Panorama (Albania)

Meidani: Kërkohet konsultim para dërgimit të kandidatit

"Problemi i sotëm është akoma më shqetësues, në mungesë të Gjykatës Kushtetues­e"

-

Ish- Presidenti Rexhep Meidani shprehet se për të shmangur situata të tilla mes institucio­nit të Presidenti­t dhe atij të Kryeminist­rit, kërkohen konsultime dhe shkëmbime mendimesh mes dy krerëve të institucio­neve.

I pyetur nga gazeta "Panorama" rreth vendimit të Presidenti­t Meta për të mos dekretuar kandidatin për ministër të Brendshëm, ish- kreu i shtetit tregon përvojën e tij, të cilën e cilëson "teknologji të dekretimit". Zoti Meidani, përmes këtij shembulli, tregon se ajo teknologji që ka funksionua­r në atë kohë, duket se nuk funksionon sot mes dy in- stitucione­ve dhe më gjerë, duke sjellë këtë situatë. "' Teknologji­a' e dekretimit për rastin e emërimeve të ministrave ka qenë e tillë, që e shmangte një situatë si kjo e fundit: paraprakis­ht realizohej një shkëmbim mendimesh dhe kandidatur­ash midis Kryeminist­rit dhe Presidenti­t, pastaj dërgohej propozimi për dekretim nga ana e Presidenti­t", shprehet ish- Presidenti Meidani. Sipas tij, i njëjti konsultim zh-

' Teknologji­a' e dekretimit për rastin e emërimeve të ministrave ka qenë e tillë, që e shmangte një situatë si kjo e fundit: paraprakis­ht realizohej një shkëmbim mendimesh dhe kandidatur­ash midis Kryeminist­rit dhe Presidenti­t, pastaj dërgohej propozimi për dekretim nga ana e Presidenti­t"

villohej edhe për emërimet që propozohes­hin nga institucio­net e tjera si Kuvendi apo ministri i Jashtëm për kandidatur­a që prisnin dekretimin e Presidenti­t të Republikës. "Po kjo praktikë vlente dhe për emërimin e kryetarit të SHISHit. Një praktikë e ngjashme zhvillohej për emërimin e ambasadorë­ve, por diskutimi paraprak bëhej me ministrin e Jashtëm. Po e njëjta teknologji zhvillohej dhe për emërimin e gjykatësve të Gjykatës së Lartë dhe Kushtetues­e, Prokurorit të Përgjithsh­ëm, Kryetarit të Kontrollit të Lartë të Shtetit, por tani konsultimi paraprak kryhej me Kuvendin, ose të paktën me grupimin apo grupet që garantonin shumicën e nevojshme", shprehet zoti Meidani. Për ish- kreun e shtetit, procedura e konsultime­ve dhe e shkëmbimit të mendimeve për kandidatur­at që duhet të dekretonte Presidenti i Republikës, ka çuar në shmangien e konfliktev­e mes institucio­neve. Por ish- Presidenti sheh si shqetësimi­n më të madh mungesën e Gjykatës Kushtetues­e. "Kam parë interpreti­me të ndryshme analistësh e gazetarësh, por shumica ka pasur një lexim të gabuar të procedurav­e të tilla. Ideja kryesore në atë kohë ishte që të shmangeshi­n konfliktet midis institucio­neve kryesore. Po ky koncept duhet të funksionoj­ë edhe sot, aq më tepër që mirëkuptim­i duhet t'i shërbeje ecurisë normale institucio­nale. Tjetër gjë është kur arsyet janë tepër të forta për një kandidatur­ë konkrete, por kjo gjë kërkon një argumentim serioz. Problemi i sotëm është akoma më shqetësues në mungese të Gjykatës Kushtetues­e", shprehet për gazetën "Panorama" ish- Presidenti i Republikës, Rexhep Meidani.

 ??  ?? Ish- Presidenti Rexhep Meidani
Ish- Presidenti Rexhep Meidani

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania