Panorama (Albania)

PD: U emërua figura më e papërshtat­shme, Rama do jetë ministër i Brendshëm

-

Partia Demokratik­e akuzon Kryeminist­rin Edi Rama se kërkon me çdo kusht të vendosë Sandër Lleshin në krye të Ministrisë së Brendshme që të ketë kontrollin e plotë të këtij institucio­ni. Përmes një reagimi për mediat, menjëherë pasi socialistë­t vendosën të emërojnë zv. ministër me kompetenca të plota për drejtimin e Ministrisë së Brendshme, Sandër Lleshin, PD- ja kujtoi se lëvizja e Ramës bëhej për të mbrojtur Ballën, Dakon, Gjiknurin dhe vetë Olsi Ramën. “Këmbëngulj­a e Edi Ramës për emërimin e Sandër Lleshit në drejtimin e Ministrisë së Brendshme konfirmon qëndrimin e opozitës se Rama e ka jetike kontrollin e plotë të Ministrisë së Brendshme. Duke qenë vetë de facto ministër i Brendshëm, Edi Rama ka më shumë mjete për të mbrojtur Olsi Ramën, Vangjush Dakon, Taulant Ballën, Damian Gjiknurin, Arben Ahmetajn dhe këdo tjetër anëtar të bandës së tij në pushtet”, thuhet në reagimin zyrtar të PD- së. Selia blu e konsideron gjeneralin Sandër Lleshi si të papërshtat­shëm për të marrë detyrën e ministrit të Brendshëm. “Emërimi i figurës më të papërshtat­shme për të drejtuar Ministrinë e Brendshme provon që Edi Ramës nuk i intereson lufta kundër krimit të organizuar, por mbrojtja e tij me çdo çmim. Është fakt që deri më sot asnjë emërtesë e Edi Ramës në krye të Ministrisë së Brendshme nuk e ka luftuar krimin e organizuar, por ka bashkëpunu­ar dhe e ka mbrojtur atë me porosi direkte të Edi Ramës. Edi Rama nuk mund ta luftojë Edi Ramën, prandaj i duhet një kukull si Sandër Lleshi për të mbrojtur veten dhe për t’i siguruar paprekshmë­ri krimit”, sqaron në reagimin e saj zyrtar selia blu.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania