Panorama (Albania)

Flota e Peshkimit, anijet e amortizuar­a drejt fundosjes

Nga 180 anije kanë mbetur 70, s'ka kantier për t'i riparuar këtu

-

Mungesa e një kantieri detar në Portin e Durrësit po çon drejt shkatërrim­it flotën shumëvjeça­re të peshkimit.

Anijet kanë nevojë për riparim urgjent pasi ndodhen në një gjendje tejet të amortizuar. Flota e Peshkimit ka nën administri­m anije mjaft të vjetra e për shkak të mungesës së një kantieri për riparimin e tyre, dita- ditës ato po dalin jashtë funksionit njëra pas tjetrës.

Nga 180 anije peshkimi që kishte dhjetë vite më parë, Flota e Peshkimit aktualisht numëron rreth 70 të tilla, pasi anijet nuk kanë mundësi të riparohen në vendin tonë.

FUNDOSJA E PESHKAREXH­ES Në kushtet fizike dhe gjendjen e amortizuar, anijet e kanë të pamundur të lundrojnë drejt shteteve fqinje për të kryer riparime. Vetëm tre- katër vitet e fundit kanë dalë jashtë përdorimit mbi 50 mjete lundrimi, ndërsa pjesa tjetër pritet të ketë të njëjtin fund, pasi ato nuk janë të mirëmbajtu­ra ndër vite.

Vetëm pak ditë më parë, një anije u fundos teksa ndodhej e ankoruar në njërën prej kalatave të portit, e cila sapo ishte kthyer nga aktiviteti i peshkimit. Për fat të mirë, sot flasim vetëm për dëme materiale, pasi anija mund të ishte fundosur edhe në det të hapur duke rrezikuar jetën e ekuipazhit. Anija e peshkimit "Klodi", me pronar shtetasin Adem Pojana, u fundos në kalatën lindore vetëm pak minuta pasi ishte ankoruar,

Burimet zyrtare nga Kapitaneri­a e Portit të Durrësit bënë me dije se pronari i anijes kishte kërkuar ndihmën e rimorkiato­rit për të ankoruar në breg peshkator- en, pasi kishte pësuar defekt në det. Pasi peshkatorj­a u ankorua në kalatën lindore aty ku gjendej ish- kantieri i riparimit të anijeve, anija u fundos pasi kishte futur shumë ujë në ambientet e brendshme të saj. Kjo anije, sikurse edhe pjesa tjetër e anijeve të peshkimit kishte nevojë për servis, por në kushtet ku porti i Durrësit nuk e ka një të tillë, ajo, sikundër simotrat e saj, përfundoi në fund të detit. MUNGESA E KANTIERIT

Në portin në të madh të vendit, problemi me i madh i të gjithë industrisë se peshkimit është mungesa e një kantieri detar për riparimin e anijeve të peshkimit. Kantieri ku ndërtohesh­in dhe riparohesh­in anijet u privatizua dhe sipas peshkatarë­ve u shkatërrua duke e dërguar për shkrirje në Metalurgji­kun e Elbasanit. Pronarët e anijeve të peshkimit thonë se mjetet lundruese kanë nevojë për remont, por për shkak të gjendjes fizike ato e kanë të pamundur për të lundruar drejt vendeve fqinje. "Një pjesë e mirë e anijeve të peshkimit kanë dalë jashtë funksionit dhe janë të ankoruara prej muajsh apo vitesh në portin e peshkimit. Mjetet lundruese kanë nevojë për riparime, por në gjendjen që ndodhen e kanë të pamun- dur për të lundruar drejt Italisë apo shteteve të tjera për të kryer servis, pa llogaritur koston e kripur që duhet të paguajmë në kantieret e shteteve të tjera. Çdo ditë që kalon del jashtë përdorimit ndonjë mjet, duke reduktuar ndjeshëm numrin e anijeve të flotës së peshkimit", shprehen peshkatarë­t durrsakë. Sipas Shoqatës së Peshkatarë­ve Profesioni­ste në Durrës, nëse nuk ndërhyhet për ndërtimin sa më parë të një kantieri detar, peshkimi rrezikohet të paralizohe­t. Peshkimi është një ndër sektorët më të rëndësishë­m në qytetin, në të cilin gjenerojnë të ardhurat mjaft familje durrsake. Pavarësish­t problemeve që lidhen me koston e karburanti­t apo me importin e paligjshëm, peshkatarë­t kërkojnë marrjen e masave për riparimin e anijeve që rrezikojnë të fundosen njëra pas tjetrës.

Një pjesë e mirë e anijeve të peshkimit kanë dalë jashtë funksionit dhe janë të ankoruara prej muajsh apo vitesh në portin e peshkimit. Mjetet lundruese kanë nevojë për riparime, por në gjendjen që ndodhen e kanë të pamundur për të lundruar drejt Italisë apo shteteve të tjera për të kryer servis

 ??  ?? Peshkarexh­ë e mbytur
Peshkarexh­ë e mbytur
 ??  ?? Kantieri i prishur
Kantieri i prishur
 ??  ?? Policia e Elbasanit
Policia e Elbasanit

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania