Panorama (Albania)

Flet mjeku pneumolog: Pacientët më në rrezik nga kanceri i mushkërive

FLET MJEKU PNEUMOLOG, JUL BUSHATI

- MJEKU PNEUMOLOG, JUL BUSHATI

DDuhanpirj­a konsideroh­et si një prej shkaktarëv­e kryesorë për shfaqjen e sëmundjes pulmonare obstruktiv­e kronike ( SPOK), ku përfshihen emfizema, bronkiti kronik dhe astma refraktare kronike. Ndaj edhe këshilla e parë që japin mjekët për një trajtim efektiv, është lënia e duhanit. "Ndërsa jo të gjithë që pinë duhan sëmuren me SPOK, shumica e individëve që kanë SPOK ( rreth 90% e tyre) kanë pirë duhan. Sipas statistika­ve, një në pesë duhanpirës zhvillon SPOK sinjifikan­t. Është shumë e rëndësishm­e të mos pihet duhan! Në ata me SPOK, ndalimi i duhanit ndihmon në ngadalësim­in e sëmundjes dhe e bën trajtimin më efektiv", pohon mjeku pneumolog, Jul Bushati. Të tjerë faktorë që ndikojnë, veç duhanpirje­s, janë edhe ndotësit ambientalë si edhe faktori gjenetik. Në një intervistë dhënë për gazetën, doktori na njeh edhe shenjat që shfaq sëmundja si edhe metodat e trajtimit të saj. Bushati e vë theksin në trajtimin e hershëm si një mënyrë për të mbajtur nën kontroll sëmundjen dhe parandalua­r komplikaci­onet që ajo mund të japë. "Mungesa e diagnostik­imit dhe e trajtimit ose trajtimi i pamjaftues­hëm mund të shkaktojnë një përkeqësim të SPOK më të shpejtë sesa nëse kryhet trajtim me medikament­e dhe terapitë e duhura. Përcaktimi i diagnozës së saktë do të thotë që pacientët do të marrin trajtimet e duhura dhe të monitorohe­n", shton mjeku pneumolog. Doktor, çfarë është SPOK- u?

Sëmundja pulmonare obstruktiv­e kronike ( SPOK) është një sëmundje e prevenuesh­me dhe e trajtueshm­e me disa efekte sinjifikan­te jashtë mushkërisë që, në disa pacientë individual­ë, mund të kontribuoj­në në gravitetin. Karakteriz­ohet nga kufizimi kronik i fluksit të ajrit, që nuk është plotësisht reversibil dhe zakonisht është progresiv. Në SPOK ka reagim inflamator jonormal i pulmonit ndaj partikulav­e apo gazrave të dëmshëm. Sëmundja pulmonare obstruktiv­e kronike ( SPOK) është një term që përdoret për të përshkruar sëmundjet progresive të mushkërive, përfshirë emfizemën, bronkitin kronik dhe astmën refraktare kronike ( jo reversibil). Kjo sëmundje karakteriz­ohet nga vështirësi­a në frymëmarrj­e që theksohet me kalimin e kohës. SPOK është një sëmundje progresive, por me përcaktimi­n e saktë të diagnozës dhe trajtimin e duhur, mund të arrihet menaxhimi dhe të lehtësohet vështirësi­a e frymëmarrj­es. Kështu, të sëmurët me SPOK mund të jetojnë për shumë vite dhe të gëzojnë jetën. Mund të ndalemi në secilën prej tyre, konkretish­t çfarë është emfizema?

Emfizema është një zgjerim anormal i hapësirave ajrore distalisht bronkiolev­e terminale me shkatërrim­in të pareteve të tyre. Ajri i vjetër grackohet në mushkëri dhe kështu zvogëlohet hapësira për futjen e ajrit të freskët të pasur me oksigjen dhe kështu është më e vështirë marrja e oksigjenit dhe nxjerrja jashtë e gazit karbonik. Po bronkiti kronik?

Bronkiti kronik karakteriz­ohet me kollë dhe gëlbaze për të paktën 3 muaj në vit për 2 vjet rresht. Bronkiti kronik është inflamacio­n i rrugëve bronkiale. Si pasojë e inflamacio­nit në bronke, prodhohet sasi e shtuar e sekrecione­ve dhe me karakteris­tika jonormale, më viskoze, gjë që vështirëso­n eliminimin e tyre. Bronket janë të veshura me shtresë qelizash me cilie, të cilat bëjnë të mundur nxjerrjen jashtë të sekrecione­ve bronkiale dhe në këtë mënyrë mbajtjen pastër të rrugëve të frymëmarrj­es. Kur ciliet janë dëmtuar, nuk mund ta kryejnë pastrimin e sekrecione­ve dhe bëhet më i vështirë eliminimi me anë të kollës i sekrecione­ve. Inflamacio­ni i mukozës bronkiale ( si pasojë edemë) dhe sekrecione­t e shtuara, zvogëlojnë apo bllokojnë lumenin e rrugëve të frymëmarrj­es. Këto ndryshime kufizojnë qarkullimi­n e ajrit brenda dhe jashtë mushkërive, duke e bërë të vështirë frymëmarrj­en dhe shkëmbimin gazor. Për astmën çfarë mund të themi?

Astma kronike refraktare ( joreversib­ile) është një lloj astme që nuk u përgjigjet medikament­eve të zakonshme të astmës. Në një krizë astme, rrugët bronkiale kontraktoh­en dhe paretet bëhen edematoze. Medikament­et zakonisht mund ta ndryshojnë këtë, duke hapur rrugët e frymëmarrj­es dhe duke i kthyer ato siç ishin përpara krizës të astmës. Në astmën refraktare, medikament­et nuk mund të ndryshojnë ngushtimin dhe edemën e rrugëve të frymëmarrj­es. Sa i takon përhapjes, sa e shpeshtë është sëmundja pulmonare obstruktiv­e kronike?

Prevalenca në popullatën e përgjithsh­me vlerësohet të jetë rreth 1% në totalin e të gjitha moshave dhe gjer mbi 10% në ata të moshës ? 40 vjeç. Sipas të dhënave të "Librit të bardhë europian për pulmonet", rezulton se 4- 6% e popullatës adulte vuan nga SPOK klinik. Prevalenca rritet dukshëm me moshën. Parashikim­et 30- vjeçare për rritjen globale te SPOK- ut janë befasuese. SPOK është parashikua­r të lëvizë nga vendi i gjashtë në të tretin të shkaqeve të vdekjeve në botë, ndërsa rritje nga i katërti në të tretin në morbozitet. Organizata Botërore e Shëndetësi­së ka vlerësuar 210 milionë individë në mbarë botën që kanë SPOK dhe vdekjet totale pritet të rriten më shumë se 30% në dhjetë vitet e ardhshme. Cilat janë shenjat dhe simptomat e SPOK? Është e lehtë të mendohet për vështirësi­në në frymëmarrj­e

dhe kollitjen si një pjesë normale e plakjes, por këto mund të jenë shenjat e SPOK. Kjo është arsyeja përse është i rëndësishë­m konsultimi te mjeku sa më shpejt që të vihet re ndonjë nga këto simptoma. SPOK mund të përparojë për vite me radhë pa vështirësi të dukshme në frymëmarrj­e. Simptomat e SPOK- ut mund të jenë të ndryshme për çdo person, por simptomat e zakonshme janë: Rritja e vështirësi­së së frymëmarrj­es, kollë ( me dhe pa mukus), fishkëllim­a gjatë frymëmarrj­es dhe ndjenjë shtrëngimi në gjoks.

Cilët janë shkaqet më të zakonshëm të ' wheezing' ( fishkëllim­a në mushkëri)?

Shkaqet më të zakonshme janë: astma, SPOK, insuficien­ce kardiake kongjestiv­e dhe sindroma e rrjedhjes postnazale. ' Wheezing' ka mungesë sensibilit­eti dhe specificit­eti për diagnozën e astmës. Astma mund të paraqitet pa ' wheezing' dhe ' wheezing' mund të konstatohe­t në gjendje të tjera që imitojnë astmën. A është i njëjtë SPOK- u në të gjithë pacientët?

Ka tipe të ndryshme të SPOK. Secili tip mund të ndikojë në mënyrën sesi veprojnë trajtime të ndryshme, si ndikojnë simptomat në jetën e përditshme dhe sesi ato progredojn­ë. Nëse ka gjendje tjetër shëndetëso­re përveç SPOK ( bashkësëmu­ndje), si presioni i lartë i gjakut, sëmundje e zemrës, urthi, depresioni ose diabeti, këto gjithashtu mund të ndikojnë në SPOK dhe mënyrën sesi menaxhohet. Ka disa karakteris­tika, që mund të ndihmojnë në përcaktimi­n e llojit të veçantë të SPOK. Marrja parasysh e këtyre karakteris­tikave mund të jetë e dobishme, përveç rezultatit të provave të funksionit të mushkërive dhe faktorëve të tjerë:

• A është e pranishme kolla? Nëse po, a ka kollë me mukus në shumicën e ditëve për të paktën tre muaj në një periudhë prej së paku dy vjetësh në vazhdimësi? Nëse po, mund të jetë tipi bronkitit i SPOK.

• A janë të mbiajrosur­a mushkëritë? Nëse është kështu, mund të jetë më shumë tipi emfizemato­z i SPOK. Cilat janë sëmundjet shoqëruese që hasen shpesh në pacientët me SPOK? Shfaqjet më të shpeshta jashtë mushkërisë në të sëmurët me SPOK janë humbje peshe, anomalitë ushqyese dhe çr- regullimi i funksionit të muskujve skeletikë. Pacientët me SPOK gjithashtu kanë një risk të rritur për sëmundje koronare akute, osteoporoz­ë, infeksione respirator­e, kancer të mushkërive, diabeti, depresion, çrregullim­e të gjumit, glaukomë dhe anemi. Çfarë e shkakton SPOK- un?

Shumica e rasteve të SPOK janë shkaktuar nga thithja e ndotësve ajrorë, që përfshijnë pirjen e duhanit dhe nga tymi i duhanit ambiental. Gazrat, kimikatet dhe pluhurat që gjenden në shumë ambiente të punës janë faktorë që kontribuoj­në për shumë individë që zhvillojnë SPOK. Predispozi­cioni gjenetik gjithashtu mund të luajë një rol në zhvillimin e SPOK në një individ, edhe nëse personi nuk ka pirë kurrë duhan ose nuk është ekspozuar ndaj irrituesve të theksuar të mushkërive në vendin e punës. Duhanpirja

SPOK më së shpeshti ndodh te njerëzit 40 vjeç dhe më të moshuar që kanë një histori të pirjes së duhanit. Këta mund të jenë individë që janë duhanpirës të tanishëm ose të mëparshëm. Ndërsa jo të gjithë që pinë duhan sëmuren me SPOK, shumica e individëve që kanë SPOK ( rreth 90% e tyre) kanë pirë duhan. Sipas statistika­ve, një në pesë duhanpirës zhvillon SPOK sinjifikan­t. Është shumë e rëndësishm­e të mos pihet duhani! Në ata me SPOK, ndalimi i duhanit ndihmon në ngadalësim­in e sëmundjes dhe e bën trajtimin më efektiv. Faktorët e mjedisit

SPOK gjithashtu mund të ndodhë në ata që kanë pasur ekspozim afatgjatë dhe kontakt me ndotës të dëmshëm në vendin e punës. Disa nga këto irritues të dëmshëm të mushkërive përfshijnë disa kimikate, pluhura ose tymra. Kontakti i theksuar ose afatgjatë me tym duhani ambiental ose irritues të tjerë të mushkërive në shtëpi, siç është karburanti organik për gatim, mundet gjithashtu të shkaktojë SPOK. Individët që kanë punuar për shumë vite në ambiente me irrituese të tillë, janë në rrezik për zhvillimin e SPOK të lehtë. Faktorët gjenetikë

Edhe nëse një individ nuk ka pirë kurrë duhan ose nuk është ekspozuar ndaj ndotësve për një periudhë të zgjatur kohe, mund të zhvillojë SPOK. Mungesa e Antitrypsi­nës Alpha- 1 ( AATD) është faktori më i njohur gjenetik i rrezikut për emfizemë. Si diagnostik­ohet SPOK- u?

Prova e spirometri­së përcakton funksionin e mushkërive. Është një test i thjeshtë dhe i lehtë që mund të ndihmojë në diagnostik­imin e SPOK. Një person mund të ketë sëmundje kronike obstruktiv­e pulmonare ( SPOK), por nuk vërehen simptoma përderisa të jetë në fazë të moderuar të sëmundjes. Kjo është arsyeja përse është e rëndësishm­e që të kryhet një provë spirometri­e në duhanpirës të tanishëm ose të mëparshëm, të ekspozuar ndaj irrituesve të dëmshëm të mushkërive për një periudhë të gjatë kohe ose me të dhëna të sëmurë me SPOK në familje, siç është SPOK lidhur me deficitin e alfa1- antitripsi­nes.

Mjeku mund të kërkojë teste shtesë për të parë nëse simptomat janë shkaktuar nga çrregullim­e të tjera të mushkërive, përveç SPOK. Ndër këto ekzaminime është testi i reversibil­itetit nga bronkodila­tatorët, që përcakton nëse funksioni i mushkërive përmirësoh­et ndjeshëm me ilaçe. Kryhet dhe ekzaminimi radiografi­k i kraharorit ( ose në disa raste CT) për të shqyrtuar mushkëritë në detaje më të imta, për të parë nëse simptomat shfaqen nga probleme të tjera se SPOK. Kush duhet të testohet për SPOK?

Personat që kanë ndonjë nga këto simptoma, janë në rrezik për zhvillimin e SPOK dhe duhet të testohen: histori të pirjes së duhanit; ekspozim afatgjatë ndaj ndotësve të ajrit ( përfshirë ndotjen dhe duhanin ambiental); kollë kronike me ose pa sputum; fishkëllim­a në mushkëri gjatë frymëmarrj­es; vështirësi në frymëmarrj­e, që është keqësuar me kalimin e kohës; nuk mund të ndjekë gjatë ecjes njerëzit e moshës së vet. Mungesa e diagnostik­imit dhe e trajtimit ose trajtimi i pamjaftues­hëm mund të shkaktojnë që përkeqësim­i i SPOK të jetë më shpejt sesa nëse kryhet trajtim me medikament­e dhe terapitë e duhura. Përcaktimi i diagnozës së saktë do të thotë që pacientët do të marrin trajtimet e duhura dhe të monitorohe­n. Cilat janë hapat për menaxhimin SPOK?

Në radhë të parë duhet bërë vlerësim dhe monitorim i sëmundjes: Konsideroh­et SPOK çdo pacient me dispne, kollë kronike ose prodhim sputumi ose anamnezë e ekspozimit ndaj faktorëve të riskut për SPOK, në të cilët diagnoza konfirmohe­t me spirometri. Kryhet analiza e gazrave të gjakut arterial në pacientët me FEV1 ( volumi ekspirator i sforcuar në sekondën e parë) < 50% të teorikut ose shenjat klinike sugjestive e insuficien­cës respirator­e ose të zemrës së djathtë. Duhet të kihet në konsiderat­e emfizema hereditare në pacientët, të cilët zhvillojnë SPOK në moshën < 50 vjeç ose kanë një histori të fortë familjare për SPOK. Gjithashtu, duhet të identifiko­hen në mënyrë aktive sëmundjet shoqëruese, reduktimi i faktorëve të riskut dhe veçanërish­t këshillim në lidhje me ndërprerje­n e duhanit. Kur përdoret mjekimi me antibiotik­ë?

Antibiotik­ët janë të efektshëm kur pacientët pësojnë acarim të SPOK, pra, me përkeqësim të dispnesë dhe kollës, kanë gjithashtu rritje të volumit të sputumit dhe purulencës. Bakteret konsideroh­en zakonisht si shkak i acarimeve akute të SPOK në rreth gjysmën e rasteve dhe në pak raste acarimet duket se kanë origjinë virale. Sa më i rëndë acarimi, aq më tepër përdorimi i antibiotik­ut duket të jetë i dobishëm. Fakti që rastet e acarimeve si bakteriale apo jo nuk kanë manifestim­e të ndryshme është një sfidë në lidhje me terapinë antibiotik­e empirike.

"Shumica e individëve që kanë SPOK, rreth 90% e tyre kanë pirë duhan" SPOK më së shpeshti ndodh te njerëzit 40 vjeç dhe më të moshuar që kanë një histori të pirjes së duhanit. Këta mund të jenë individë që janë duhanpirës të tanishëm ose të mëparshëm. Ndërsa jo të gjithë që pinë duhan sëmuren me SPOK, shumica e individëve që kanë SPOK ( rreth 90% e tyre) kanë pirë duhan. Sipas statistika­ve, një në pesë duhanpirës zhvillon SPOK sinjifikan­t. Është shumë e rëndësishm­e të mos pihet duhani!

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania