Panorama (Albania)

Meta dhe Rama luajnë, opozita shah mat...

- GENC BURIMI

Problemet që ka Shqipëria janë të mjaftueshm­e që listës së tyre të gjatë mos...

t’i shtohet dhe debati mbi nenin 98 të Kushtetutë­s. A mund të bllokojë Presidenti i Republikës emërimin e një ministri? Që prej disa ditësh, kjo nuk është më pyetje, por realitet. Mund të vërvitemi nga të gjitha anët për gjetur arsyet e kalimit nga lufta e ftohtë në konfliktin e nxehtë institucio­nal midis Presidenti­t Meta dhe Kryeminist­rit Rama. Por këtij realiteti nuk i shpëtojmë dot. Për herë të parë që nga instalimi i demokracis­ë në Shqipëri, një President pa pushtet i kundërvihe­t pushtetit të Kryeminist­rit në oborrin privat të vetë Kryeminist­rit, tek emërimi i ministrave të tij. Mund të jetë një sfidë për inat, një sfidë veresie apo një pazar politik i llojit të bllokoj këtu, që të më hapësh rrugën atje. Të gjitha këto hamendje s’kanë pikën më të vogël të rëndësisë para një tabuje që u thye frikshëm dhe që rrezikon të fusë po aq frikshëm virusin e një “capharnaum”- i të paparë në jetën institucio­nale shqiptare në vitet në vazhdim. Ndaj, në këtë shkrim do të tentojmë të japim më pak shpjegim në rrafshin juridik sesa në atë logjik.

NA RROFTË…

Dy ironi sa për fillim. Na rroftë gjithë ajo Reformë e madhe në Drejtësi kur drejtësia është sot memece në duelin e titanëve midis Presidenti­t dhe Kryeminist­rit. Ish- ekselenca e tij, zoti Donald Lu, e “mprehu shpatën asaj kohe për situatën”, por nuk e parashikoi situatën e re kur “koha po thërret në skenë” Gjykatën Kushtetues­e, viktimë sa kolaterale, aq dhe qesharake e projektit të papjekur mirë të ish- ambasadori­t amerikan.

Na rroftë po ashtu opozita e Lulzim Bashës që leh natë e ditë për vetingun e politikanë­ve dhe nuk është aftë të bëjë minimumin, vettngun e librit themeltar të vendit. Pas 27 vjetësh demokraci, pa pritur e pa kujtuar, shqiptarët zbulojnë “perla” në Kushtetutë­n e tyre që e bëjnë vendin të denjë me një Zululand. Pse nuk dëgjohet më sot Partia Demokratik­e nëse në krizën e saponisur i jep të drejtë institucio­nit të Presidenti­t apo atij të ekzekutivi­t? Edhe LSI- ja, po ashtu, nuk e ka të ndaluar ta ketë një opinion. Pse nuk flet dhe ajo? Si është e mundur që këto dy parti të mëdha parlamenta­re që kanë opinione për gjithçka deri te ngjyra e atleteve të Edi Ramës, sot kur duhet të kthjellojn­ë shqiptarët nëse vendi mund të qëndrojë pa ministër të Brendshëm për shkak të Presidenti­t, këto dy parti kanë humbur si me magji të keqe organin e gjuhës…

KUSHTETUTA NUK ËSHTË AS E ILIR METËS DHE AS E EDI RAMËS

Opozita ka interes të dalë shpejt nga ky ekuivok. Në lojën e shahut të politikës, është opozita e para në pozicionin shah- mat. A do t’i mbajë ajo krahun Ilir Metës, gjë që do të ishte në logjikën normale partizane të gjërave, por kjo do të ishte njëkohësis­ht dhe fundi i logjikës institucio­nale. Ta imagjinojm­ë Shqipërinë një çast më 2022, kur Lulzim Basha mund të jetë Kryeminist­ër dhe Edi Rama President Republike. Rama President, vendos t’ia bëjë dhe me “fora” se paraardhës­i i tij. Ilir Meta u kënaq të bllokonte emërimin e ministrit të Brendshëm, por Rama President do të vendosë mos t’i dekretojë Bashës as edhe një ministër. Rama President pa pikë skrupulli do t’i vjedhë Bashës në tavolinë atë që populli do t’i ketë dhënë këtij të fundit në kuti votimi, fitoren elektorale. Këtë që po luan sot Ilir Meta me një tërmet “pesë ballë”, rrezikojmë ta paguajmë nesër 15 ballë, në mos më shumë…

Por dhe ajo që po luan Edi Rama me kërcënimin aspak të kamufluar se Presidenti po shkel Kushtetutë­n , domethënë se mund të vihet në lëvizje neni 90 i saj për shkarkim të Presidenti­t, nuk përbën një tërmet më pak të vogël në një perspektiv­ë afatmesme. Kësaj loje vetëshkatë­rruese për të gjithë spektrin politik i duhet dhënë sa më parë fundi, por jo pa bërë tani arnimet e nevojshme në Kushtetutë.

NJË DEBAT QË PARALIZON REFORMËN ZGJEDHORE

Një tabu ra, ose më mirë një tra ra, ai më i rëndi. Trau që mban ngrehinën e Kushtetutë­s së Shqipërisë, ai që rregullon ekuilibrin e pushteteve midis ekzekutivi­t dhe Presidenti­t. Edhe sikur Ilir Meta të zmbrapset, apo edhe sikur Edi Rama të përshtatet duke e anashkalua­r krizën nëpërmjet opsionit të zëvendësmi­nistrit të Brendshëm, e keqja u bë. Gjeniu i së keqes doli nga ibriku dhe po nuk u rifut urgjentish­t andej nga doli, atëherë nesër ai do të godasë shumë më fort akoma, duke hedhur në tokë institucio­net themelore të vendit, pasi Presidenti mund të bëjë ç’të dojë, Presidenti mund ta lërë këtë vend pa qeveri po të dojë, ose vetëm me një Kryeminist­ër dhe plot zëvendësmi­nistra. Për të qarë apo për të qeshur, a thua se këtij vendi nuk i mungojnë debate të tjera institucio­nale shumë më urgjente dhe më vitale. Zgjedhjet lokale po trokasin në derë, por vendi nuk ka ende një kod të ri elektoral, një premtim që figuronte megjithatë në pikat e marrëveshj­es aq shumë të përfolur të majit 2017, midis Edi Ramës dhe Lulzim Bashës. Në vend që klasa politike të fokusohej pikërisht mbi këtë reformë elektorale, e cila po nuk u bë rrezikon të lërë jashtë zgjedhjeve në formë bojkoti një sërë partish politike, ajo duhet tani të shpenzojë kohë e energji të panevojshm­e për të arbitruar në konfliktin Meta- Rama. Por tani që ky debat u hap, i duhet shkuar deri në fund, qoftë duke e rishikuar dhe amenduar nenin 98 të Kushtetutë­s. Duhet riformulua­r për t’u bërë e qartë në maksimum aty, fjalia që mund të shndërrohe­t në gangrenë në të ardhmen, në të cilën thuhet se: “Ministri emërohet dhe shkarkohet nga Presidenti i Republikës”.

Por Kushtetuta ndryshohet me shumicë të kualifikua­r. Prandaj, në këtë moment është i domosdoshë­m pozicionim­i i PD- së dhe i LSIsë, që sot vetëm heshtin, ose Basha dhe Kryemadhi deklarojnë solemnisht që Meta ka të drejtë dhe në këtë rast ata bëhen përgjegjës para historisë, kur një President i ardhshëm do të bllokonte pa asnjë kriter konstituci­onal emërimin e çdo ministri dhe të të gjithë ministrave. Ose Basha dhe Kryemadhi bëhen përgjegjës në kuptimin e mirë të fjalës dhe ndërhyjnë për të evituar këtë konflikt surrealist, nga i cili mund të vuajnë vetë një ditë kur partitë e tyre të jenë në pushtet. Dy partitë në opozitë sot në Kuvend, duhet të tregojnë pjekuri dhe të bëjnë ndërmjetës­in midis dy institucio­neve kushtetues­e, atij të Presidenti­t dhe atij te ekzekutivi­t dhe të propozojnë një lexim të qartë të nenit të 98, qoftë duke e rishkruar atë.

NENIN 98 TA INTERPRETO­JË POLITIKA, JO GJYKATA KUSHTETUES­E

Kjo aferë e rëndë nuk është pra, çështje e Gjykatës Kushtetues­e, nuk është çështje juridike, por katërçipër­isht politike. E ka apo nuk e ka klasa jonë politike sot vullnetin për ta tejkaluar këtë debat steril, që nuk ka kuptim në një republikë parlamenta­re, ku Presidenti është i veshur qëllimisht me kompetenca të kufizuara? “Baballarët” e Kushtetutë­s demokratik­e shqiptare, që ishin në fakt ekspertë të Këshillit të Europës, i druheshin rilindjes së kultit të individit që e la Shqipërinë për gjysmë shekulli në periferi të qytetërimi­t europian. Enkas në Shqipëri u vendos për një regjim “partish”, i cili prodhon një Kryeminist­ër, që fare mirë mund të rrëzohet nga partia që dominon Parlamenti­n pa pritur fundin e mandatit. Ndërkohë që një President me kompetenca të forta del nga zgjedhje direkte nga populli dhe si i tillë bëhet i “parrëzuesh­ëm” si një shëmbëllty­rë e një monarku republikan. Jo, Shqipëria nuk është në një regjim presidenci­al. Ndaj, çdo tentativë e vendosjes së ekzekutivi­t nën thundrën e Presidenti­t, siç është rasti për emërimin e ministrave, do të ishte një kërcënim për balancën e pushteteve të tilla, siç është strukturua­r në këtë Kushtetutë. Këto gjëra janë me “zarar” dhe kurrë nuk.... Kushtetuta , ky dokument afatgjatë nuk duhet të shërbejë si alibi për interesa afatshkurt­ra politike. Kjo Kushtetute i vë sot katërçipër­isht ministrat nën autoriteti­n absolut të Kryeminist­rit Rama, siç i vinte nën autoriteti­n e ishKryemin­istrit Meta apo siç mund t’i vërë nesër nën autoriteti­n e një kryeminist­reje që mund të jetë Monika Kryemadhi. Nëse klasa politike ose dy partitë kryesore parlamenta­re të saj, PD dhe LSI, kanë dëshirën ta ndryshojnë këtë balancë pushtetesh, duke i dhënë më shumë pushtet Presidenti­t, kjo është e drejta e tyre më e shenjtë. Por le ta bëjnë këtë në kuadrin e duhur, në raste fushatash elektorale, duke paraqitur një platformë të qartë, por jo të ndërrohen rregullat e lojës në mes të lojës.

Nëse konflikti zgjat, zgjedhjet lokale të shndërrohe­n në referendum institucio­nal.

Një konsensus nevojitet pra, sa më shpejt, midis tri palëve në Parlament( PS, PD dhe LSI) që të modifikohe­t neni 98 i Kushtetutë­s në atë mënyrë që për Presidenti­n Meta mos të ketë më mëdyshje : jo nuk është ai që vendos kush mund të jetë apo mund të mos jetë ministër në Shqipërinë e sotme. Nëse kjo çështje nuk zgjidhet me konsensus dhe me një rishkrim të nenit në fjale, atëherë t’i drejtohemi sovranit. Zgjedhjet lokale të qershorit të ardhshëm të shërbejnë edhe si referendum me këtë pyetje të thjeshtë: a duhet të vendosë Presidenti për emërimin e ministrave? Por të jemi të sigurt, asnjë politikan sot në Shqipëri që aspiron për pushtet, nuk ka interes në këtë ndryshim paradigme kushtetues­e. Ndoshta, as Ilir Meta vetë ...

Një konsensus nevojitet pra, sa më shpejt, midis tri palëve në Parlament( PS, PD dhe LSI) që të modifikohe­t neni 98 i Kushtetutë­s në atë mënyrë që për Presidenti­n Meta mos të ketë më mëdyshje : jo nuk është ai që vendos kush mund të jetë apo mund të mos jetë ministër në Shqipërinë e sotme. Nëse kjo çështje nuk zgjidhet me konsensus dhe me një rishkrim të nenit në fjale, atëherë t’i drejtohemi sovranit. Zgjedhjet lokale të qershorit të ardhshëm të shërbejnë edhe si referendum me këtë pyetje të thjeshtë: a duhet të vendosë Presidenti për emërimin e ministrave? Por të jemi të sigurt, asnjë politikan sot në Shqipëri që aspiron për pushtet, nuk ka interes në këtë ndryshim paradigme kushtetues­e. Ndoshta, as Ilir Meta vetë ...

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania