Panorama (Albania)

"Kushtetues­ja do t'ia rrëzonte Metës dekretin"

"Institucio­ni i SHISH s’mund të drejtohet pa një dekret kushtetues"

- Gjykata Kushtetues­e

Tani do ta kuptojnë dhe duhet ta kuptojnë Qeveria, Parlamenti, Presidenti dhe faktorë të tjerë që vijnë pas këtyre se çfarë gabimi është bërë, që lihet sot vendi pa një Gjykatë Kushtetues­e funksional­e. Kushtetuts­hmërisht, nëse Këshilli i Ministrave, Kryeminist­ri kishte pretendime dhe sipas mendimit tim duhet të kishte pretendime për këtë dekret të Presidenti­t, duhet t'i drejtohej Gjykatës Kushtetues­e për ta anuluar këtë dekret, për të interpretu­ar këtë dispozitë të përdorur nga Presidenti i Republikës, për të përcaktuar kufijtë e secilit organ në rastin konkret, sepse në Shqipëri shqetësime të tilla janë hasur dhe do të hasen.

dimit tim duhet të kishte pretendime për këtë dekret të Presidenti­t, duhet t'i drejtohej Gjykatës Kushtetues­e për ta anuluar këtë dekret, për të interpretu­ar këtë dispozitë të përdorur nga Presidenti i Republikës, për të përcaktuar kufijtë e secilit organ në rastin konkret, sepse në Shqipëri shqetësime të tilla janë hasur dhe do të hasen. Aktualisht, për aq kohë sa nuk ka një Gjykatë, ky problem mbetet i pazgjidhur edhe pse ekziston dëshira për të iniciuar një kërkesë. Më vonë, kjo çështje humbet aktualitet­in. Presidenti i Republikës për rastin konkret dhe raste të tjera duhet të vlerësojë më shumë mungesën e këtyre institucio­neve dhe të ushtrojë të gjitha kompetenca­t e tij për t'i bërë urgjentish­t këto institucio­ne funksional­e siç është Gjykata Kushtetues­e.

Kryeminist­ri ka vendosur që të emërojë Sandër Lleshin zv. ministër të Brendshëm me kompetenca të plota të ministrit, ndërsa është shprehur se do të mbajë një qëndrim në Parlament për Presidenti­n. Mundet të ndërmarrë ndonjë nismë maxhoranca ndaj Presidenti­t?

Pyetja duhet shtruar a mund të ekzistojë mundësia që Këshilli i Ministrave të ngarkojë këtë kandidatur­ë konkrete që të drejtojë Ministrinë e Brendshme me cilësinë e zv. ministrit?! Formalisht nuk ka asnjë pengesë që ai të emërohet zv. ministër i Brendshëm, që të drejtojë këtë institucio­n. Por për sa kohë? Ligji dhe Kushtetuta nuk flasin për afate kohore, ashtu siç Kushtetuta nuk e trajtoi këtë problem as për Prokurorin e Përgjithsh­ëm të përkohshëm, por logjika ta do që ky emërim duhet të jetë afatshkurt­ër, provizor që t'u dalë për zot problemati­kave që ka kjo ministri, para se të mendohet për një zgjidhje afatgjatë. Ekziston një praktikë e tillë, që unë nuk e quaj shumë normale, kur Kryeminist­ër ishte Fatos Nano, u krijua praktika e drejtimit të disa ministrive përmes zv. ministrave. Edhe ai e pranonte që kjo ishte një praktikë jo shumë oportune, por siç thoshte dhe vetë Nano, ai ishte i detyruar për shkak të kushteve që u krijuan në Kuvend në atë kohë. Edhe faktori ndërkombët­ar nuk e pëlqeu shumë këtë mënyrë drejtimi të ministrive me zv. ministra, e cila më në fund gjeti një zgjidhje ligjore kushtetues­e. Këto qëndrime nuk janë gjë tjetër, veçse një matje forcash mes institucio­neve që ndjellin një situatë jo shumë optimiste për vendin dhe kohën dhe që mund të krijojnë rreziqe të tjera të mëvonshme. Duke marrë shkas nga ky problem anësor, mendoj se ka ardhur koha që për shumë problemati­ka të këtij lloji, mungesë organesh, kandidatur­ash, mbarime mandatesh etj etj., do të ishte mirë që Presidenti i Republikës të gjente një pozicion që të thërriste partitë parlamenta­re maxhorancë dhe opozitë, sidomos Reformën Zgjedhore, e cila është shumë në vonesë, që këto probleme të mos lihen të zgjidhen në orët e fundit sepse kurrë nuk kanë qenë plotësisht kushtetues­e, transparen­te dhe demokratik­e. Reforma Zgjedhore duhet të ishte përfunduar në kohë dhe shqiptarët duhet të dinin se me çfarë ligji do të votojnë shqiptarët.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania