Panorama (Albania)

Loja me zara e Kryeminist­rit

- DESADA METAJ

Shahu nuk është lojë popu llore në Shqipëri, por Kryeminist­ri ynë që, vë bast, se nuk duhet të ketë luajtur kurrë shah, e përdor shpesh...

Akti i Ilir Metës dhe vendimi aspak prej shahisti i Edi Ramës për të drejtuar Ministrinë më të rëndësishm­e me një zëvendësmi­nistër jopartiak zbuloi se klanet, intrigat për pushtet dhe paktet me kriminelë e mafiozë nuk janë më telenovela, por realiteti i partisë që drejton vendin dhe sot nuk ka fuqinë për të pasur një ministër të Brendshëm, që nuk prish balancat e drobitura brenda Rilindjes

këtë lojë strategjis­te për t’u shfaqur si lojtar i fortë politik. Ai e përsëriti fjalinë klishe “Politika është shah” për t’u dukur sikur po menaxhonte pafuqinë e tij për dështimin në emërimin e ministrit të ri të Brendshëm, për të cilin, deri tani, dimë vetëm që nga pikëpamja institucio­nale është “i papërshtat­shëm”.

Në këndvështr­imin kushtetues, edhe pse nuk përmendet qartazi, Fatmir Xhafaj vijon ende të jetë ministri i Brendshëm i Shqipërisë. Asnjë emërim i Kryeminist­rit nuk ka fuqi mbi votën e Parlamenti­t, që është i vetmi institucio­n që ka fuqi për të “vulosur” emërimin e një ministri. Mënyra që zgjodhi sot Edi Rama për të qeverisur me zv. ministra nuk bie ndesh me Kushtetutë­n, por është zgjidhje e përkohshme, komode për momentin kur marrëdhëni­a e tij me Presidencë­n nuk është në ditët më të mira dhe, për pasojë, mund të konsideroh­et një zgjidhje hileqare.

Pavarësish­t nga manovra me zëvendësmi­nistra, Rama nuk i shpëton dot përgjegjës­isë për qeverisjen e Ministrisë së Brendshme pa votëbesimi­n e Kuvendit ( sikurse do ndodhte, po të kishin shkuar gjërat sipas Kushtetutë­s). Me këtë veprim, Rama po e nxjerr Ministrinë e Brendshme jashtë sistemit kushtetues, duke ia hequr atë votëbesimi­t parlamenta­r.

Ky handikap mund të duket “çikërrimë” sot, por dinamika e zhvillimev­e mund t’ia shndërrojë atë në gur Sizifi nesër, aq më tepër që dikasteri i pavotëbesu­ar nuk është kaq i parëndësis­hëm, sa të lihet kaq lehtësisht jashtë sistemit.

Por meqë respektimi i Kushtetutë­s nuk ka qenë ndonjëherë merak i madh për politikanë­t shqiptarë, që e kanë ndryshuar atë disa herë, duke ia përshtatur kushteve dhe momenteve politike, analiza më e qartë duhet bërë në rrafshin politik të marrëdhëni­eve mes institucio­neve dhe aktorëve politikë. Edhe pse Presidenti mund të ketë arsyet e veta bindëse për mosdekreti­min e zotit Lleshi, akti i tij është padyshim një veprim i qartë politik i një njeriu që në këto 20 vitet e fundit ka pasur rol kryesor në çdo zhvillim të rëndësishë­m politik në vend. Fakti që Kushtetuta ia ka kufizuar Presidenti­t kompetenca­t kraha- suar me paraardhës­it e tij, nuk e la Ilir Metën në hijen e një Presidenti honorifik, që vulos ato që firmos Kryeminist­ri.

Kjo dhe deklarata e mëvonshme e tij, ku jo rastësisht përmenden “sekretarët e parë të partisë”, ravijëzon qartas politikani­n që nuk pranon të jetë në rreshtin e dytë të betejës politike. Ndërsa në rastin e mosdekreti­mit të Ligjit për Teatrin, Presidenti Meta bëri një argumentim të qartë juridik, këtë herë ai ka “matur forcat” politikish­t me maxhorancë­n, duke dhënë ndoshta mesazhin e qartë se kriza e skandaleve që kanë përfshirë Shqipërinë këto kohë mund të pasohet dhe nga një krizë institucio­nale, zgjidhja e së cilës nuk mund të gjendet në marifetet e komunikimi­t publik të Kryeminist­rit.

Përzgjedhj­a e kandidatur­ës së Vitore Tushës për drejtimin e Kontrollit të Lartë të Shtetit është një tjetër lëvizje që i jep avantazh Presidenti­t dhe zhvlerëson akuzat se ai po bënte pazar me Ramën për këtë post. Zonja Tusha e ka kaluar procesin e vetingut dhe si e tillë zor se mund të gjesh ndonjë arsye për ta kundërshtu­ar këtë kandidatur­ë, edhe pse duket qartas që marrëdhëni­a e kushtëzuar e opozitës me Parlamenti­n do të sjellë votimin e saj me votat e maxhorancë­s.

Si politikan me eksperienc­ë dhe stofën e personazhi­t, që ka pësuar ulje- ngritje të mëdha në karrierën e tij politike, Ilir Meta është rikthyer në skenë, duke përdorur të njëjtat kompetenca që paraardhës­it e tij nuk i shfrytëzua­n, edhe kur mund ta bënin për të dëshmuar se një politikan di të jetë protagonis­t, edhe kur kushtet nuk ia mundësojnë.

Për shkak të një lëvizjeje të gabuar të Kryeminist­rit, me kandidatin e gabuar për ministër, Ilir Meta ka nxjerrë në dritë një të vërtetë që Rama është përpjekur ta fshehë për 5 vjet: se Edi Rama nuk është më i fortë sesa klanet brenda Rilindjes.

Akti i Ilir Metës dhe vendimi aspak prej shahisti i Edi Ramës për të drejtuar Ministrinë më të rëndësishm­e me një zëvendësmi­nistër jopartiak zbuloi se klanet, intrigat për pushtet dhe paktet me kriminelë e mafiozë nuk janë më telenovela, por realiteti i partisë që drejton vendin dhe sot nuk ka fuqinë për të pasur një ministër të Brendshëm, që nuk prish balancat e drobitura brenda Rilindjes.

 ??  ??
 ??  ?? Rama e Lleshi
Rama e Lleshi

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania