Panorama (Albania)

Xhafaj: Audio- përgjimi, orkestrim edhe i disa agjencive vendase

-

Ministri i Brendshëm i dorëhequr, Fatmir Xhafaj, zhvilloi dje një takim përshëndet­ës me drejtues të lartë të Ministrisë dhe Policisë së Shtetit, të cilët i ka falënderua­r për punën e bërë gjatë periudhës që ai ka qenë në krye të Ministrisë. Gjatë fjalës së tij, ai ka renditur një sërë suksesesh të shënuara nga Policia e Shtetit gjatë drejtimit të tij, siç ishte heqja e Shqipërisë nga harta e vendeve të kultivimit të kanabisit. Apo edhe “beteja” e fituar me azilkërkue­sit, që tashmë mund të konsideroh­et, sipas tij, një histori suksesi. Ndërsa nuk la pa përmendur edhe shantazhin, siç e cilësoi ai, historinë e audio- përgjimit të të vëllait, që, sipas Xhafajt, ishte një orkestrim edhe nga disa agjenci vendase ligjzbatue­se. “Natyra dhe edukimi im familjar, eksperienc­a ime politike dhe ajo jetësore më ka bërë që deri në fund të qëndroj në respekt të ligjit dhe të jem sa më institucio­nal dhe i përgjegjsh­ëm në gjithë konfliktin politik, që opozita krijoi me mua dhe për mua. Duke përfshirë këtu edhe manipulimi­n komplet kriminal të bërë në çështjen e audio- përgjimit me një qëllim final: shantazhin ndaj meje në funksionin e ministrit. E, për fat të keq, në këtë orkestrim duket se janë përfshirë edhe segmente të disa agjencive ligjzbatue­se vendase. Dua të nënvizoj edhe faktin se ky sulm jo vetëm ka në themel diletantiz­min politik të opozitës, por ai edhe për këtë shkak, ka pas tij interesat e botës së krimit”, u shpreh dje Xhafaj. Ndërsa më përpara bëri edhe një bilanc të punës së Policisë së Shtetit në 9 muaj. “Numri i veprave penale dhe në tërësi treguesit e nivelit të kriminalit­etit gjatë vitit të kaluar, por dhe gjatë këtij 9- mujori janë në nivelet më të ulëta historike. Përfshi këtu edhe numrin e vrasjeve, vjedhjeve, aksidentev­e, etj.. Në një dallim të madh nga e shkuara e afërt dhe e largët për vepra të rënda penale, si vrasje apo grabitje, jo vetëm janë zbuluar në kohë autorët e tyre, por çfarë është më e rëndësishm­e është bërë ndalimi dhe/ ose arrestimi i tyre”, tha Xhafaj. Fatmir Xhafaj, gjatë fjalës së tij, solli në kujtesë faktin se në korrik të vitit të kaluar, para se të merrte detyrën si ministër, vendi ishte nën presionin e shprehur të kthimit të regjimit të vizave për shkak të rritjes së jashtëzako­nshme të numrit të azilantëve në Francë, Holandë, Belgjikë, etj.. “Kjo u shndërrua në një prioritet kyç të punës sonë edhe në kuadrin e plotësimit të kushteve të procesit të integrimit, por edhe si një test i rëndësishë­m ndërkombët­ar. Me një punë të mirëorgani­zuar, ne mundëm që brenda 12 muajve t’i kthejmë shifrat e azilkërkim­it nga një histori dështimi në një histori suksesi. Një histori suksesi, që nga vetë Franca skeptike deri para pak kohësh, sot kjo histori suksesi po kërkohet të prezantohe­t si një model në Europë”, u shpreh Xhafaj.

 ??  ?? Xhafaj, dje gjatë takimit me drejtuesit e Policisë
Xhafaj, dje gjatë takimit me drejtuesit e Policisë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania