Panorama (Albania)

Meta propozon gjyqtaren Tusha për kryetare të KLSH

Presidenti: Kandidatja me integritet të lartë, doli e pastër nga vetingu

-

Presidenti Meta përzgjodhi Vitore Tushën si kandidate për kryetare të Kontrollit të Lartë të Shtetit.

Pak orë pasi zhvilloi takimin me kryetarin e Kuvendit, Gramoz Ruçi, Meta ka bërë publik vendimin e tij për t’i propozuar Kuvendit anëtaren e Gjykatës Kushtetues­e si pasuese të Bujar Leskajt. Në argumentim­in e tij mbi këtë vendimmarr­je, Presidenti Meta shprehet se gjyqtarja Tusha ka kaluar me sukses procesin e vetingut. “Vitore Tusha, aktualisht anëtare në detyrë e Gjykatës Kushtetues­e, së cilës i ka mbaruar mandati në këtë funksion që prej datës 10 mars 2017, gëzon një integritet të lartë moral dhe profesiona­l, e konfirmuar edhe në rrugë institucio­nale, pasi si subjekt i ligjit nr. 84/ 2016, ajo është konfirmuar në detyrë dhe ka kaluar me sukses dhe me vendim të formës së prerë, procesin e rivlerësim­it kalimtar ( vetingun), për të gjithë komponentë­t e këtij procesi, duke krijuar bindjen se kandidatur­a e saj është e denjë për t’u zgjedhur si kryetar i Kontrollit ë Lartë të Shtetit”, theksohet në argumentim­in e Presidenti­t. GJYKATA Nëse propozimi i Presidenti­t do të miratohet nga Parlamenti, do të krijohet edhe një vakancë më shumë në Gjykatën Kushtetues­e. Sipas ligjit të funksionim­it të Gjykatës Kushtetues­e, Vitore Tusha, pavarësish­t se i ka mbaruar mandati, vijon të qëndrojë në detyrë deri në zëvendësim­in e saj. Në kushtet aktuale kur KED nuk është ngritur, Tusha gëzon mandatin e anëtares së Gjykatës. Por kalimi i saj për në KLSH bën që Gjykata kryesore në vend të iki drejt shkrirjes totale, pasi do të ngelte vetëm me një anëtar, që është krye- tari i saj, Bashkim Dedja. Krahas Gjykatës Kushtetues­e, Vitore Tusha është edhe anëtare- zëvendësue­se në Këshillin e Emërimeve në Drejtësi, ku do të krijohej edhe një vakancë tjetër në këtë organ të krijuar pas Reformës në Drejtësi.

PROCEDURA Por a mund të zgjidhet Vitore Tusha si anëtare e KLSHsë? Këtë përgjigje e di vetëm maxhoranca. Sipas Rregullore­s së Kuvendit, neni 111 ku flitet për emërimin e anëtarëve dhe kryetarëve të institucio­neve kushtetues­e, theksohet se një kandidatur­ë duhet të marrë pëlqimin e së paku 28 deputetëve për të kaluar më pas për votim në seancë plenare. Në një kohë kur opozita është bë bojkot parlamenta­r pa afat, praktikish­t vendimi për emërimin e Vitore Tushës apo kthimin mbrapsht të propozimit të Presidenti­t e ka vetë maxhoranca me Kryeminist­rin Rama në krye. Vendimi i Presidenti­t erdhi pak orë, pasi ai kishte zhvilluar një takim me kryetarin e Kuvendit, Gramoz Ruçi, ku pjesë e diskutimit të tyre ishte edhe çështja e zgjedhjes së kryetarit të ri të Kontrollit të Lartë të Shtetit. Tani pritet që kandidatur­a e Vitore Tushës të kalojë për shqyrtim në procedurat parlamenta­re.

 ??  ?? Meta e Ruçi, dje pas takimit në Presidencë
Meta e Ruçi, dje pas takimit në Presidencë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania