Panorama (Albania)

GJIMNAZI I RI

-

Pas shumë përpjekjes­h, arsimi, sipas Kryeminist­rit Edi Rama, është në rrugën e duhur. Ai mblodhi të rinjtë e gjimnazit "Sami Frashëri" në kryeqytet për t'iu numëruar efektet e reformës në gjimnaze dhe me jo pak krenari edhe frytet e para të saj. "Më vjen shumë mirë që ia dolëm të fshijmë një mal me tekste të gabuara, që rëndonin mbi kurrizin e nxënësve dhe që përcaktont­e mbrapsht të ardhmen e tyre. Sot, në vend të mijëra librave të llojllojsh­ëm, të kopjuar keq, të përkthyer mbrapsht dhe të imponuar, ne kemi librat e ' Oxford', të ' Cambridge', të ' Pearson', që janë zgjedhje e nxënësve tanë. Ne kemi arritur të bëjmë atë që nuk mund të imagjinohe­j në këtë vend; T'i japim meritës vendin e palëvizshë­m të nderit në rrugën drejt universite­tit. Sistemi është i tëri dixhital, pikëzimi është i tëri objektiv dhe rankimi është i tëri i bazuar te "çfarë di" dhe jo te "kush je". Çdokush merr atë që i takon". Në përmbledhj­en e reformave të ndërmarra, kreu i qeverisë veçoi largimin nga shkolla të 5 mijë mësuesve pa arsimin përkatës si dhe vendosjen e gjuhës amtare në vend nderi. "Ne arritëm të E pranishme në takimin me të rinjtë e "Sami Frashërit", ministrja e Arsimit deklaroi se reforma ka sjellë një gjimnaz të ri sot në mendësi, teksa rendit disa nga avantazhet në arsimin e mesëm. "Tashmë, qasje e re. Mësuesi i shërben nxënësit dhe bashkë me prindërit, nxënësi firmos. Kemi një gjimnaz që bashkohet me arsimin 9- vjeçar, është në standarde dhe i vlerësuar. Sot ka ndërveprim që këta të rinj të kenë sukses nesër", nënvizoi Lindita Nikolla. rikthejmë gjuhën shqipe në vendin që i takon. Ishim vendi i vetëm në Europë që gjuhën amtare e morëm dhe e bashkuam me letërsinë. Nuk është aspak e rastësishm­e, përkundraz­i, është rezultat i këtij keqtrajtim­i të gjuhës amtare që ne sot shikojmë pasoja të rënda". Në fund të fjalës së tij, kreu i qeverisë, ftoi të rinjtë, mësuesit, por edhe prindërit e tyre të ndërmarrin iniciativa lidhur me shkollën dhe projektet t'i referojnë në platformën e bashkëqeve­risjes, ku të mund të kërkojnë ndihmë, qoftë edhe financiare. ENTI RREGULLATO­R I ENERGJISË

 ??  ?? REPUBLIKA E SHQIPERISE
REPUBLIKA E SHQIPERISE

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania