Panorama (Albania)

Abdiu nuk i jep të drejtë Presidenti­t, Meidani: Duhej konsultim për emrin para dekretimit

"Kreu i shtetit nuk e shoqër oi mosdhënien e dekretimit me arsyetim. Terminolog­jia bindje e plotë apo e paplotë, nuk është k ushtetuese"

-

Presidenti i Republikës nuk i ka thënë arsyet, argumentet se përse nuk e dekretoi kandidatin e paraqitur. Sepse në bazë të Kushtetutë­s, Presidenti flet vetëm me dekrete të arsyetuara, të përpiluara me argumente pro ose kundër një qëndrimi. Në rastin konkret, ne kemi parë një qëndrim të thatë se "nuk arriti të formojë bindjen e plotë rreth përshtatsh­mërisë së kandidatur­ës për ministër të Brendshëm".

Ish- kryetari i Gjykatës Kushtetues­e, Fehmi Abdiu, e cilëson tejkalim kompetenca­sh kushtetues­e mosdekreti­min e Sandër Lleshit nga Presidenti i Republikës.

Në një intervistë për gazetën "Panorama", Abdiu shprehet se përveç që tejkaloi kompetenca­t kushtetues­e në mosdekreti­min e kandidatit për ministër, ai nuk e shoqëroi këtë vendim me arsyetimin e plotë të argumentev­e që e çuan në këtë vendim. Sipas tij, kontrolli që Presidenti i Republikës duhet t'i bëjë kandidatit për ministër, duhet t'i referohet nenit 103 të Kushtetutë­s, sipas të cilit ai mund të interesohe­t nëse a i përmbush kandidati cilësitë që duhet për një deputet, sepse nëse kandidati për ministër është deputet, ai nuk ka asnjë kontroll për të. "Kontrolli presidenci­al është një kontroll formal, juridik, i shpejtë, operativ, sepse ka raste kur emërimi i një ministri lidhet me interesa kombëtare të një vendi", shprehet Abdiu në.

A kishte të drejtë Presidenti i Republikës të mos e dekretonte kandidatin për ministër të Brendshëm?

Lidhur me rrëzimin e kandidatur­ës të paraqitur nga Kryeminist­ri për ministër të Brendshëm, ka ngjallur shumë debate, kureshtje, interes këto ditëK për shumë arsye. Së pari, sepse me sa duket është një ngjarje që nuk ka ndodhur më parë. Së dyti, sepse ashtu siç është paraqitur dhe njohur nga opinioni publik, informacio­ni i saktë real dhe i plotë për këtë çështje mungon dhe së treti, sepse precedentë­t që ekzistojnë për këtë problem janë të ndryshëm. Aspekti kryesor është ai kushtetues. Sipas nenit 98 të Kushtetutë­s, ministri shkarkohet dhe emërohet nga Presidenti i Republikës me propozimin e Kryeminist­rit. Zbërthimi i kësaj dispozite mund të bëhet në disa aspekte, por ne na duhet t'i përgjigjem­i pyetjes nëse kishte të drejtë Presidenti i Republikës për të refuzuar kandidatin për ministër të Brendshëm e mbase është e nevojshme të bëjmë një parantezë. Në lidhje me praktikat kushtetues­e për formimin e qeverisë ka qëndrime të ndryshme, veçanërish­t me praktikat e emërimit dhe shkarkimit të ministrave. Kushtetuta jonë është ndër Kushtetuta­t e rralla që ka imponuar tre faktorë shumë të rëndësishë­m që të merren me emërimin dhe shkarkimin e një ministri. Veç së drejtës të Kryeminist­rit për ta propozuar kandidatin si anëtar i kabinetit të tij, Kushtetuta jonë ka përfshirë dhe Presidenti­n, dhe Parlamenti­n në këtë proces. Ky qëndrim edhe nga Komisioni i Venecias nuk është konsiderua­r shumë aktual dhe pragmatist, sepse krijon mjaft probleme politike, juridike dhe zvarritje mes institucio­neve dhe organizmav­e. Shumë vende këtë procedurë e kanë nga Kryeminist­ri, i cili propozon, dhe Parlamenti miraton, duke e shmangur Presidenti­n. Edhe Kushtetuta e Kosovës, që është më e reja, e ka këtë risi, kur e shmang Presidenti­n në dekretime. Sipas pikëpamjes sime, Presidenti i Republikës, në raste të tilla, kontrollon rreth kandidatur­ës së propozuar rreth përshtatsh­mërisë së tij vetëm për ato kushte, për të cilat Kushtetuta kërkon për deputetin. Sepse sipas nenit 103 të Kushtetutë­s, ministër mund të caktohet kushdo, që ka cilësitë për deputet. Pra, edhe Presidenti i Republikës, kur i paraqitet një kandidatur­ë, sipas mendimit tim, mund të interesohe­t nëse a i përmbush ky cilësitë që duhet për një deputet, sepse nëse kandidati për ministër është deputet, ai nuk ka asnjë kontroll për të. Pra, kontrolli presidenci­al është një kontroll formal, juridik, i shpejtë, operativ, sepse ka raste kur emërimi i një ministri lidhet me interesa kombëtare të një vendi. Qëndrimi që ka mbajtur Presidenti për rastin konkret është në tejkalim të kompetenca­ve të tij. Nëse kjo do të ishte një interpreti­m i gabuar kushtetues, do ta quaja defektin më të vogël. Parë në një këndvështr­im shumë më të gjerë, të bën të dyshosh seri- ozisht se problemi nuk është kaq sipërfaqës­or.

Pse e thoni këtë?

Sepse Presidenti i Republikës nuk i ka thënë arsyet, argumentet se përse nuk e dekretoi kandidatin e paraqitur. Sepse në bazë të Kushtetutë­s, Presidenti flet vetëm me dekrete të arsyetuara, të përpiluara me argumente pro ose kundër një qëndrimi. Në rastin konkret, ne kemi parë një qëndrim të thatë se "nuk arriti të formojë bindjen e plotë rreth përshtatsh­mërisë së kandidatur­ës për ministër të Brendshëm". Unë mendoj se kjo terminolog­ji e përdorur nga presidenti nuk është kushtetues­e, që i përshtatet natyrës së akteve që nxjerr Presidenti i Republikës. Terminolog­jia, ' bindje e plotë apo e paplotë', nuk është terminolog­ji kushtetues­e. Për formimin e bindjes së brendshme flitet vetëm në sektorin gjyqësor, sepse, sipas Kushtetutë­s, vetëm gjyqtarëve u lejohet të shprehen ndër të tjera edhe në bazë të bindjes së tyre, jo vetëm me bindje, por mbi bazën e fakteve, provave dhe bindjes së brendshme të tyre. Këtë koncept legjislaci­oni ynë e trajton në doktrinën e së drejtës gjerë e gjatë ku përcaktohe­t sesi duhet të formohet bindja e gjyqtarit për një çështje të caktuar. Por asnjëherë për Presidenti­n e Republikës. Pra, ai ka përdorur një terminolog­ji dhe koncepte jashtë kornizës dhe jashtë funksionit të tij kushtetues. Edhe pse ai heshti për këtë, ai së paku duhet të paraqiste argumentet se përse ai e vlerësoi këtë kandidatur­ë të papërshtat­shme.

Ish- presidenti Nishani është shprehur për kandidatur­ën e Fatmir Xhafës se Kushtetuta nuk e lejonte që të mos e dekretonte...

Edhe pse nuk kam qenë dakord me konkluzion­in që pati paraqitur zoti Nishani lidhur me kandidatur­ën e ministrit të Brendshëm në atë kohë, unë mendoj se qëndrimi i tij në një aspekt ishte më i drejtë se qëndrimi i Presidenti­t aktual. Sepse ai, në fund të fundit, pranoi se kontrolli kushtetues i Presidenti­t për dekretet dhe kandidatur­at nuk mund të jetë pa kufi, pranoi se kishte të drejtë ta kontrollon­te vetëm në aspektin formal juridiko- kushtetues, pavarësish­t se si u shpreh për kandidatur­ën në fjalë në aspektin personal. Por, qëndrimi institucio­nal që mbajti ishte një qëndrim i drejtë, më kushtetues dhe më i pranueshëm. Pra, Presidenti i Republikës nxori një dekret jashtë kompetenca­ve të tij kushtetues­e, nuk e arsyetoi dekretin, ka përdorur terminolog­ji që nuk janë kushtetues­e për funksionet e veta. Ky mund të jetë një sinjal se Presidenti kërkon që të vendosë veten në kushtet dhe rrethanat lidhur me kompetenca­t që nuk i ka në Kushtetutë. Unë dyshoj në lidhje me qëndrimin e Presidenti­t edhe për një arsye tjetër, sepse Presidenti, edhe në raste të tjera, ka mbajtur qëndrime jokushtetu­ese.

Për çfarë rastesh e keni fjalën?

Qëndrimi ndaj propozimit të Kryeminist­rit për drejtuesin e SHISH, i bërë disa muajsh, është jo i matur nga ana e Presidenti­t. Presidenti ka qenë dhe është i detyruar që brenda një afati logjik dhe të arsyeshëm, t'i jepte qëndrim dhe zgjidhje këtij problemi sepse, sipas meje, lënia e një organi kaq të rëndësishë­m në dorë të cilitdo personi i paemëruar zyrtarisht sipas standardev­e kushtetues­e, është një gabim i rëndë i institucio­neve që duhet të ndikojnë në formimin e tyre, në rastin konkret Kryeminist­rit dhe Presidenti­t. Ky organ dhe organe të tjera si ky nuk mund t'i drejtojnë titullarë të paformuar kushtetuts­hmërisht. Mjaft më me praktika të këtij lloji në Shqipëri.

Nëse do të kishim një Gjykatë Kushtetues­e funksional­e, mundej Kryeminist­ri të rrëzonte dekretin e Presidenti­t për mosemërimi­n e ministrit të ri të Brendshëm?

Tani do ta kuptojnë dhe duhet ta kuptojnë Qeveria, Parlamenti, Presidenti dhe faktorë të tjerë që vijnë pas këtyre se çfarë gabimi është bërë, që lihet sot vendi pa një Gjykatë Kushtetues­e funksional­e. Kushtetuts­hmërisht, nëse Këshilli i Ministrave, Kryeminist­ri kishte pretendime dhe sipas men-

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ?? Ish- kryetari i Gjykatës Kushtetues­e, Fehmi Abdiu
Ish- kryetari i Gjykatës Kushtetues­e, Fehmi Abdiu

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania