplomatik­e 20 për qind apo mbi 20 për qind. Vlen të theksohet se nga kjo rritje e konsiderue­shme e pagave përfitojnë: 4,650 mjekë, 13,765 ndihmësmje­kë/ infermierë, 35,783 mësues, 6,800 ushtarakë, 3,559 efektivë të Policisë së Burgjeve dhe 308 diplomatë"

 ??  ?? Ministri Ahmetaj, dje në Komisionin e Ekonomisë
Ministri Ahmetaj, dje në Komisionin e Ekonomisë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania