Panorama (Albania)

Parakalimi i gabuar, katër të plagosur, një në gjendje kritike

-

ELBASAN – Aksident i rëndë me katër të plagosur në Elbasan, një grua në gjendje kritike për jetën. Përplasja e dy automjetev­e ndodhi mbrëmjen e së hënës në aksin rrugor Elbasan- Librazhd, në pjesën jugore të unazës së qytetit të Elbasanit. Në aksident janë përfshirë një automjet tip “Volksvagen Golf” dhe një tjetër tip “Volksvagen Passat”. Për pasojë, nga përplasja e fortë mbetën të plagosur dy drejtuesit e automjetev­e dhe dy pasagjerët. Mësohet se gjendja paraqitet kritike për një prej të plagosurve. 49- vjeçarja Kadife Hoxha, e cila ndodhej pasagjere në makinën tip “Golf” që po udhëtonte në drejtim të Librazhdit, ndodhet në gjendje të rëndë. Ajo u dërgua me urgjencë në Spitalin Rajonal të Elbasanit, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Ndërkohë, mësohet se gjendja nuk paraqitet kritike për tre personat e tjerë, që mbetën të plagosur nga aksidenti. “Në unazën Elbasan, në lagjen ‘ Emin Matraxhiu’, mjeti tip ‘ Golf’ me targa AA 280BU, me drejtues shtetasin Shkëlqim Hoxha, 51 vjeç, banues në fshatin Mirakë, Librazhd, është përplasur me mjetin tip ‘ Volksvagen’, me targa AA 824 HP, me drejtues shtetasin Shkëlqim Dyrmishi, 25 vjeç, banues në lagjen ‘ 5 Maji’ Elbasan. Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar dy drejtuesit e mjeteve dhe 2 pasagjerë, që ndodheshin në këto mjete, të cilët janë transportu­ar në Spitalin e Elbasanit, ku shtetasja Kadife Hoxha, 49 vjeç, banuese në Librazhd, pasagjere në mjetin me targa AA280BU, ndodhet në gjendje të rëndë, ndërsa të tjerët janë jashtë rrezikut për jetën”, bëhet e ditur nga Poli- cia. Ndërkohë që grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave dhe shkakut të aksidentit me katër persona të plagosur, dyshohet se gjithçka ka ardhur pas një manovre të gabuar. Nga hetimet paraprake rezulton se drejtuesi i makinës “Golf” ka kryer parakalim të gabuar dhe për pasojë nga dalja në korsinë me lëvizje në drejtimin e kundërt, është përplasur me makinën “Passat” që po vinte përballë tij. Gjithsesi do të jenë hetimet e ekspertëve që do të përcaktojn­ë shkakun përfundimt­ar të aksidentit, që do të çojë më pas në marrjen e masave nga ana e Policisë së Elbasanit. m. s

 ??  ?? Aksidenti i djeshëm
Aksidenti i djeshëm

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania