Panorama (Albania)

Dekretohet data, 30 qershor 2019 zhvillohen zgjedhjet lokale

-

Në 30 qershor 2019 do të zhvillohen zgjedhjet lokale në të gjithë Shqipërinë. Presidenti Meta dekretoi dje datën e zgjedhjeve, duke caktuar të dielën e fundit të qershorit si datën për zhvillimin e procesit zgjedhor në Shqipëri. Në dekretin e Presidenti­t theksohet se: “Në mbështetje të nenit 92, shkronja ‘ gj’ dhe nenit 93 të Kushtetutë­s së Republikës së Shqipërisë, si dhe në zbatim të rregullave të parashikua­ra në nenin 9, paragrafi 1 dhe 2 dhe nenit 10, paragrafi 1 dhe 2 të ligjit nr. 10019, datë 29.12.2008 ‘ Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë’, i ndryshuar, dekretoj që zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të zhvillohen ditën e diel, më datë 30 qershor 2019". Për caktimin e kësaj date, Presidenti Meta zhvilloi përpara disa ditësh një takim konsultues me përfaqësue­sit e grupeve parlamenta­re. Pas kësaj konsulte, Presidenti ka vendosur që e diela e fundit e qershorit të jetë ditë zgjedhjesh. Pas këtij vendimi të Presidenti­t, partitë politike pritet që të përshpejto­jnë fushatën e tyre zgjedhore. Krahas kësaj, dekretimi i datës së zgjedhjeve të Presidenti­t pritet që të intensifik­ojë edhe përpjekjet për të zgjidhur ngërçin e krijuar ndërmjet maxhorancë­s dhe opozitës, përsa i përket reformimit të Kodit Zgjedhor. Krahas kësaj, sfida për klasën politiket pritet të jetë edhe implementi­mi i teknologji­së në zgjedhje, si në sistemin e numërimit, sistemin e votimit apo edhe në sistemin e identifiki­mit të zgjedhësve. Pas dekretit të Presidenti­t edhe puna në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve pritet të intensifik­ohet për përgatitje­n e terrenit për zhvillimin e procesit të radhës elektoral përsa i përket pushtetit lokal në Shqipëri.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania