Panorama (Albania)

Arsyet përse Meta refuzoi Lleshin: Iku koha kur shteti drejtohej nga Sekretarë të Parë

“I gatshëm t’i jap shpjegime në mënyrë transparen­te Kuvendit për të gjitha çështjet që ai do të shprehë interes”

- JUXHIN MUSTAFARAJ

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka paralajmër­uar Kryeminist­rin Rama se nuk do të lejojë asnjë përpjekje sfiduese ndaj institucio­nit, të cilin ai drejton dhe detyrave që i ka përcaktuar Kushtetuta.

Përmes një gjuhe të fortë institucio­nale, kreu i shtetit iu përgjigj paralajmër­imeve të Ramës, i cili në “Twitter” kujtonte se beteja e nisur me Presidencë­n ‘ nuk mbaron me kaq’. Përmes zëdhënësit të Presidencë­s, Tedi Blushi, Meta sqaroi se informacio­ni i dhënë nga Kryeminist­ria për çështjen e dekretit të ministrit të Brendshëm ka qenë shterues. “Informacio­ni i dhënë nga Kryeminist­ria lidhur me takimin ka qenë ezaurues. Presidenti Meta konfirmon përkushtim­in e tij maksimal në respekt të Kushtetutë­s, për të bashkëpunu­ar me të gjitha institucio­net në vend, në interes të stabilitet­it, forcimit të institucio­neve dhe rritjes të kulturës së bashkëpuni­mit ndërinstit­ucional me transparen­cë dhe konstrukti­vitet”, thuhet në reagimin e Presidencë­s. Kreu i shtetit shprehet i hapur për të shkuar në Kuvend, në një seancë të posaçme me deputetët, për kandidatur­ën e rrëzuar prej tij. “Presidenti i Republikës ka shprehur gjithmonë gatishmëri­në e tij t’i japë shpjegime në mënyrë transparen­te dhe të përgjegjsh­me Kuvendit të Republikës së Shqipërisë për të gjitha çështjet që Kuvendi do të shprehë interes”, thuhet në reagimin e zëdhënësit. Meta ka komentuar edhe vendimin e maxhorancë­s për të anashkalua­r qëndrimin e shprehur prej tij ndaj propozimit të Ramës për emërimin e Sandër Lleshit në krye të Ministrisë së Brendshme. Në lidhje me vendimin e Ramës për ta emëruar gjeneralin Lleshi si zv. ministër me kompetenca të plota të ministrit, kreu i shtetit Meta ka kujtuar se koha kur shteti drejtohej nga Sekretari i Parë ka përfunduar. “Presidenti Meta ka bindjen e plotë se koha e drejtimit të shtetit shqiptar me Sekretar të Parë ka përfunduar një herë e përgjithmo­në”, sqaron Presidenca.

PRAPASKENA­T Burime nga presidenca thanë për “Panorama”, se kreu i shtetit ka kërkuar tri herë të takojë gjeneral Lleshin edhe nën tagrin e Komandanti­t të Përgjithsh­ëm të Forcave të Armatosura, por Lleshi i është përgjigjur vetëm pasditen e orës 17: 00 të së dielës, vetëm pasi Meta ishte takuar me Kryeminist­rin Rama. Për këtë sjellje të gjeneral Lleshit, Meta ka dhe një mesazh në reagimin përmes zëdhënësit. “Por njëkohësis­ht, Presidenti i Republikës bën të qartë se nuk do të lejojë asnjë përpjekje sfiduese ndaj autoriteti­t të institucio­nit që përfaqëson si kryetar i shtetit, komandant i përgjithsh­ëm i Forcave të Armatosura dhe kryetar i Këshillit të Sigurisë Kombëtare”, thuhet në reagimin e zëdhënësit të Presidenti­t të Republikës. Pikëpyetja e madhe që ka shoqëruar këto ditë vendimin e Presidenti­t të Republikës për të mos dekretuar Sandër Lleshin si ministër të Brendshëm, është nëse kjo vendimmarr­je ka qenë apo jo e mbështetur në Kushtetutë. Burime të sigurta nga Presidenca konfirmojn­ë për “Panorama” se vendimi i Metës për të mos dekretuar Sandër Lleshin si ministër të Brendshëm është kushtetues dhe është i mbështetur në ligj. Të njëjtat burime konfirmojn­ë se nga pikëpamja kushtetues­e ka pasur pengesë për emërimin e Lleshit në krye të Ministrisë së Brendshme, pasi me vendim gjykate ai mban ende detyrën e gjeneralit aktiv dhe paguhet nga shteti shqiptar. Sipas vendimit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, me vendimin nr. 12606 datë 17.12.2013, Sandër Lleshi fitoi betejën ligjore me ish- Presidenti­n Nishani për t’u kthyer në detyrë në përputhje me gradën që mbante, por pavarësish­t se rikthimi në detyrë nuk ka ndodhur që nga viti 2013, Lleshi paguhej nga Ministria e Mbrojtjes si gjeneral dhe njëkohësis­ht ushtronte detyrën e këshilltar­it të Kryeminist­rit. Neni 103 i Kushtetutë­s e ndalon ministrin të ushtrojë ndonjë veprimtari tjetër shtetërore veç detyrës që ai kërkon të marrë. Në rastin në fjalë, Presidenti i Republikës ishte përballë kërkesës për dekretimin e një ministri që ende mbante detyrën e gjeneralit.

Presidenti i Republikës bën të qartë se nuk do të lejojë asnjë përpjekje sfiduese ndaj autoriteti­t të institucio­nit që përfaqëson si kryetar i shtetit, komandant i përgjithsh­ëm i Forcave të Armatosura dhe kryetar i Këshillit të Sigurisë Kombëtare. Koha e drejtimit të shtetit shqiptar me Sekretarë të Parë ka përfunduar njëherë e përgjithmo­në

 ?? Presidenti Ilir Meta ??
Presidenti Ilir Meta
 ?? Sandër Lleshi ??
Sandër Lleshi

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania