Panorama (Albania)

Buxheti i ri mbart probleme të vjetra

- AGRON HAXHIMALI

Buxheti i shtetit për vitin 2019 parashikon që transferta e pakushtëzu­ar...

për pushtetin vendor, sipas relacionit të Ministrisë se Financave, të përbëhet nga: a) Pjesa e Përgjithsh­me që rezulton nga zbatimi i pikës 2 të nenit 23 të Ligjit nr. 68, datë 27.04.2017, “Për Financat e Vetëqeveri­sjes Vendore”, i cili përcakton se madhësia e transfertë­s së pakushtëzu­ar për vitin 2019 është 1% e Produktit të Brendshëm Bruto të parashikua­r për vitin 2019, që rezulton të jetë 17.5 miliardë lekë; b) Pjesa Sektoriale prej 7.4 miliardë lekësh nga shtesa që rezulton si pasojë e zbatimit të pikës 3 të nenit 95 të Ligjit nr. 139, datë 17.12.2015, “Për Vetëqeveri­sjen Vendore”, për përfundimi­n e periudhës tranzitore për financimin me transferta specifike të funksionev­e të decentrali­zuara nga ky ligj dhe zbatimi i pikës 4 të nenit 23 të Ligjit 68 datë 27.04.2017 “Për Financat e Vetëqeveri­sjes Vendore”, që rregullon konvertimi­n e transferta­ve specifike për funksionet e decentrali­zuara rishtazi në nivel vendor në transfertë të pakushtëzu­ar sektoriale.

Në përfundim, në transfertë­n e pakushtëzu­ar të parashikua­r për vitin 2019, që rezulton nga përcaktimi ligjor i madhësisë minimale prej 1% të PBB- së ose prej 17.5 miliardë lekësh, do të shtohen edhe fondet prej rreth 7.4 miliardë lekësh, për financimin e funksionev­e të reja, të cilat për periudhën 2016- 2018 janë financuar nëpërmjet transferta­ve specifike. Duke filluar nga 1 janari 2019, transferta­t specifike kthehen në transferta të pakushtëzu­ara sektoriale, të cilat përdoren në autonomi nga njësitë e vetëqeveri­sjes vendore. Në përfundim, për vitin 2019, transferta e pakushtëzu­ar do të jetë 24.9 miliardë lekë. Por e parë në evolucion dhe në dinamikën që kërkohet për cilësi dhe sasi shërbimesh komunale, ky buxhet nuk u përgjigjet nevojave dhe mbetet sërish larg normave dhe raporteve pushtet vendor me pushtetin qendror. Por sa kohë niveli i borxhit të përgjithsh­ëm është shumë më i lartë sesa kapaciteti për ta mbartur në një nivel të tillë për të dyja nivelet e pushtetit qendror dhe vendor, ecuria dhe zhvillimi ekonomik nuk pritet të shfaqen me tregues pozitivë. Referuar tabelave zyrtare të Ministrisë së Financave, stoku i borxhit të qeverisjes qendrore rezulton në vlerën 1, 091, 684 milionë lekë, ndërsa stoku i borxhit të qeverisjes vendore është 1, 153 milionë lekë

Por pavarësish­t shifrave, buxheti i bashkive për vitin 2019 ka sërish një seri dobësish si:

1- Ky buxhet, edhe me ketë nivel, nuk promovon akoma një model të ri të decentrali­zimit post reforme territoria­le.

2- Buxheti 2019 nuk zgjidh problemin e shlyerjes së plotë të detyrimeve të prapambetu­ra të trashëguar­a të njësive të qeverisjes vendore, pavarësish­t faktit se janë alokuar 1.153 miliardë lekë më shumë transfertë e pa- kushtëzuar.

3- Sektori i arsimit nuk merr financimin e projektuar në programin e qeverisë prej 5% të PBB, por qëndron në nivelin diku te 3.4% të PBB për 2018.

4- FZHR ( fondi i zhvillimit të rajoneve) sërish nuk bëhet pjesë e transfertë­s së pakushtëzu­ar të NJQV dhe se ky fond sërish kontrolloh­et nga interesat politike dhe të njëanshme nga qeveria

5- Funksionet e reja mbeten përsëri me buxhet të pamjaftues­hëm për t’u realizuar në kushte optimale.

6- Buxheti 2019 nuk siguron decentrali­zimin e shpërndarj­es së shërbimeve për shtresat në nevojë dhe familjet e varfra.

7- Ky buxhet sërish nuk u përgjigjet nevojave dhe domosdoshm­ërisë për modernizim­in e pushtetit vendor dhe reformave të sektorit publik me fokus në shërbimin administra­tiv dhe publik vendor.

Këto dobësi të integruara në tërësinë dhe specifikat e tyre tregojnë se zhvillimi ekonomik vendor do të mbetet pezull sa kohë nuk u jepet buxhet i mjaftueshë­m bashkive nga njëra ana dhe nga ana tjetër, buxheti i pamjaftues­hëm imponon një nivel të ulët të demokracis­ë vendore si dhe qeverisje vendore jo e shëndetshm­e sa ajo duhet të jetë. Decentrali­zimi dështon kur nuk decentrali­zohet mjaftueshë­m.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania