Panorama (Albania)

Prokuroria apelon vendimin e Gjykatës për Ervis Martinajn

- Ervis Martinaj

Prokuroria e Tiranës ka vendosur që të apelojë menjëherë vendimin e Gjykatës së Tiranës, që la në burg sërish me afat 30- ditor Ervis Martinajn, një prej të plagosurve të përplasjes me armë në Bllok. Prokuroria kërkoi "arrest me burg" pa afat për Martinajn, duke sjellë edhe përgjime në Gjykatë që sipas organit të akuzës, rrëzonin pjesërisht dëshminë e tij se në lokalin ku ndodhi përplasja shkoi rastësisht. Por megjithatë, Gjykata ka gjetur mospërputh­je në disa prej provave. Sipas gjykatës, numri i fundit i IME- it të telefonit që i është sekuestrua­r Martinajt ditën e ngjarjes, nuk përputhet me numrin e IME- it që ekspertët izraelitë kanë zbardhur. "Në gjykim u saktësua se rezultati i aktit nr. 10/ 535 datë 6/ 10/ 2018, ekspertim kimik për faktorët plotësues të qitjes në fytyrën dhe duart e Ervis Martinaj dhe rezultati ishte se në duar dhe fytyrë nuk u evidentuan gjurmë të qitjes me armë zjarri. Kjo gjykatë konstaton se në Spitalin e Traumës i është gjetur Ervis Martinajt një "iPhone X", me numër IME- i tri shifrat e fundit, 587. Nga këqyrja ësh- të përfituar kjo e dhënë në rrjetin Telegram, në datën 4/ 10/ 2018. Gjykata konstaton faktin se numri i IME- it të aparatit telefonik të sekuestrua­r Ervis Martinajt dhe numri i IME- it të objekt- ekspertimi­t nuk përputhet me një shifër. Ajo që relatohet nga akuza mbyllet me numrin 0, ndërsa ajo që parashtroh­et nga eksperti mbyllet me numrin 7", thuhet në vendimin e gjykatës, duke vendosur masën e sigurisë "Arrest me burg 30 ditë" ndaj 36- vjeçarit. Por Prokuroria nuk është pajtuar me vendimin e gjykatës, ende pa kaluar 24 orë nga vendimi, organi i akuzës së kryeqyteti­t e ka apeluar atë. Sipas Prokuroris­ë, gjykata ka marrë një vendim në kundërshti­m me ligjin pasi mbi të akuzuarin Ervis Martinaj, përveç dy akuzave që gjykata ka argumentua­r në dhënien e vendimit, mbi Martinajn janë ngritur dhe akuza të tjera.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania