Panorama (Albania)

Në kërkim për vrasje në Austri, ndalohet në Morinë

Policia arrestoi kosovarin, dyshohet se u arratis pas krimit

- KUKES

Ai ishte prej një viti në kërkim, por pavarësish­t kësaj, ka tentuar të futet në Shqipëri nëpërmjet pikës së kalimit kufitar, duke shpresuar se emri i tij nuk do të figuronte i shpallur në kërkim ndërkombët­ar. Sapo kjo është konstatuar nga kontrollor­ët, është kryer dhe ndërhyrja. Policia mbërriti në vend duke e ndaluar atë

Shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare në Morinë kanë bërë ndalimin e një shtetasi nga Kosova të shpallur në kërkim ndërkombët­ar nga Interpol Viena për veprën penale të vrasjes.

Ai është shtetasi Skënder Dekaj, 61 vjeç, banues në Istog. Arrestimi provizor i tij u bë me qëllim ekstradimi­n në shtetin austriak. Sipas të dhënave të Policisë, shtetasi në kërkim ishte arratisur nga Austria pas krimit të kryer, duke u vendosur në Istog të Kosovës. Ai ka tentuar të futet në vendin tonë nëpërmjet pikës kufitare në Morinë, por gjatë verifikimi­t të të dhënave në sistem, ka rezultuar se 61vjeçari ishte person i shpallur në kërkim ndërkombët­ar për një vepër të rëndë penale, atë të vrasjes. “Shërbimet e Stacionit të Policisë kufitare në Morinë, në dalje bënë ndalimin e shtetasit kosovar të shpallur në kërkim ndërkombët­ar, konkretish­t, Skënder Dekaj, 61 vjeç, banues në Istog, Kosovë. Gjatë përpunimit të dokumentac­ionit, ky shtetas rezultoi në kërkim ndërkombët­ar nga Interpol Viena Austri, rishikuar më datë 22.08.2017”, thuhej në njoftimin e dhënë dje nga Policia e Kukësit, Ndërkaq, arrestimi i tij u bë i ditur dje edhe nga drejtori i Departamen­tit për Sigurinë në Policinë e Shtetit, Gjovalin Loka, i cili ka bërë publike rezultatet e javës që lamë pas, në kuadër të operacioni­t “Ndëshkimi i të fortëve”, i nisur që prej 20 shtatorit.

Sipas të dhënave të Policisë, ndaj shtetasit Skënder Dekaj, Gjykata e ST. POLTEN, Austri, me vendimin Nr. 1/ 1, datë 27.07.2017, ka vendosur masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprën penale “Vrasja”, parashikua­r nga neni 75 i Kodit Penal austriak. “Në përfundim të veprimeve hetimore, specialist­ët e Sektorit për Hetimin e Krimeve në DVP Kukës bënë arrestimin provizor me qëllim ekstradimi­n e tij në shtetin austriak, si dhe u referuan materialet për veprime të mëtejshme në Prokurorin­ë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës”, bëri të ditur Policia e Kukësit në njoftimin e dhënë ditën e djeshme. Sipas të dhënave, në momentin e përpunimit të dokumentac­ionit, 61- vjecari ka paraqitur pasaportën e tij, pa bërë asn- jë tentativë për të kaluar me dokumente false. Ai ishte prej një viti në kërkim, por pavarësish­t kësaj, ka tentuar të futet në Shqipëri nëpërmjet pikës së kalimit kufitar, duke shpresuar se emri i tij nuk do të figuronte i shpallur në kërkim ndërkombët­ar. Sapo kjo është konstatuar nga kontrollor­ët, është kryer dhe ndërhyrja. Policia mbër- riti në vend duke e ndaluar atë, nga ku i është komunikuar edhe motivi i këtij ndalimi. Sipas policisë, 61- vjeçari nuk ka bërë asnjë tentativë arratisjej­e në momentin e ndalimit dhe nuk ka dhënë asnjë koment në lidhje me veprën e rëndë penale për të cilën akuzohet në Austri dhe që i është dhënë masa e arrestit në burg.

 ??  ?? Pika Kufitare në Morinë
Pika Kufitare në Morinë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania