Panorama (Albania)

Atentati ndaj Lul Berishës, Coli e Dokle thirren në gjyq

Atentatori: U tërhoqa nga vrasja në momentin e fundit

- Endrit Dokle Adriatik Coli Lulzim Berisha

Pas plot pesë seancash shtyrjeje, gjyqi ndaj shtetasit kosovar Ahmet Ajeti, nisi në themel në Gjykatën e Krimeve të Rënda.

Shkak për shtyrjet ishte bërë mosprania e Lulzim Berishës, i cili sipas Prokuroris­ë, ka qenë shënjestra e atentatit të paguar që kishte marrë përsipër të kryente shtetasi kosovar Ajeti. Si palë e dëmtuar, Berisha duhet të marrë pjesë vetë ose me një avokat në seancat gjyqësore. Ditën e djeshme u paraqit avokati i tij, Detar Hysi, i paraqitur edhe me prokurorë të posaçme dhe procesi nisi normalisht. Prokuroria kërkoi thirrjen e dëshmitarë­ve për procesin dhe këta përfshijnë ishanëtarë­t e Bandës së Durrësit, Endrit Dokle dhe Adriatik Coli. I pari është dënuar me burgim të përjetshëm dhe dyshohet, sipas dëshmisë së Colit, që ka porositur atentatin ndaj Lulzim Berishës. Ndërsa i dyti është dëshmitar i mbrojtur, pasi rrëfimet e tij përpara akuzës ndihmuan Prokurorin­ë të shkatërron­te bandën famëkeqe. Këta të dy, por edhe disa të tjerë, do të jenë dëshmitarë kyçë të procesit. Avokati i të pandehurit Ajeti, i cili po rigjykohet pas ekstradimi­t, tha në gjykatë se i pandehuri u vetëplagos qëllimisht gjatë atentatit, pasi mendoi të hiqte dorë. "Klienti im është vetëplagos­ur, pasi hoqi dorë nga vrasja e Lulzim Berishës. Dua të them se në atë kohë, ka qenë vetë Policia që e ka marrë nga spitali dhe e ka depërtuar Ajetin. Nëse do të kishte pasur dyshime për akuzat që është dënuar, nuk duhet ta bënte", tha avokati. I heshtur dhe me pamje të qetë, i dënuari Ahmet Ajeti dje gjatë seancës vetëm ka konfirmuar kërkesat e avokatit, duke mos dhënë deklarime më gjatë. Ai kërkoi gjykim të shkurtuar, kështu në fund të shqyrtimit, mund të përfitonte edhe ulje të dënimit me 1/ 3, edhe pse avokati Vishaj tha se ata e mohonin akuzën. Ndërkohë, për Gjykatën e Krimeve të Rënda kërkesa për gjykim të shkurtuar nuk është ligjore.

ATENTATI

Vrasja e Lulzim Berishës ishte planifikua­r të kryhej në qytetin e Durrësit më 30 maj 2005. Referuar dosjes hetimore, Ahmet Ajeti u pagua plot 80 mijë euro që të kryente vrasjen e Lul Berishës, bashkë me një person tjetër, por pas një sherri banal dhe një vetëplagos­jeje, mbrëmjen e 30 gushtit 2005 bënë që atentati të dështonte. "Të dënuarit Endrit Dokle dhe Adriatik Coli, për realizimin e qëllimit të tyre kriminal, për vrasjen e Lulzim Berishës, pas konfliktev­e që kishin lindur midis anëtarëve, dikur të së njëjtës bandë, kanë kontaktuar dhe më pas kanë lidhur marrëveshj­e me dy shtetas kosovarë, me Osman Korpuzi e Ahmet Ajeti. Rezulton se këta persona janë takuar në Tiranë dhe u janë treguar të dhëna për të gjykuarin Lulëzim Berisha dhe lëvizjet e tij dhe ata marrin përsipër që ta qëllojnë të gjykuarin Lulëzim Berisha me armë zjarri, të llojit pistoletë", thuhet në dosjen e Prokuroris­ë. Në momentin që Ajeti i është afruar Lulzim Berishës për të kryer atentatin, gjithçka ka shkuar jo sipas planit dhe ai është vetëplagos­ur në rrethana jo shumë të qarta. Kjo bëri që Lulzim Berisha të shpëtonte nga ai atentat.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania